Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kultura

Kur George Orwell shkruante recensën e librit “Mein Kampf” të Adolf Hitlerit

8 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha
Kur George Orwell shkruante recensën e librit “Mein Kampf” të Adolf Hitlerit

Nuk është e habitshme që George Orwell ka shkruar një recensë mbi manifestin ideologjik të diktatorit nazist. Në fakt, do të ishte e çuditshme nëse Orwell nuk do t’i kishte kushtuar vëmendje fenomenit të nazizmit dhe figurës së kancelarit gjerman. Jemi në marsin e vitit 1940, kur Orwell boton recensën e autobiografisë së Hitlerit, duke ofruar një perspektivë interesante mbi librin dhe figurën e autorit të saj.

Në recensë shkrimtari anglez depërton në rrënjët e karizmës së Hitlerit, dhe parashikon fenomenet që do të shfaqen në kryeveprat e tij të ardhshme, “Ferma e Kafshëve” dhe “1984”.  Orwell shkruan: ‘‘Fakti është se tek ai ekziston diçka thellësisht interesante. (…) …Hitleri e di që njerëzit nuk duan vetëm rehati, siguri, orare pune të përshtatshme, higjienë, kontrollin e lindjeve dhe në përgjithësi sensin e përbashkët; ata gjithashtu duan luftën dhe vetësakrifikimin, për të mos përmendur daullet, flamujt dhe paradat. Fashizmi dhe nazizmi janë psikologjikisht shumë më thellë, se sa çdo konceptim hedonist i jetës”.

Orwell nuk qe një ithtar i Hitlerit. Dhe në një pikë të sinopsit të tij, ai imagjinon se si do të ishte bota nëse Rajhu i Tretë do të rezultonte i suksesshëm: “Ajo çfarë parashikon Hitleri, nga tani e 100 vjet më pas, është krijimi i një shteti me 250 milionë gjermanë me një hapësirë jetike të madhe (që mund të ketë një shtrirje gjeografike pak a shumë sa Afganistani), një perandori e tmerrshme pa tru, në të cilën, në thelb asgjë nuk ndodh, përveç një stërvitjeje të vazhdueshme të të rinjve për luftë, dhe kultivimi i pafund i mishit të freskët për top!”.

Artikulli u shkrua, siç e vë në dukje vetë Orwell, kur shtresa e lartë filloi të tërhiqej nga mbështetja e menjëhershme për Rajhun e Tretë. Në fakt, një botim i mëparshëm i “Mein Kampf”, në Angli, në vitin 1939, ofronte një imazh shumë më pozitiv të Fyhrerit. Qëllimi i dukshëm i përkthyesit, sikurse shprehet në parathënie dhe shënime, ishte të ulte tonin e egërsisë së librit dhe ta paraqiste Hitlerin në një dritë sa më pozitive që të qe e mundur.

 

Deri në atë moment, Hitleri ishte ende i respektuar. Ai kishte shtypur lëvizjen punëtore gjermane dhe, për këtë arsye, klasa e biznesmenëve ishte e gatshme t’i falte thuajse çdo gjë. Pastaj, papritmas doli që Hitleri nuk ishte aspak i respektuar. Në mars të vitit 1940, çdo gjë kishte ndryshuar, dhe në Angli doli në qarkullim një botim i ri i “Mein Kampf”, që reflektonte ndryshimin e këndvështrimit ndaj udhëheqësit nazist.

Britania dhe Franca i kishin deklaruar luftë Gjermanisë pas pushtimit të Polonisë, por beteja e vërtetë pritej ende të fillonte. Brenda pak muajsh, Franca do të kapitullonte dhe Britanisë do të fillonin t’i merreshin këmbët.

Megjithatë, në fillim të pranverës së atij viti, situata dukej e e qetë. Bota po mbante frymën pezull. Dhe në atë moment të tmerrshëm pritjeje, Orwell parashikon pjesën më të madhe të luftës së ardhshme.

Kur krahasojmë shprehjet e tij të një viti më parë, me ato të bëra pesëmbëdhjetë vjet më parë, ajo çka bie në sy është ngurtësia e mendjes, mënyra në të cilën vizioni i tij i botës nuk zhvillohet. Është vizioni i një monomaniaku, që nuk ka gjasa të ndikohet nga manovrat e përkohshme të pushtetit politik.

Ndoshta në mendjen e Hitlerit, pakti sovjeto-gjerman nuk përfaqësonte më një ndryshim të kalendarit. Plani i përcaktuar në “Mein Kampf” ishte shkatërrimi i Rusisë në fillim, me synim rrënimin e Britanisë më vonë. Tanimë duhej të përballej me parë me Anglinë, për shkak se Rusia rezultoi të ishte më e lehtë për t’u blerë.

Por, pika e kthesës do të vijë kur Anglia del nga fokusi. Sido që të përfundonte kjo, ishte padyshim një çështje tjetër. Në qershor të vitit 1941, Hitleri pushtoi Rusinë, duke kryer një nga gabimet më të mëdha strategjike në historinë e luftës moderne. Stalini mbeti tërësisht i befasuar nga pushtimi, dhe lajmi i tradhtisë së Hitlerit i shkaktoi një krizë nervore. Është e qartë se ai nuk e kishte lexuar “Mein Kampf”-in kaq me kujdes sa edhe Orwell në recensën e tij.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

TË LIDHURA

Teatri i Kukullave së shpejti me hapësirën e tij muzeale
Aktualitet

Teatri i Kukullave së shpejti me hapësirën e tij muzeale

13:17 | 03/09/2025
Ndërtuan pa leje në zonën e mbrojtur: Arrestohet pronari, procedohet efektivi
Aktualitet

Ndërtuan pa leje në zonën e mbrojtur: Arrestohet pronari, procedohet efektivi

12:53 | 03/09/2025
Sot, 105 vite nga përfundimi i Luftës së Vlorës
Kryesore

Sot, 105 vite nga përfundimi i Luftës së Vlorës

09:15 | 03/09/2025
Next Post
Meta: Rama dhe Basha t’i hapin rrugë njëri-tjetrit. Ndryshe nuk ka zgjedhje të qeta  

Meta: Rama dhe Basha t'i hapin rrugë njëri-tjetrit. Ndryshe nuk ka zgjedhje të qeta  

Barcelona nuk përfiton nga barazimi i Realit, humbet 2-0 ndaj Malagas

Barcelona nuk përfiton nga barazimi i Realit, humbet 2-0 ndaj Malagas

Vrasja e ish-oficerit të policisë, Basha: Shteti e la në baltë

Vrasja e ish-oficerit të policisë, Basha: Shteti e la në baltë

JU REKOMANDOJMË

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025
Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

14:01 | 29/08/2025




TË FUNDIT

Nxiste tre të mitur të kryenin vjedhje në disa zona në kryeqytet, përfundon në pranga 39-vjeçari
Aktualitet

Nxiste tre të mitur të kryenin vjedhje në disa zona në kryeqytet, përfundon në pranga 39-vjeçari

by mirseda
16:15 | 03/09/2025
0

Një 39-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi nxiste tre të mitur të kryenin vjedhje në...

Lavrov: Zgjidhja e krizës në Ukrainë është përparësia jonë

Lavrov: Zgjidhja e krizës në Ukrainë është përparësia jonë

15:27 | 03/09/2025
Çfarë po ndodh?! ChatGPT jashtë funksionit, i padisponueshëm në të gjithë botën

Çfarë po ndodh?! ChatGPT jashtë funksionit, i padisponueshëm në të gjithë botën

15:11 | 03/09/2025
Cilat janë armët e reja që prezantoi sot Kina në paradën ushtarake

Cilat janë armët e reja që prezantoi sot Kina në paradën ushtarake

15:07 | 03/09/2025
Tragjedi në Ukrainë: 25-vjeçari vret motrën e mitur pas një grindjeje

Tragjedi në Ukrainë: 25-vjeçari vret motrën e mitur pas një grindjeje

14:46 | 03/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com