Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Kupat e Europës/ Ekipet shqiptare që luajnë sonte takimet e tyre europiane

4 vjet ago
in Sport
Shkëndija feston titullin, lojtarët e Vardarit shpërthejnë në ironi

Ekipet shqiptare që luajnë sonte takimet e tyre europiane

20:30 Podgorica-Laçi

18:00 Ferencvarosh- Prishtina

20:00 Shkëndija-Mura

Ekipet shqiptare të shpërndara nëpër kampionate të ndryshme të Ballkanit luajnë turin e parë para-eliminator të kupave europiane duke nisur nga sot. Sonte 3 prej tyre ngrenë siparin e futbollit të “zhegut”. Laçi, Shkëndija dhe Prishtina vijnë nga histori të ndryshme deri këtu.

Champions League

Prishtina luan turin e parë në Champions, turneu më prestigjoz për klube, pasi eleminoi dy skuadra të rangut të vet në një minikompeticion me 4, që u luajt, në Shqipëri. Prishtinalinjtë mundën Folgoren e San Marinos dhe Inter Escalade të Andorrës për të siguruar përballjen e nivelit të lartë me Frenecvaroshin e Myrto Uzunit. Kundërshtari më i vështirë i mundshëm ky për kryeqytetasit e Prishtinës, pasi hungarezët, kampionë në vendin e tyre, luajtën grupet e Championsit sezonin që sapo u mbyll, ku madje patën paraqitje dinjitoze ndaj ekipeve si Barcelona apo Juventus (Myrto Uzuni madje u shënoi juventinëve një gol të bukur). Pritshmëritë për kalim turi mund të jenë thuajse zero por padyshim një eksperincë e tillë ndihmon shumë si në rritje sportive ashtu dhe në krijimin e një trashëgimie.

Shkëndija është tashmë një emër i afirmuar në “këto” raunde para-eliminatore në botën shqiptare. I disati sezon rradhazi që tetovarët paraqiten denjësisht në arenën europiane që ka kulmuar me përballjet ndaj Milanit dhe Totenhemit. Sonte ata presin në shtëpi Murën, ekipin e kampionatit slloven që doli kampion dhe pse e mbylli me pikë të barabarta me Mariborin. Tetovarët presin një tjetër aventurë europiane “magjike”, që supozohet të nisë sot me një fitore që pritet dhe nga “bookmakers”at që e kuotojnë fitoren e Shkëndijës me 2.60 karshi 2.80 të fitores së Murës.

Conference League

Laçi do të jetë skuadra e parë e Superligës Shqiptare që do të luajë në Europë për këtë sezon. Laçianët udhëtojnë drejt Podgoricës me shpresën se do ta gjejnë të papërgatitur skuadrën malazeze. Podgorica kuotohet si ekipi favorit për sonte, por Laçi ka treguar se shfaqet si ekip “kirurgjikal” në ndeshjet europiane. Me shumë ndryshime në skuadër kurbinasit do të japin shenjat e para për të gjithë sonte, pasi nuk dihet ende se si pritet të rreshtohet skuadra veriore në sezonin e ri. Trajneri Duro është shprehur se “ekipi është në gjendje të mirë” dhe shikon “pozitiv faktin që nuk ka pasur asnjë dëmtim” gjatë fazës përgatitore. Fitorja e Laçit sonte kuotohet me 3.90, çka tregon shanse të pakta por kujdes pasi kurbinasit shpeshherë e nisin si të “pafavorizuar” dhe në fund ia kanë dalë. Laçi do të ketë vetëm një mungesë për shkak kartonësh nga sezoni i kaluar, Deliun që u ndëshkua me të kuq në ndeshjen e fundit europiane që luajtën bardhezinjtë, vjet në shtator, ndaj Beer Shevas./Totila Kotorri

Tags: laciprishtinaShkëndija

TË LIDHURA

Pse Edon Zhegrova luan vetëm 10 minuta? Dilema që po trondit Juventusin e Luciano Spallettit
Sport

Pse Edon Zhegrova luan vetëm 10 minuta? Dilema që po trondit Juventusin e Luciano Spallettit

19:32 | 08/12/2025
Shqipëria në grupin “e mallkuar” në Botëror, “njohim” vetëm një kundërshtar
Sport

Shqipëria në grupin “e mallkuar” në Botëror, “njohim” vetëm një kundërshtar

21:50 | 05/12/2025
LIVE Shorti i Botërorit/ Nis ceremonia, kombëtaret njohin rivalët
Sport

LIVE Shorti i Botërorit/ Nis ceremonia, kombëtaret njohin rivalët

18:15 | 05/12/2025
Next Post
Do jepte dorëheqjen nga PD nëse humb zgjedhjet? Përgjigjet Basha

Basha: Të shohim sa kurajo ka drejtësia për të goditur krimin

Nano, sharlatani që kemi merituar

Gjykata Kushtetuese në sfondin e një drejtësie të tredhur

U arrestua nga SPAK, si i shpëtoi atentatit në 2019 kryebashkiaku Fatos Tushe

U arrestua nga SPAK, si i shpëtoi atentatit në 2019 kryebashkiaku Fatos Tushe







JU REKOMANDOJMË

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025
Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

17:13 | 04/12/2025




TË FUNDIT

KLP pritet të votojë sot emrin e kreut të ri të BKH-së
Aktualitet

KLP pritet të votojë sot emrin e kreut të ri të BKH-së

by mirseda
09:08 | 09/12/2025
0

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) mblidhet sot, në orën 11:00, për të zhvilluar votimin final për...

Shembet rruga e re Shëngjin-Velipojë, rrëshqitja e dherave krijon probleme pranë fshatit Rrjoll

Shembet rruga e re Shëngjin-Velipojë, rrëshqitja e dherave krijon probleme pranë fshatit Rrjoll

09:02 | 09/12/2025
E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Elijona në kërkim nga policia? Ja si qëndron e vërteta

Elijona në kërkim nga policia? Ja si qëndron e vërteta

22:46 | 08/12/2025
Tërmeti dhe cunami në Japoni: 23 të plagosur; qeveria paralajmëron për lëkundje të tjera

Tërmeti dhe cunami në Japoni: 23 të plagosur; qeveria paralajmëron për lëkundje të tjera

22:42 | 08/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com