Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Kur SHBA-ja eksperimentonte bombat me lakuriqët e natës, gjatë Luftës së Dytë Botërore

9 vjet ago
in Të Gjitha
Kur SHBA-ja eksperimentonte bombat me lakuriqët e natës, gjatë Luftës së Dytë Botërore

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Shtetet e Bashkuara ishin në kërkim të një mënyre efektive për të dëmtuar qytetet japoneze në një shkallë të tillë, sa të mund t’u rrënohej ekonomia e tyre dhe të detyroheshin të dilnin nga lufta. Një nga idetë nuk erdhi nga një inxhinier ushtarak, por nga një dentist nga Pensilvania, i quajtur Lytle S. Adams, i cili rastisi të jetë një mik i Zonjës së Parë, Eleanor Roosevelt.

Pasi kreu hulumtimet e tij, Adams vuri re se pjesa më e madhe e godinave japoneze qenë ndërtuar nga materiale të lehta, si: druri, bambuja dhe letra, dhe për këtë arsye ishin shumë të lehta për t’u djegur. Ai, gjithashtu, vërejti se lakuriqët e natës janë krijesa që tentojnë të fshishen në vende të errëta dhe vështirësisht të arritshme, si tavanet dhe çatitë e ndërtesave.

Plani i Adams, parashikonte hedhjen mbi qytetet japoneze të mijëra lakuriqëve të natës të pajisur me bomba. Ata do të përhapeshin nëpër lagje të ndryshme, dhe do të fshiheshin në objektiva të ndryshëm (ndërtesa) në një zonë të gjerë. Adams ia paraqiti planin e tij, Shtëpisë së Bardhë, në janar të vitit 1942. Pas konsultimit me ekspertët ushtarakë, Presidenti Roosevelt vendosi të miratojë planin.

Ideja dukej e mirë në letër dhe ushtria ishte e etur ta provonte. Rezultoi se lakuriqët e natës qenë të përsosur për vendosjen e një bombe, për shkak të disa arsyeve biologjike: para së gjithash, ata mund të gjendeshin në një numër të madh në të gjithë vendin; pas disa provave u konstatua se këto krijesa mund të mbanin më shumë se sa pesha e tyre trupore ndërsa fluturonin; lakuriqët e natës flenë gjatë dimrit, dhe kur ndodhen në fazën e letargjisë s’kanë nevojë për ushqim; dhe së fundmi fluturojnë në errësirë dhe fshihen në ndërtesa gjatë ditës.

Ushtria filloi të punojë me përgatitjen e lakuriqë-bombarduesve, në kuadër të operacioni të koduar “X-Ray”. Deri në mars të vitit 1943, ata zgjodhën llojet më të mira të lakuriqëve për këtë detyrë. Bomba u projektua si një veshje e jashtme e gjitarit. Detyra për të përgatitur pajisjet zjarrvënëse për lakuriqët e natës iu caktua Louis Fieser-it, shpikësit të napalmit ushtarak, i cili projektoi pajisje me ngarkesa 17 dhe 28 gramëshe.

Ishte planifikuar që lakuriqët-bomba të hidheshin nga 1525 metra lartësi, kur pajisja do të aktivizohej e lidhur me një parashutë që do të hapej në lartësinë 305 m. Plani i sulmit i ushtrisë ishte që këto lloj bombash të hidheshin nga avionët luftarakë B-24, ku secili  të mbante 100 kafazë me lakuriqë, duke lëshuar plot 1.040.000 lakuriqë-bomba mbi qytetet e shënjestruara.

Më vonë, në vitin 1943, ushtria filloi t’i testojë këto lloj bombash për të kontrolluar efikasitetin e tyre. Në një incident gjatë testimit, baza ajrore Carlsbad Army Airfield Auxiliary, në New Mexico u përfshi nga flakët, pasi një njësi e lakuriqëve-bomba u lirua gabimisht. Lakuriqët arritën të strehohen në një rezervuar karburanti, duke i vënë atij zjarrin.

Ky aksident qe në vetvete një provë e vërtetë e efikasitetit të bombave. Megjithatë, testimet vazhduan dhe më i fundit ndodhi në kompleksin e “Fshati Japonez”, në poligonin e provave ushtarake në Utah, një qytet artificial japonez i ndërtuar nga Chemical Warfare Service. Rezultatet e këtij testi, dukeshin premtuese për armën e re. Një nga drejtuesit e provave deklaroi: “Një numër i arsyeshëm zjarresh shkatërruese mund të shkaktohen vetëm nga një numër i vogël njësish. Avantazhi kryesor i tyre duket se është vendosja e tyre në strukturat e armikut, pa dijeninë e këtyre të fundit, duke mundësuar shkaktimin e zjarreve para se të zbuloheshin”.

Sipas shefit të poligonit, lakuriqët-bomba qenë më shumë efektivë sesa çdo bombë tjetër e këtij lloji në atë kohë. Në rast se një bombë konvencionale mund të shkaktonte 167 deri në 400 zjarre, një njësi e vetme e bombave të tilla mund të shkaktonte 3625- 4748 zjarre.

Disa teste të këtyre lloj bombave qenë planifikuar për në vitin 1944, por Admirali Ernest J. King vendosi të anulojë projektin, pasi mendonte se ishte duke u zhvilluar tepër ngadalë. Lakuriqët e natës u tejkaluan nga një armë e re, tejet shkatërruese, që do t’i jepte luftës një fund të shpejtë – bomba atomike.

Dr. Adams, që dha idenë për këto lloj bombash, këmbëguli se arma e tij do të ishte zgjidhja më e mirë, dhe që s’do të kishte pasojat shkatërruese të bombave atomike që u hodhën në Hiroshima dhe Nagasaki. Fatmirësisht, kjo armë mbeti eksperimentale. Ajo nuk u përdor kurrë në fushëbeteja dhe nuk shkaktoi, në asnjë rast, humbjen e jetëve të pafajshme njerëzore apo të kafshëve.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Leotrim Pajaziti, talenti nga Tërnoci nënshkruan me ekipin belg

Leotrim Pajaziti, talenti nga Tërnoci nënshkruan me ekipin belg

iPhone 8 vjen me ekran të ri

iPhone 8 vjen me ekran të ri

Zakonet e çuditshme të shkrimtarëve

Zakonet e çuditshme të shkrimtarëve







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

“18 mln € për riparimin e urave, digave…”/ Do investohet për pritat lumore përgjatë Shkumbinit
Aktualitet

“18 mln € për riparimin e urave, digave…”/ Do investohet për pritat lumore përgjatë Shkumbinit

by mirseda
12:18 | 25/02/2026
0

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, në konferencë për shtyp këtë të mërkurë, 25 shkurt, me Shefin e...

Grupi Parlamentar i PS del nesër me një qëndrim. Zbardhet agjenda e mbledhjes së socialistëve

Grupi Parlamentar i PS del nesër me një qëndrim. Zbardhet agjenda e mbledhjes së socialistëve

11:54 | 25/02/2026
Rregulla të reja udhëtimi në Mbretërinë e Bashkuar, sfida për personat me shtetësi të dyfishtë,

Rregulla të reja udhëtimi në Mbretërinë e Bashkuar, sfida për personat me shtetësi të dyfishtë,

11:43 | 25/02/2026
Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar Zhani Ziçisht, kinematografia shqiptare në zi

Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar Zhani Ziçisht, kinematografia shqiptare në zi

11:31 | 25/02/2026
Ishin bllokuar në Qafë Thanë, zgjidhet problemi i kamionistëve

Ishin bllokuar në Qafë Thanë, zgjidhet problemi i kamionistëve

10:58 | 25/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com