Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kur britanikët shisnin gratë e tyre në ankand…

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kur britanikët shisnin gratë e tyre në ankand…

Supozoni për një moment të jeni një fshatar britanik i shekullit XVIII-të. Ju dhe bashkëshortja thjesht nuk shkoni më mirë më së bashku. Çfarë bëni? E ndani? Shumë e kushtueshme. E vrisni? Shumë e rrezikshme. Mirë, duket sikur keni ndërmend ta nxirrni atë në ankand. Mirë se vini në botën e çuditshme të shitjes së bashkëshorteve!

Të gjithë ata që kanë lexuar romanin klasik mbi mjerimin në Britaninë e shekullit XIX të Tomas Hardit “Kryebashkiaku i Kerstërbrixhit”, keni parasysh momentin kulmor kur personazhi kryesor, Majkëll Henshard, e shet gruan e tij të shumëvuajtur në një ankand publik. Por nuk bëhej fjalë vetëm për një trill letrar, pasi kjo dukuri ishte e vërtetë.

Deri në fillim të viteve 1900, burrat në Britani shisnin gruan e tyre ofertuesit më të lartë. “Epoka e Artë” e shitjes së bashkëshorteve, ishte ndërmjet viteve1780- 1850, kur më tepër se 300 gra u shitën në ankande publike (dhe kjo është shifër i referohet vetëm shitjeve ku janë mbajtur procesverbale, pasi është e sigurt se shumë më tepër bashkëshortë kanë hequr qafe gruan e tyre pa shumë zhurmë).

Një nga shitjet më të hershme të regjistruara të grave, u zhvillua në vitin 1733, në Birminghem të Anglisë qëndrore. Gazeta lokale e regjistrimeve ditore, rrëfen sesi “Samuel Uajthauz…ia shiti bashkëshorten e tij, Meri Uajthauz, në tregun e hapur zotit Tomas Grifits. Vlera, një gini (rreth një paund britanik).

“Si pjesë e marrëveshjes, komenton gazeta, Grifit duhet të merrte Merin “bashkë me të gjitha fajet e saj”. Një tjetër grua në vitin 1801, u nxor në shitje nga burri i saj për një peni. Nuk është çudi që kjo ujdi shkaktoi një luftë të tërbuar ofertash në mesin e fermerëve të vetmuar të zonës, dhe Maria në fund u shit për pesë shilinga dhe 6 peni. Një burrë madje arriti të shesë gruan e tij të moshuar për 18 peni.

Një tjetër, edhe më fatlum arriti të shesë bashkëshorten për një fuçi plot më birrë! Sikur akti i nxjerrjes në ankand të mos qe mjaftueshëm i tmerrshëm, metoda përmes së cilës ato shiteshin ishte si të hidhje kripë mbi plagë. Marrëveshjet e shitjes së grave, ndiqnin thuajse të njëjtin ritual publik.

Në fillim, gratë çoheshin në sheshin e tregut lokal me qafore rreth qafës së tyre, ashtu si kafshët që nxirreshin shitje. Më pas qëndronin në vendin e ankandit, ndërsa burrat e tyre fillonin të pranonin ofertat. Zakonisht mblidhej një turmë njerëzish, dhe procedurat do të shoqëroheshin nga shumë fishkëllima dhe shaka nga ana e fshatarësisë lokale.

Pasi arrihej një marrëveshje, të gjitha palët e interesuara dhe shumica e turmës, do të shkonin tek taverna më e afërt për të festuar transaksionin e suksesshëm. E gjitha duket tejet e pështirë apo jo? Por nuk është tërësisht ajo që duket.

Larg nga të qenit të poshtëruara në mënyrë rituale nga e gjitha ajo që përjetonin, shumica e grave që nxirreshin në shitje shkonin atje me dëshirë. Siç vinte re në dukje një grua që u shit në vitin 1830 në Uenlok kur burri i saj u përpoq të anulonte shitjen, pasi oferta nuk qe e mjaftueshme:Le të qëllojë edhe mashtrues. Unë dua të shitem. Kërkoj një ndryshim në jetën time!”.

Në fakt, pothuajse të gjitha shitjet ndodhnin me dakordësinë si dy burrit ashtu edhe gruas. Ishte gati e pamundur për njerëzit e zakonshëm në Britani që të divorcoheshin në mënyrë tradicionale. Procedura ishrte e vështirë, dhe tejet e shtrenjtë për xhepin e tyre, rreth 16.256 euro me çmimet e sotme.

Prandaj në vend të divorcit me letra, çiftet e martuara duhej të gjenin për të fat të keq një tjetër mënyrë për të zgjidhur ligjërisht marrëdhënien e tyre martesore. Shitja e gruas synonte të vriste me një gur dy zogj – qe mënyra më e shpejtë për të shfajësuar ligjërisht një çift i martuar nga përgjegjësia e tyre  ndaj njëri-tjetrit, plus që jepte një shfaqje në rrugë për komunitetin lokal.

Autoritetet e pranonin me tepër vështirësi këtë praktikë, por ato (kryesisht) bënin një sy qorr ndaj këtij fenomeni. Në shumicën e rasteve, gruaja i shitej dashnorit ekzistues për një tarifë nominale, për të cilën binin paraprakisht dakord të gjitha palët. Kohë pas kohe, burri mund ta përdorte këtë tarifë për të blerë pije për të gjithë bujtësit e një hoteli, duke përfshirë edhe ish-gruan dhe bashkëshortin e saj të ri.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: ankandbritaniketburrie tyreshisnin grateThe Mayor of Casterbridge

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Mjalti shqiptar i maresë, “Magjistari i Shëndetit të Mirë”

Mjalti shqiptar i maresë, "Magjistari i Shëndetit të Mirë"

Dëshmia rrëqethëse e nënës që u dhunua për 9 vite, ja tmerri që përjetoi

Dëshmia rrëqethëse e nënës që u dhunua për 9 vite, ja tmerri që përjetoi

Pallati i Kensingtonit në pritje të fëmijës së tretë, çfarë do ndodhë nëse është djalë

Pallati i Kensingtonit në pritje të fëmijës së tretë, çfarë do ndodhë nëse është djalë







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026




TË FUNDIT

“Ka ardhur momenti”, Alba e bindur që do ta vendos shaminë
Showbizz

“Ka ardhur momenti”, Alba e bindur që do ta vendos shaminë

by mirseda
23:06 | 06/02/2026
0

Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Alba, është shprehur e bindur se do të mbulohet....

Balliu: Pezullimi i “Lubisë”, goditja e parë ndaj regjimit

Balliu: Pezullimi i “Lubisë”, goditja e parë ndaj regjimit

23:01 | 06/02/2026
Arbana Osmani: E kam dënuar veten që u mërzita kur mora vesh se isha shtatzënë

Arbana Osmani: E kam dënuar veten që u mërzita kur mora vesh se isha shtatzënë

22:47 | 06/02/2026
Bardhi për Ballukun: “Alibitë ranë”, Rama u rrëzua, thirrje për mbledhje urgjente të Kuvendit

Bardhi për Ballukun: “Alibitë ranë”, Rama u rrëzua, thirrje për mbledhje urgjente të Kuvendit

22:37 | 06/02/2026
Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

22:33 | 06/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com