Kuvendi do të mblidhet sot, më 18 dhjetor 2025, në orën 10:00, në seancë plenare, ku deputetët pritet të shqyrtojnë dhe miratojnë një sërë projektligjesh dhe projektvendimesh me rëndësi.
Në rendin e ditës përfshihen nisma që lidhen me ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, mbrojtjen nga diskriminimi, diasporën, ndryshimet klimatike, vullnetarizmin dhe mbështetjen e startup-eve, si dhe një mocion me debat për masat e marra nga qeveria në luftën me tolerancë zero ndaj krimit të organizuar. Seanca parashikon gjithashtu diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. Gjithashtu sot Endri Shabani pritet të betohet si ‘Avokat i Popullit’.
PËR MBLEDHJEN E KUVENDIT NË SEANCË PLENARE NË DATËN 18.12.2025, ORA 10:00
Në mbështetje të nenit 7, pika 6, dhe nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit, bazuar në programin e
punës dhe në kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 1 – 19 dhjetor 2025,
URDHËROJ:
I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 18.12.2025, ora 10:00.
II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 11.12.2025.
2. Njoftime.
3. Projektligji “Për ratifikimin e Traktatit të Riadit për Disenjot dhe të rregulloreve sipas këtij
traktati, bërë në Riad më 22 nëntor 2024”.
4. Projektligji “Për kujdesin alternativ në familje në Republikën e Shqipërisë”.
5. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 221, datë 4.2.2010, “Për mbrojtjen
nga diskriminimi”.
6. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.16/2018 “Për diasporën”, të
ndryshuar.
7. Projektligji “Për vullnetarizmin”.
8. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 155/2020 “Për ndryshimet
klimatike”
9. Projektligji “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”.
10. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 25/2022 “Për mbështetjen dhe
zhvillimin e startup-eve”, të ndryshuar.
11. Mocion me debat për masat e marra nga qeveria për luftën me tolerancë zero ndaj krimit të
organizuar.
12. Projektvendimi “Për emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Statistikave”.
13. Projektvendimi “Për miratimin e disa ndryshimeve në vendimin nr. 28, datë 18.06.2020, “Për
miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit
Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, i ndryshuar.
14. Projektvendimi “Për miratimin e organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve
administrativë pas mbarimit të mandatit të Komisionit të Posaçëm të Apelimit”.
15. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e
anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.
IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.













