Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Kur dy vende hynë në luftë për një ndeshje futbolli

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Kur dy vende hynë në luftë për një ndeshje futbolli

 

Futbolli, loja e bukur. Shpesh, rivalitetet politike luhen edhe në fushën e blertë, si ndeshja mes Anglisë dhe Argjentinës në Kupën e Botës 1986, në Meksikë; ajo ishte shansi i Argjentinës për t’u hakmarrë ndaj humbjes që pësuan kundër britanikëve në Luftën për ishujt Falkland. Kur Irani dhe Shtetet e Bashkuara u përballën me njëri-tjetrin për herë të parë që nga Kriza e Pengjeve, në Kupën e Botës 1998, në Francë, ndeshja shkoi pa probleme.

Por, nuk ishte e njëjta gjë kur El Salvadori dhe Hondurasi u përballën në një seri prej 3 ndeshjesh kualifikuese. Hondurasi fitoi ndeshjen e parë (në Honduras). Pastaj El Salvadori e fitoi të dytën (në El Salvador). Kur El Salvadori fitoi ndeshjen e tretë në Meksikë, situata mori tatëpjetën.

El Salvadori ishte dhe është një nga vendet më të populluara të Amerikës Qendrore.

Sa për krahasim, Hondurasi kishte një popullsi 10 herë më të vogël. Deri në fund të viteve 1960, mbi 300.000 salvadorianë kishin jetuar dhe punuar (shpesh në mënyrë të paligjshme) në Honduras. Dilema e krijuar nga këta emigrantë, shumë prej të cilëve kishin punuar në toka dikur jo produktive, u adresua nëpërmjet një serie marrëveshjesh dypalëshe mes dy popujve amerikano-qendrorë. E fundit kishte skaduar pikërisht në vitin 1969.

Si për t’i përkeqësuar gjërat më tej, qeveria në Teguçigalpa, kryeqyteti i Hondurasit, nisi reformën e tokës që përjashtonte efektivisht salvadorianët nga e drejta e saj. Mijëra prej tyre u rikthyen sërish në El Salvador. Në atë moment, El Salvadori filloi të pretendojë tokat që më parë qenë zotëruar nga qytetarët e saj në Honduras.

Qe pikërisht kjo klimë, kur të dyja vendet u përballën në fushën e blertë të futbollit, për të përcaktuar se kush do të kualifikohej për Kupën e Botës 1970, në Meksikë. Ndeshja e parë u luajt në Teguçigalpa. Hondurasit u siguruan që ekipi i tyre kundërshtar të mos pushonte si duhet, duke shkaktuar sa më shumë zhurmë që të ishte e mundur jashtë hotelit ku ata ishin vendosur.

El Salvadori humbi. Menjëherë, media në San Salvador raportoi se një grua e re, ishte kaq e tronditur nga humbja, sa që kishte vrarë veten duke u qëlluar me armë në zemër. E përditshmja “El Nacional” shkruante: “Vajza e re nuk mund të duronte të shihte atdheun e saj të gjunjëzohej”. Funerali i saj u filmua nga televizionet, ndërsa në homazhe mori pjesë edhe vetë presidenti i vendit, që shoqëroi të ndjerën për në banesën e fundit.

Kur ekipi i Hondurasit zbarkoi në San Salvador për të luajtur ndeshjen e dytë, tensionet qenë në kulmin e tyre. Gjatë ndeshjes, e cila u fitua nga El Salvadori, flamuri honduras  nuk u valëtit gjatë ceremonisë së fillimit të përballjes. Në vend të tij, zyrtarët salvadorianë vendosën një rreckë.

Për shkak të kërcënimeve nga aktet e dhunës, në ndeshjen e fundit (më e mira nga të treja), zyrtarët e FIFA-s vendosën që ndeshja e tretë të zhvillohej në Mexico City. Mbi 5 mijë policë meksikane, ia dolën të mbajnë nën kontroll të dyja tifozeritë. El Salvadori e fitoi ndeshjen. Disa orë më vonë, ai ndërpreu të gjitha marrëdhëniet diplomatike me fqinjin e tij verior.

Vetëm dy javë më vonë, forcat ajrore salvadoriane bombarduan Teguçigalpan. “Lufta e Futbollit” sigurisht që nuk u zhvillua thjesht për ndeshjen e futbollit. Por, përballjet sportive u përdorën si mjete shumë efektive propagandistike. Lufta zgjati 100 orë. Të bllokuara nga një embargo armësh, nga ana e SHBA-së, për blerje të tyre të drejtpërdrejta, të dyja palët u detyruan të blejnë pajisje të vjetëruara ushtarake nga Lufta e Dytë Botërore. Ajo qe lufta e fundit, që pa luftëtarët e armatosur me pistoleta të duelonin me njëri-tjetrin.

Deri kur Organizata e Shteteve Amerikane ndërmjetësoi një armëpushim, 1000-2000 persona kishin humbur jetën. Njëqind mijë të tjerë u zhvendosën. Një traktat paqeje formal nuk u nënshkrua deri në vitin 1980. Ndonëse lufta zgjati vetëm katër ditë, pasojat për El Salvadorin qenë të mëdha. Mijëra salvadorianë s’mundën të kthehen më në Honduras, duke rënduar më tej një ekonomi edhe ashtu të brishtë. Pakënaqësia në vend u rrit, dhe vetëm 10 vjet më vonë, vendi u zhyt në një luftë civile 12-vjeçare, që shkaktoi 75.000 të vdekur.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce  

 

TË LIDHURA

Kapet në Burrel 24-vjeçari i shpallur në kërkim, i dënuar për prodhim dhe shitje të n*rkotikëve
Aktualitet

65-vjeçari u vra në Xibër – Policia: U gjet pranë pronës me plagë nga mjet prerës

22:43 | 11/06/2025
Nëna e Martin Canit pas videos tragjike: Na plagosi edhe më shumë
Aktualitet

Nëna e Martin Canit pas videos tragjike: Na plagosi edhe më shumë

22:29 | 11/06/2025
Shpërthen zjarri në një pallat në Durrës, ja çfarë dyshohet
Aktualitet

Shpërthen zjarri në një pallat në Durrës, ja çfarë dyshohet

22:24 | 11/06/2025
Next Post
Rama: Kush gënjen?! Shqipëria rritet me 8 pozicione në indeksin e konkurrueshmërisë globale

Rama: Kush gënjen?! Shqipëria rritet me 8 pozicione në indeksin e konkurrueshmërisë globale

Ja kush janë njerëzit më inteligjentë në botë

Ja kush janë njerëzit më inteligjentë në botë

Dako për Blushin: Dikur më luteshe për të marrë tendera!

Dako për Blushin: Dikur më luteshe për të marrë tendera!

JU REKOMANDOJMË

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

10:29 | 05/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

21:42 | 06/06/2025




TË FUNDIT

Kapet në Burrel 24-vjeçari i shpallur në kërkim, i dënuar për prodhim dhe shitje të n*rkotikëve
Aktualitet

65-vjeçari u vra në Xibër – Policia: U gjet pranë pronës me plagë nga mjet prerës

by mirseda
22:43 | 11/06/2025
0

Policia e Dibrës ka reaguar mbrëmjen e sotme mbi vrasjen e një 65-vjeçari në Xibër të Klosit,...

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

22:36 | 11/06/2025
Nëna e Martin Canit pas videos tragjike: Na plagosi edhe më shumë

Nëna e Martin Canit pas videos tragjike: Na plagosi edhe më shumë

22:29 | 11/06/2025
Helmime masive të kafshëve në Shqipëri – Aktivistja: Situatë alarmante

Helmime masive të kafshëve në Shqipëri – Aktivistja: Situatë alarmante

22:27 | 11/06/2025
Shpërthen zjarri në një pallat në Durrës, ja çfarë dyshohet

Shpërthen zjarri në një pallat në Durrës, ja çfarë dyshohet

22:24 | 11/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com