Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kur Zogu ndaloi “emigrimin” e florinjve

7 vjet ago
in Të Gjitha
Kur Zogu ndaloi “emigrimin” e florinjve

Nga Kreshnik KUÇAJ/ Në dhjetorin e vitit 1935, qeveria shqiptare depozitoi në Parlament një projektligj që parashikonte masa për kufizimin e importit të disa mallrave.

Projektligji parashikonte në thelb disa masa proteksioniste për mbrojtjen e industrisë vendase e frenimin e daljes së parave jashtë vendit. Në listën e masave ishte kufizimi i importit të çimentos, ndalimi i importit të autoveturave dhe ndalimi i importit të veshjeve të konfeksionuara.

Në raportin justifikues të nismës hartuar nga ministria e Ekonomisë Kombëtare shkruhej se: “nevoja e kontrollimit, dirizhimit dhe në disa raste të kufizimit në importimin e disa mallrave është tepër e qartë dhe na duket se nuk ka nevojë për as një shpjegim”.

Megjithatë, në shpjegimet e saj ministria e drejtuar në atë kohë nga Dhimitër Beratti shpjegon se kufizimi i importit të çimentos kërkohej për faktin se vendi kishte tashmë një fabrikë në Shkodër për prodhimin e saj, “Portland Çimento”.

Sa për ndalimin e importit të automjeteve, kjo argumentohej me faktin se “numri i veturave sot në Shqipni është i mjaftueshëm për t’i bërë ballë nevojave të vendit dhe mund të quhet i tepruar kundrejt gjendjes ekonomike të sotme”.

Një test të ngjashëm qeveria e kishte ndërmarrë edhe më herët duke e ndaluar importin e tyre për një periudhë 6 mujore dhe për këtë masë nuk kishte pasur kundërshtime, ndaj edhe në këtë rast kërkohej një zgjatje me 6 muaj e afatit të ndalimit të importit.

Sa për masën e ndalimit të rrobave të gatshme për burra (kryesisht kostumet), ministria e argumentonte si masë që shkonte në ndihmë të punëtorisë së vendit që vuante pasojat e konkurrencës së huaj.

Konkurrenca japoneze

Në fakt, në vitet 1931-1934 Shqipëria kishte njohur efektet negative të pasojave botërore që shkaktoi Japonia me mallrat e saj. Me 20 qershor të vitit 1930, Shqipëria do të nënshkruante me Japoninë traktatin e miqësisë dhe tregtisë.

Marrëveshja do të nënshkruhej në Athinë e do të merrte fuqi ligjore në qershor të 1931. Kjo marrëveshje vinte në një kohë kur Japonia po njihte një zhvillim të madh industrial e kur Shqipëria po ndjente vështirësi të konsiderueshme ekonomike si rrjedhojë edhe e krizës globale.

Si rrjedhojë e politikave zhvillimore të ndjekura Japonia po zinte pozitë dominuese gjithnjë e në më shumë tregje të huaja. Ajo kishte arritur të fitonte treg në vendet aziatike, europiane e amerikane si rrjedhojë e faktit se mallrat e saj ishin të pakonkurrueshme nga çmimi.

E gjendur përballë sfidave si rritja e shpejtë e popullatës, thellimi i papunësisë e i varfërisë, Japonia në një periudhë të shkurtër aplikoi si zgjidhje rritjen e prodhimit industrial, përmes disa politikave jo të zakonshme. Pagat ishin të ulëta ndërsa dita e punës shkonte deri në 11 orë në ditë.

Mallrat e Japonisë arrinin të depërtonin edhe në Shqipëri, duke krijuar jo pak probleme për ekonominë vendase e sidomos për industrinë e asaj periudhe. Mallrat që vinin nga Japonia kishin çmime shumë të lira, çka i bënte të preferueshme nga konsumatorët, por ky çmim i ulët i tyre do të konkurronte me lehtësi prodhimet e zejtarëve shqiptarë të cilëve mallrat u mbetën stok. Në këto kushte, nisma për ndalimin e importit të veshjeve duket se shkonte në favor të zbutjes së pasojave negative që kishte në këtë sektor konkurrenca e jashtme.

Debati parlamentar

Nismat për projektligjin që parashikonte masa proteksioniste për ekonominë e vendit, do të shkaktonin diskutime të gjata në Parlament. Diskutimet kanë nisur në seancën e 17 dhjetorit të vitit 1935 për të zgjatur deri në shkurt të vitit 1936.

Deputetët mbanin qendrime të ndryshme lidhur me pasojat që do të kishin këto masa. Pika më e debatueshme ishte ajo e kufizimit të importit të çimentos në nivelin e 25 % të sasisë që ishte importuar më parë.

Në vijim po sjellim fragmente të këtyre diskutimeve dhe mënyrën se si argumentonin në atë kohë deputetët:

Fejzi Alizoti: Sa i përket teshave të konfeksionuara. Këtu qëllimi është i mirë se mbrojmë puntorinë e vendit. Mirëpo kush do t’i caktojë çmimet e puntorisë. Ata nga 5 sot të kërkojnë 15. Të mbrohet puntoria e vendit por jo     çmimet të ngrihen 500%.

Duhet dhe këta njerëz të hyjnë në rregull e nën kontroll. Jo për një stofë që të kushton gjysëm napoloni të kërkojnë 1 napolon të qepur. Më parë njeriu me 1 napolon merrte një palë rroba kurse tashti të kërkojnë për të qepur vetëm 1 napolon. Pastaj është çështja e ndalimit të veturave.

Unë kur kam para dhe jam njeri luksoz pse të më ndalojnë të sjell një veturë luksi por të më detyrojnë të hipi në kamion apo autobus? Atlarët e Arabistanit nuk mbahen më. Prandaj kjo masë ndaluese nuk më duket e përshtatshme me kohën e sotme.

Zoi Xoxa: Kuptohet lehtas se fryma e përgjithshme e kësaj projektligje është për mbrojtjen e mallit të vendit, është për të mos lenë të dali kapitali shqiptar jashtë.

Tre artikuj përmban kjo projektligjë, çimenton, veturat dhe rrobat e konfeksionueme.

Përsa i përket çimentos së vendit, të gjithë do të ishim dakord që të mbrohej nga konkurrenca e jashtme dhe asnjë nuk do të kishte kundërshtim.

Por siç theksohet në raportin justifikues, mjerisht e vërteta është se fabrika e Portland Çimentos e Shkodrës nuk është në atë stabilitet punimi sa të mundet të sigurojë nevojat e konsumatorit të vendit.

Sa për veturat përveç disa përjashtimeve që theksoj zoti Fejzi Alizoti është një masë e arsyeshme. Është fakt se në Shqipëri kanë hyrë aq shumë vetura sa dhe për shumë vjet nuk do të ketë nevojë që të sillen nga jashtë. Edhe dihet nga të gjithë çfarë konseguence katastrofale patëm prej importimit të tyre. Kështu ndalimi i veturave ishte masa e nevojshme por nuk e di pse nuk është kufizuar edhe sjellja e kamionëve.

Sa për teshat e konfeksionueme, në vend që të merret një masë prohibitive do të ishte më mirë që të vihesh një mbitaksë në një mënyrë që të mundet të konkurrohet puntoria e vendit. Me këtë do të arrihej qëllimi i mbrojtjes së puntorisë së vendit dhe nga ana tjetër nuk do kishim nevojë për marrë masa që të mos bëhen spekullime mbi kurriz të konsumatorëve.

Thoma Orolloga: Sa për rrobat e konfeksionuara unë kam çfaqur mendimin se do t’ishte ma e arsyeshme të vihesh një mbitaksë doganore sesa të ndalohesh krejt. Kështu një njeri që ka qejf një palë rroba mund t’i sjellë duke paguar taksën e rëndë.

Vlash Dovana: Kuptohet zoti kryetar se qëllimi i ndalimit të çimentos së jashtme është për të mbrojtur kapitalin e vendit që sa të jetë e mundur paraja jonë të dalë sa më pak e të përkrahet industria e vendit. Fatkeqësisht me çimenton që fabrikohet këtu në Shqipni qesim të holla ma tepër jashtë se sa do të qesnim me importimin e 100 mijë kuintal çimentos që konsumohet në Shqipni që nga 5 lekë kuintali bëjnë 500 mijë lekë. Dhe për të fabrikue këtë sasi çimento harxhojmë 800 mijë lekë! Pra mbrojtja e kësaj industrie është absurde.

Veç kësaj shoqnisë Portland Çimentos Shkodrë i falen 200 mijë franga ari taksë doganore për materjalin e parë dhe taksat e tjera e transportit të limaneve që do t’a bënin barkat tona, që nga këto rrojnë disa familje.  Prandaj jam i mendimit që kjo çështje të mendohet mirë se në vend që të mbrojmë kapitalin tonë po e rrënojmë dhe veç kësaj çimentoja e Shkodrës nuk i siguron nji soliditet atyre që dëshirojnë me pasë një beton arme.

Petro Poga: Me këtë ligj nuk bëhet gjë tjetër përveçse ndalohet modernizimi e qytetërimi dhe nga ana tjetër lihet lakuriq një pjesë e popullit se nuk do të ketë me se të bëjë shtëpi.

Hiqmet Delvina: Është hall me neve zoti kryetar. Të na dëgjojë njeri kur jemi në dhomën e zotërisë suaj, ulërijmë e bërtasim se ç’bën qeveria që nuk merr masa proteksionizmi, të mbrojë industrinë, produktin dhe punëtorinë e vendit për të mos dalë paraja jashtë.

Vjen këtu tashti një ligj i çalë, se për mua i çalë është, dhe fillojmë e thërrasim e bërtasim të mos merren masa se fitokan disa njerëz dhe u dëmtuaka populli.

Nuk them se kjo ligje protestuese është e përsosur e s’ka ndonjë të metë.

Por me gjithë të metat që mund të ketë neve duhet të pranojmë në princip dhe atje në komision ta shqyrtojmë e ta elaborojmë sipas nevojës dhe duke bënë penalitete për të ndaluar spekulasjonet që mund të bëhen në kurriz të konsumatorëve.

Vendimmarrja

Pas këtyre debateve të zhvilluara në mesin e dhjetorit të vitit 1935, nisma kalon për diskutim në Komisionin e Ekonomisë Kombëtare. Me 30 janar të vitit 1936 komisioni e diskuton sërish atë dhe pika që shkakton më shumë debate është ajo për kufizimin e importit të çimentos, ndërsa për ndalimin e importit të automjeteve e të rrobave nuk ka shumë kundërshtime.

Gjatë që kohës që zhvilloheshin diskutimet, fabrika e çimentos kishte pezulluar aktivitetin e saj e aksionarët kishin kërkuar më shumë garanci për të vijuar funksionimin, element që vihet në dukje gjatë diskutimeve e që duket se e bën më të domosdoshme miratimin e kësaj nisme.

Megjithatë, në atë mbledhje nuk arrihet të realizohet votimi për shkak të mungesës së shumicës së anëtarëve. Miratimi përfundimtar i nismës është bërë pak ditë më vonë, në mbledhjen e 3 shkurtit të vitit 1936, ku neni për kufizimin e importit të çimentos amendohet duke shtuar si element të drejtën e qeverisë që të ndërhyjë në tavanet e çmimit të tregtimit të çimentos, me qëllim që kjo masë të mos ndikonte negativisht, duke rritur çmimin për popullatën./Scan/

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Euro arrin nivelin më të ulët në 6 muaj

Euro zbret afër 123 lekë, a po ndikon pastrimi i parave?

E përpinë dallgët, sërfisti rrëfen tmerrin: Mezi arrija të merrja frymë (Video)

E përpinë dallgët, sërfisti rrëfen tmerrin: Mezi arrija të merrja frymë (Video)

“Obamacare jo kushtetuese”, e ardhmja e kujdesit shëndetësor në ‘fije të perit’

“Obamacare jo kushtetuese”, e ardhmja e kujdesit shëndetësor në ‘fije të perit’







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026




TË FUNDIT

Bardhi: Balluku simbol i pushtetit të korruptuar, s’ka më alibi—bashkim në protestë
Politikë

Bardhi: Balluku simbol i pushtetit të korruptuar, s’ka më alibi—bashkim në protestë

by mirseda
19:18 | 07/02/2026
0

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u bën thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën...

Pezullimi i Ballukut në fuqi, Lala: SPAK mund të kërkojë pezullimin e çdo zyrtari

Pezullimi i Ballukut në fuqi, Lala: SPAK mund të kërkojë pezullimin e çdo zyrtari

18:48 | 07/02/2026
Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

18:40 | 07/02/2026
Berisha sulmon GJK: “Lubia fabrikon dokumente, pas saj qëndron Rama”

Berisha sulmon GJK: “Lubia fabrikon dokumente, pas saj qëndron Rama”

18:35 | 07/02/2026
Reforma Territoriale, Meta: Opozita të paraqesë alternativën, të mos përsërisë gabimet

Reforma Territoriale, Meta: Opozita të paraqesë alternativën, të mos përsërisë gabimet

18:02 | 07/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com