Mëngjesin e sotëm, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Pejës, ku një grua është ekzekutuar me armë zjarri nga bashkëshorti.
Autori është Edmond Lajqi.
Klan Kosova, raporton se ai kishte qenë i dënuar për dhunë në familje. Lajqi, në vitin 2021, ishte dënuar me 400 euro.
Mësohet se emri i viktimës është Gjyljeta Ukella. I dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes. Kjo është vrasja e dytë brenda pak ditëve në Kosovë.
Të premten (12 prill) është vrarë me armë zjarri një 21-vjeçare në Ferizaj në Qendrën për Punë Sociale.