Gara për kreun e FSHF-së me kandidimin e Bashkim Finos ka marrë përmasa më të mëdha. Armand Duka në historinë e tij 16 vjeçare në krye të këtij institucioni nuk kishte pasur përballë një kundërshtarë kaq të fortë, aq më keq një ish-kryeministër dhe deputet të partisë në pushtet, PS-së. Edi Rama ka deklaruar se nuk e ka ndërmend të përzihet në këtë konkurrim.
Shumë skandale janë publikuar para kësaj gare, ku kandidatët përpiqen ti ulin pikë njëri tjetrit. Befasi ka qenë një foto e kapur nga ‘panoramaplus’, ku Fino është në shoqërinë e kunatit të Armand Dukës. Deputeti i LSI-së, Lefter Koka, është kapur në foto duke biseduar me Bashkim Finon këtë të enjte, në oborrin e Parlamentit. Kushedi, se cila mund të ketë qenë tema e bisedës së tyre.