Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Kush janë dy shqiptarët që u arrestuan sot në Greqi, dyshohet se janë përfshirë në atentatin ndaj Irakli Davellës

4 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore
Kush janë dy shqiptarët që u arrestuan sot në Greqi, dyshohet se janë përfshirë në atentatin ndaj Irakli Davellës

Policia greke ka vënë në pranga dy shqiptarë të cilët akuzohen se janë përfshirë në vrasjen e bashkatdhetarit të tyre, Irakli Davella, ngjarje e ndodhur ngjarje e ndodhur më 15 dhjetor 2024.

Sipas informacioneve të para, nga gazeta greke Protothema, të arrestuarit janë të moshës 42 dhe 43 vjeç, të cilët vërshuan plumbat ndaj Davellës teksa ndodheshin brenda një makine, të cilën e kishin vjedhur para krimit.

Arrestimi i tyre është bërë në një operacion të zhvilluar njëkohësisht në dy banesa në lagjet “Nea Smyrni” dhe “Peristeri” të Athinës, ku mësohet se është sekuestruar edhe një armë zjarri.

Ata janë J.T, 44 vjeç nga Tirana dhe M.G 45 vjeç nga Saranda.

Pasditen e djeshme mediat greke kanë ngritur dyshimin se Davella mund të mos ketë qenë shënjestër e atentatit, pavarësisht të shkuarës së tij që lidhet me krimin. “Policia beson se bëhet fjalë për një pastrim hesapesh, nisur nga e kaluara e 47-vjeçarit, i cili dyshohet se ka lidhje me tre figura të natës, të cilët janë vrarë në luftën e ndezur mes grupeve rivale të mafies greke. Po ashtu, në vitin 2009 kundër viktimës është ngritur lëndë për organizim kriminal, zhvatje dhe të tjera, ndërsa pas kësaj ai dyshohet se nuk i ka angazhuar më autoritetet. ‘Person i interesit’, megjithatë ka qenë edhe njeriu, i cili ka mbetur i plagosur rëndë në kokë dhe bark dhe po lufton për jetën.

I plagosuri kishte ardhur së fundi në vendin tonë (Greqi) nga Dubai, për të cilin hetuesit besojnë se ka luajtur rol në pritën vrasëse. Me fjalë të tjera, ata vlerësojnë se ndoshta ardhja e tij në Greqi ka ndodhur për një arsye specifike dhe ka mobilizuar një grup rival, i cili ka dashur ta largojë nga rruga. Vlen të theksohet se sipas raportimeve, së bashku me 47-vjeçarin që humbi jetën dhe burrin e plagosur, ka qenë edhe një burrë që nuk është prekur nga zjarri”, – shkruan “Protothema”.

47-vjeçari rezulton të jetë arrestuar në vitin 2009 si pjesë e një grupi prej 10 personash, shumica prej të cilëve pjesëtarë të krimit të organizuar grek, të akuzuar për “organizatë kriminale”, “gjobëvënie” etj.. Në vitin 2011, ai rezultoi pjesë e një hetimi për një grup prej 17 personash të akuzuar nga policia e Korfuzit për “organizatë kriminale” e “falsifikim” e “lëshim çeqesh të këqija”. Dosja e Korfuzit, ka qenë një ngjarje e shumë diskutuar në atë kohë. Shkak ishte një shqiptar nga Saranda, ish i dënuar për trafik narkotikësh, i vendosur në qendër të hetimit. Ai rezultoi të kishte lidhje me oficerë të policisë së Korfuzit, kryetarin e Bashkisë së Korfuzit dhe vëllanë e një ish-ministre dhe deputete greke. Media greke ndërkohë shkruan se ka dyshime nga policia greke, që edhe pse Davella ka rreth 13 vite që nuk rezulton problematik penalisht, të jetë i përfshirë në trafik narkotikësh dhe për këtë po hetohet.

Ai rezulton personazh me lidhje të fuqishme në Athinë, Korfuz e Sarandë, ku dyshohet se ka investuar në pasuri të paluajtshme. Gjithashtu, në Athinë ai rezulton pronar i një kafeneje dhe këndi lojërash në “Peristeri” dhe një biznesi dhënie makinash me qira në ishujt grekë. Gjithashtu, me biznes aktiv bar-kafeje rezulton edhe në Mesopotam, Bashkia Finiq, por nuk dihet nëse është funksional.

“Për shqiptarin Irakli Davella dikur u fol edhe në Parlamentin grek”

Irakli Davella, viktima e atentatit të djeshëm në Athinë, konsiderohet një personazh i lidhur prej vitesh me botën e krimit në Greqi. Në një dokument zyrtar të Parlamentit grek në vitin 2013, ku përmenden personazhe të përfshira në grupe kriminale të përfshira në gjobëvënie, vrasje, pastrim parash etj., nënvizohet edhe emri i 47-vjeçarit nga Mesopotami i Finiqit, i vrarë dje në Athinë. Ky i fundit rezulton të kishte pasur lidhje të forta midis Athinës, Korfuzit e Sarandës, madje edhe pronar i pasurive të paluajtshme në këto vende. Bëhet fjalë për diskutim të partisë “SYRIZA”, mbështetur edhe me dokumente zyrtarë dhe disa të marra nga mediat greke, lidhur me veprimtarinë e njërit prej pjesëtarëve të këtyre grupeve kriminale.

Mes të tjerash, në dokument, pasqyrohen emrat e pjesëtarëve të disa grupeve. Konkretisht në grupin e cilësuar “B”, ku përfshihen mafiozët grekë Vasilis Grivas (vrarë në 2017), Jorgos Litsas (vrarë në 2018) dhe Manolis Karaggianis (vrarë në 2018), rezulton edhe emri i Irakli N. Davella. Mes emrave të këtij grupi, ku janë shumë shqiptarë të tjerë, bie në sy edhe ai i Evis Shytit, një 40-vjeçar shqiptar i arrestuar sivjet si pjesëtar i një grupi gjobëvëniesh, i përfshirë edhe në një rast shpërthimi eksplozivi në muajin mars, në Pire. Grupi ku përfshihet Davella rezulton i akuzuar për “organizatë kriminale”, “vrasje”, “tentativë vrasje”, “gjobëvënës”, “grabitje”, “tentativë mashtrimi”, “pastrim parash” etj.. Nuk dihet ekzaktësisht se në cilën nga këto vepra të grupit ka qenë i përfshirë 47-vjeçari shqiptar.

Megjithatë, policia greke dhe asnjë prej autoriteteve ligjzbatuese në Greqi nuk kanë mundur të fiksojnë asnjë fakt penal të kryer nga Davella viteve të fundit, duke bërë të mundur kështu edhe dyshimet se shënjestër mund të kishte qenë miku i tij i ardhur nga Dubai, i cili mund të ketë zgjuar interesin e grupit rival për ta ekzekutuar. Megjithatë, hetimet do të vijojnë në një sërë pistash, bëjnë me dije mediat greke.

TË LIDHURA

Nga Debora Keçi tek Etion Mera, jepet vendimi për të akuzuarit për abuzimet me tenderat e Bashkisë Tiranë
Aktualitet

Nga Debora Keçi tek Etion Mera, jepet vendimi për të akuzuarit për abuzimet me tenderat e Bashkisë Tiranë

13:17 | 28/05/2025
Shiste doza kokaine dhe kanabisi në Maliq, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Shiste doza kokaine dhe kanabisi në Maliq, arrestohet 39-vjeçari

11:46 | 28/05/2025
Sekuestrimi i pasurive, Ajola Xoxa bën rekurs në Gjykatën e Lartë
Aktualitet

Sekuestrimi i pasurive, Ajola Xoxa bën rekurs në Gjykatën e Lartë

11:34 | 28/05/2025
Next Post
Zgjedhjet parlamentare, Rama prezanton Erion Braçen si përgjegjës në njësinë 5 në Tiranë

Zgjedhjet parlamentare, Rama prezanton Erion Braçen si përgjegjës në njësinë 5 në Tiranë

‘E rëndë në Devoll’, i mituri rrëfen ngacmimin nga 45-vjeçari: Më mashtroi! Nëna e adoleshentit: Ka tentuar të abuzojë

'E rëndë në Devoll', i mituri rrëfen ngacmimin nga 45-vjeçari: Më mashtroi! Nëna e adoleshentit: Ka tentuar të abuzojë

“Ty të marrin të keqen”, Edi Rama reagon pas lajmit për “vdekjen” e Bashës, i dërgon emoji me zemër

“Ty të marrin të keqen”, Edi Rama reagon pas lajmit për “vdekjen” e Bashës, i dërgon emoji me zemër

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025




TË FUNDIT

Nga Debora Keçi tek Etion Mera, jepet vendimi për të akuzuarit për abuzimet me tenderat e Bashkisë Tiranë
Aktualitet

Nga Debora Keçi tek Etion Mera, jepet vendimi për të akuzuarit për abuzimet me tenderat e Bashkisë Tiranë

by mirseda
13:17 | 28/05/2025
0

Gjykata e Posaçme ka vendosur dënimet për të akuzuarit e përfshirë në dosjen e vjedhjeve në Bashkinë...

Tare flet si drejtori i ri sportiv i Milanit: Një ëndërr që u bë realitet

Tare flet si drejtori i ri sportiv i Milanit: Një ëndërr që u bë realitet

11:52 | 28/05/2025
Xheneta me mesazh thumbues në Instagram: Kujt ia drejtoi “Oscarin” për rolin e …?

Xheneta me mesazh thumbues në Instagram: Kujt ia drejtoi “Oscarin” për rolin e …?

11:51 | 28/05/2025
Kosova në krizë parlamentare, shefi i zyrës së BE-së thirrje partive politike

Kosova në krizë parlamentare, shefi i zyrës së BE-së thirrje partive politike

11:48 | 28/05/2025
Shiste doza kokaine dhe kanabisi në Maliq, arrestohet 39-vjeçari

Shiste doza kokaine dhe kanabisi në Maliq, arrestohet 39-vjeçari

11:46 | 28/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com