Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Kushtetuesja ndihmoi Llallën t’i shpëtojë Vettingut! Po drejtësisë?

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Përfundon mandati i Llallës, PS kërkon kryeprokuror të ri

Nga Mero Baze/ Adriatik Llalla është i lirë të mos jetë më pjesë e sistemit të drejtësisë, por nuk është i lirë të mos gjykohet prej saj. Vendimi i zhurmshëm që ka dhënë sot Kolegji i Posaçëm i Apelimit, duke i njohur Adriatik Llallës të drejtën e dorëheqjes për të mos u rikthyer për 15 vjet në sistemin e drejtësisë, është një debat për një praktikë proceduriale, që ka të bëjë me formatin e dorëheqjes së ish- prokurorit të Përgjithshëm, si pjesë e sistemit të drejtësisë pas dorëheqjes.

Por fokusimi i fortë që ka pas termi “Vetting” në opinionin publik, duke u bërë simbol i ndëshkimit të sistemit, duket se ka krijuar një valë dëshpërimi ndaj ndëshkueshmërisë së tyre. Sidomos ndaj Adriatik Llallës.

Po çfarë e “shpëtoi” nga Vettingu,  Adriatik Llallën?

E vërteta është se subjekt i vettingut në ligjin fillestar ishin të gjithë personat e parashikuar në nenin 179/b të Kushtetutës, që  i kanë plotësuar formularët (pasuri, figurë, aftësi profesionale) brenda 30 ditëve nga hyrja ne fuqi e ligjit të vettingut (pra para më shumë se një viti).

Aneksi kushtetues lejonte ndërprerjen e procesit të rivlerësimit (vettingut) vetëm për ata funksionarë që jepnin dorëheqjen, ndërkohë që ishin duke e kryer detyrën. E dhanë gjithsej rreth 10 vetë. Të gjithë ata gjyqtarë/prokurorë që e kanë mbyllur mandatin e plotë në mënyrë normale, nuk përfitonin nga kjo dispozitë. Pra, as Llalla.

Por ky ligj u ndryshua nga Gjykata Kushtetuese.

Ndryshimet që i ka bërë ligjit Gjykata Kushtetuese, ja njohin të drejtën ish- kryeprokurorit dhe gjithë subjekteve të Vettingut, të dorëhiqen nga sistemi në çdo kohë dhe të mos i prekë Vettingu. Më parë ky afat ishte tre muaj para hyrjes së ligjit në fuqi.

Ky ndryshim është jo logjik, pasi nga njëra anë Gjykata Kushtetuese e konsideron ligjin e Vettingut kushtetues, dhe nga ana tjetër ky ndryshim që ka bërë, i heq tërësisht kuptimin ligjit. Pra, jemi para një ndryshimi alogjik të ligjit që e ka prodhuar Gjykata Kushtetuese dhe që vështirë që Kolegji i Apelimit të bëhet interpretues i saj logjik.

Debati këtu u bë nëse Llalla e ka dhënë dorëheqjen nga magjistrat tek presidenti, apo tek KLD, pra nga të qenit pjesë e sistemit, pasi sipas ligjit, ish- kryeprokurorit i takon të jetë gjyqtar Apeli.

Debati thelbësor do të ishte nëse do konsiderohej detyrë ajo e kryeprokurorit, dhe jo mënyra si ka hequr dorë nga e drejta për të qenë në sistem. Por, vendimi i Gjykatës e ka prishur në thelb ligjin e Vettingut, dhe ky duket se do ishte debat më shumë politik.

E vërteta është se Adriatik Llalla nuk e ka nisur ende betejën e gjykimit dhe ndëshkimit të mundshëm për shkak të detyrës.

Ndaj tij ka një proces hetimi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila bazohet mbi dyshimet rreth mënyrës se si ai ka krijuar pasurinë e tij. Në dosje ka dhe elementë të prekjes së integritetit të detyrës së tij për shkak të favoreve dhe bizneseve që ka bërë me individë të veçantë. Dhe kjo është dosje nën hetim, e cila duhet të përfundojë në gjykatë. Kjo është prova e parë që do të kalojë drejtësia lidhur me çështjen “Llalla”.

Ndërkohë, institucione të tjera të prodhuara nga reforma në drejtësi, përfshi Byronë Kombëtare të Hetimit, Prokurorin e posaçëm etj., kanë gjithë tagrin të hetojnë ligjshmërinë e veprimeve të tij si ish- kryeprokuror, pasuritë e tij dhe ligjshmërinë e akteve ligjore të firmosura prej tij.

Dhe vet Kolegji i Apelimit ka çuar në Prokurori çdo fakt që ka gjetur rreth tij.

Pra, në fund të fundit, Adriatik Llalla ka fituar të drejtën të mos jetë pjesë e sistemit të dejtësisë, por jo të mos gjykohet. Kur të gjykohet do të shikojmë standartin që shpresojmë të vendosë reforma në drejtësi./Tema/

Tags: drejtesiseKushtetuesjaLlallënndihmoit’i shpëtojëvettingut

TË LIDHURA

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?
Analizë

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

22:32 | 19/05/2025
Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa
Editorial - Opinione

Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa

22:17 | 17/05/2025
Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?
Analizë

Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?

22:49 | 15/05/2025
Next Post
Zbuloni projektligjin e jashtëzakonshëm për shembjen e Teatrit Kombëtar

Dhuna si e vetmja rrugë për të shpëtuar teatrin nga treshja Rama, Kumbaro, Veliaj

Presidenti i Francës flet për përjashtimin e Benzemas nga kombëtarja

Presidenti i Francës flet për përjashtimin e Benzemas nga kombëtarja

Kim Jong Un surprizon të gjithë, bën “selfien” e parë në Singapor

Kim Jong Un surprizon të gjithë, bën "selfien" e parë në Singapor

JU REKOMANDOJMË

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

18:58 | 21/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2
Aktualitet

“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

by mirseda
20:39 | 24/05/2025
0

Fotografia me flamurin shqiptar dhe me xhubletë e fotografes Soela Zani, u shpall një nga fitueset në...

“E vrau në faqe – Avokati i Selimajt zbulon arsyen tronditëse”

“E vrau në faqe – Avokati i Selimajt zbulon arsyen tronditëse”

20:26 | 24/05/2025
“Tragjedi në Këlcyrë: Shoferi i dehur përplas për vdekje të moshuarin me biçikletë”

“Tragjedi në Këlcyrë: Shoferi i dehur përplas për vdekje të moshuarin me biçikletë”

20:23 | 24/05/2025
“Rrëmbim tronditës në Tiranë: Djali i biznesmenit torturohet për 5 orë – i përfshirë edhe një këngëtar i njohur!”

“Rrëmbim tronditës në Tiranë: Djali i biznesmenit torturohet për 5 orë – i përfshirë edhe një këngëtar i njohur!”

20:17 | 24/05/2025
9 nga 10 fëmijët e një mjeku vriten në sulmet e fundit të Izraelit në Gaza

9 nga 10 fëmijët e një mjeku vriten në sulmet e fundit të Izraelit në Gaza

20:13 | 24/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com