Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Kur Albert Einstein “shfrynte” kundër shtypit rozë në një letër drejtuar Marie Curie

9 vjet ago
in Kryesore, Kultura, Të Gjitha
Kur Albert Einstein “shfrynte” kundër shtypit rozë në një letër drejtuar Marie Curie

Dihet se shtypi, veçanërisht ai rozë, mund t’i shkaktojë shumë dëme jetës së njerëzve, ose të paktën ky mund të jetë efekti anësor i të futurit në jetën private të dikujt duke e bërë atë publike. Kjo është ajo që ka ndodhur me shkencëtaren e famshme Marie Curie, në vitin 1910, kur edhe filloi marrëdhënien e saj me Paul Langevin.

Tre vjet pasi kishte fituar së bashku me burrin e saj, Pierre Curie, çmimin Nobel, në vitin 1903, Marie mbeti e ve pas një aksidenti tragjik: gjatë kalimit në njërin nga rrugët e Parisit, Pierre rrëshqiti nën rrotat e një karroce të tërhequr nga disa kuaj, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Në vitin 1910, katër vjet pas kësaj humbjeje të rëndë, Marie filloi një marrëdhënie me profesorin të ri të fizikës, Paul Langevin, i cili qe ndarë kohët e fundit nga bashkëshortja e tij. Megjithatë, kjo e fundit refuzonte t’i jepte divorcin, dhe bëri Marie Curie si përgjegjësen e vetme për hedhjen në erë të martesës së saj.

Për t’u hakmarrë, ajo porositi dikë që të hynte fshehurazi në banesën e shkencëtares, ku takoheshin dy të dashuruarit, dhe t’i vidhte letrat e tyre të dashurisë, të cilat më pas ia shpërndau menjëherë shtypit. Ky i fundit e kaloi në sitë jetën e Curie, duke e pikturuar atë si hebrejen e huaj, fajtore për shkatërrimin e një familje.

Situata u përkeqësua me shpejtësi dhe, duke u kthyer nga një konferencë shkencore në Bruksel, ku pati fatin e mirë të takonte Albert Einstein-in, Curie u gjend përballë një turmë të egërsuar njerëzish që e prisnin para shtëpisë së saj në Paris, prandaj u detyrua të strehohej, së bashku me vajzat, në shtëpinë e disa miqve.

Kur Einstein-i mori vesh për skandalin, u zemërua shumë nga mizoria e shtypit që e kishte bërë domen të opinionit publik një çështje private, me qëllimin e paramenduar për të shkatërruar reputacionin shkencor të zonjës Curie. Prandaj, për të dëshmuar afërsinë e tij, Einstein i shkroi një letër koleges të tij, që përmendet nga Walter Isaacson në librin e tij “Albert Einstein. Jeta e tij, universi i tij”:

Tejet e vlerësuara zonja Curie;

Mos qeshni me mua, nëse po ju shkruaj pa pasur asgjë të arsyeshme për t’iu thënë. Por, jam kaq i zemëruar me mënyrën e pahijshme, përmes së cilës publiku është interesuar kohët e fundit për ju, sa e ndjej absolutisht për detyrë të shprehë ndjesinë që kam përbrenda.

Gjithsesi, unë jam i bindur se ju vazhdimisht e përçmoni këtë llum njerëzish, qofshin ata që ushqejnë një respekt hipokrit ndaj jush, por edhe ata që përpiqen të kënaqin oreksin e tyre për sensacion! Ndjehem i detyruar t’ju them se sa shumë e adhuroj zgjuarsinë, energjinë dhe ndershmërinë tuaj, dhe se ndihem me fat që kam pasur mundësinë të takohem me ju personalisht në Bruksel.

Kushdo që nuk i takon këtij grupimi zvarranikësh është sigurisht i lumtur, tani, por edhe më parë, që kemi në mesin tonë njerëz si ju, dhe madje si zoti Langevin, njerëz të vërtetë, me të cilët  ndjehesh i privilegjuar të jesh në kontakt. Nëse llumi do të vazhdojë të merret me ju, mos i lexoni ato pisllëqe, për më tepër lëruani ato zvarranikëve për të cilat janë prodhuar.

Me nderimet më miqësore ndaj jush, Curie dhe Langevin.

Përzemërsisht A. Einstein.

Menjëherë pas skandalit, Curie mori çmimin e saj të dytë Nobel, këtë herë në Kimi për zbulimin e radiumit dhe poloniumit. Deri më sot, mbetet i vetmi person që e ka fituar çmimin Nobel në dy disiplina të ndryshme.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Albert EinsteinLangevinMarie CuriePierre Curie

TË LIDHURA

Punëtori bie nga lartësia në Gjirokastër, dërgohet me urgjencë në spital
Aktualitet

Punëtori bie nga lartësia në Gjirokastër, dërgohet me urgjencë në spital

19:07 | 03/03/2026
Emërohet kryetari i ri i Degës Doganore Fier, Eridjol Xhafa merr detyrën
Aktualitet

Emërohet kryetari i ri i Degës Doganore Fier, Eridjol Xhafa merr detyrën

18:51 | 03/03/2026
Aksident në Yzberisht, makina del nga rruga dhe përfundon në trotuar
Aktualitet

Aksident në Yzberisht, makina del nga rruga dhe përfundon në trotuar

17:19 | 03/03/2026
Next Post
Voltana Ademi: Babai i Ditmir Bushatit persekutoi familjen time

Voltana Ademi: Babai i Ditmir Bushatit persekutoi familjen time

Zaev: Veljanovski t’i dorëzojë pa dhunë mandatin Talat Xhaferit

Zaev: Veljanovski t'i dorëzojë pa dhunë mandatin Talat Xhaferit

Si u bë Facebook, “shtëpia” e psikopatëve

Si u bë Facebook, “shtëpia” e psikopatëve







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026




TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe drejt ‘hakmarrjes’? Po shqyrtojnë sulme ndaj bazave raketore iraniane
Bota

Emiratet e Bashkuara Arabe drejt ‘hakmarrjes’? Po shqyrtojnë sulme ndaj bazave raketore iraniane

by mirseda
19:57 | 03/03/2026
0

Emiratet e Bashkuara Arabe po shqyrtojnë mundësinë e ndërmarrjes së sulmeve ndaj objekteve raketore të Iranit për...

Qendra kontrolli, nëndetëse e anije/ SHBA: Kemi goditur më shumë se 1,700 objektiva në Iran

Qendra kontrolli, nëndetëse e anije/ SHBA: Kemi goditur më shumë se 1,700 objektiva në Iran

19:43 | 03/03/2026
“Ndjesë motrës së Mateos”/ Egla Ceno reagon ashpër ndaj Rogertit: Ky sendi e ka bazën totalisht…

“Ndjesë motrës së Mateos”/ Egla Ceno reagon ashpër ndaj Rogertit: Ky sendi e ka bazën totalisht…

19:39 | 03/03/2026
Punëtori bie nga lartësia në Gjirokastër, dërgohet me urgjencë në spital

Punëtori bie nga lartësia në Gjirokastër, dërgohet me urgjencë në spital

19:07 | 03/03/2026
Trump: Regjimi iranian është i rrezikshëm dhe po godet rajonin

Trump: Regjimi iranian është i rrezikshëm dhe po godet rajonin

18:55 | 03/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com