Pasi Kosova u shpall me të drejta të plota si një përfaqësuese më vete, të shumta kanë qenë diskutimet ndërmjet tifogrupeve për ‘anën’ që do të mbanin. Disa grupime të tifozerive që përkrahnin Shqipërinë dikur nga Kosova, vendosën që të brohorisnin për “dardanët”.
Por jo të pakta janë rastet, si “Kuqezinjtë e Jakovës”, të cilët nuk heqin dorë nga principet e tyre për të luftuar për një Shqipëri të bashkuar, ose më mirë le ta quajmë natyrale.
Me anë të një reagimi në “Facebook”,tifozët e ardhur nga Gjakova shprehen se gjithmonë do të jenë të pranishëm për Shqipërinë në stadium. Ata nuk kanë lënë pa përmendur edhe pjesën e Kosovës, duke kërkuar që të quhen tradhtarë për vendimin e tyre, ashtu si edhe Plisat.
“Kemi 18 vite qe ju “tradhtojmë” si grup, ju nuk egzistonit ne atë kohë dhe nuk do të egzistoni kurr për ne , deri sa kemi gjak të kuq në vena të zeza . Kemi pothuajse 15 vite nën ombrellen e TKZ-s dhe mburremi me Kombetaren tonë , jemi krenar që jemi Shqiptar,nuk do të ndalemi se kërkuari at që na takon , të kemi një Komb një Kombetare një lige Shqiptare. Sot po marshojmë drejt qytetit te bukur të Shkodres që të përkrahim qunat tonë. SHQIPERI TË QOFSHA FAL TË KAMË NËNË , ME KE DJAL! Me respekt : “Tradhtaret”.