Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Kunati ka vrarë një person, jemi në gjak prej 10 vitesh”, 58-vjeçarja e përlotur: Burri i ruante djemtë me kallash. Nga frika e hasmit s’kam parë nipërit

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
“Kunati ka vrarë një person, jemi në gjak prej 10 vitesh”, 58-vjeçarja e përlotur: Burri i ruante djemtë me kallash. Nga frika e hasmit s’kam parë nipërit

Historitë e gjakmarrjes në Shqipëri për fat të keq vijojnë të ekzistojnë edhe në vitet në të cilat po jetojmë, duke përbërë një problem të madh për familje të shumta, për shkak se ato janë të frikësuara nga hasmi dhe të detyruara të ngujohen.

Emisioni “Shqipëria Live”, ka shkuar tek një familje e ngujuar, ku vetëm gruaja ndodhej në shtëpi, pasi burri, djemtë e saj dhe nipat janë larguar sepse kanë frikë nga hasmi.

58-vjeçarja e cila jeton e fshehur në një vend të thellë në veri, ka treguar se kunati i saj ka vrarë dikë para 10 vitesh dhe për këtë arsye janë në gjak.

“Prej 10 vitesh kemi rënë në gjak, kunati im ka vrarë një njeri. Ai ka qenë në një lokal dhe kanë pirë bashkë kafe me personin dhe kanë filluar konfliktet. E ka sharë siç thotë kunati im, i ka sharë fenë, nënën, motrën dhe aty për aty e ka falur. Pastaj ka ikur tek shtëpia, i tha t’i kërkonte falje për ofendimet që i kishte thënë më parë. I ka thënë jo dhe do të të jap ofendime të tjera. I kishte dhënë ulu në gjunjë dhe kërko falje sepse nuk e kishte në plan për ta vrarë. Në ditën e tretë e morën vesh që ishte vrarë”, tregon 58-vjeçarja.

58-vjeçarja tregon se ndërkohë që djemtë e saj po punonin në arë, burri i saj i ruante nga dritarja me kallash me frikën se mos i qëllon dikush.

Pasi u larguan në vendi ku jetonin, 58-vjeçarja tregon se jeta e tyre nuk ka qenë aspak e lehtë, por me shumë vuajtje. Ajo jeton në kushte shumë të vështira ekonomike, ku shpesh herë nuk ka as bukë të hajë. Edhe pse ajo është bërë gjyshe, nuk ka arritur të shijojë nipërit e saj nga frika e hasmit. Ajo shprehet se ‘digjet’ nga malli për ta dhe është shumë e frikësuar për jetën e tyre.

Gjithashtu 58-vjeçarja tregon se dëshiron shumë që kjo hasmëri të marrë fund, por askush nuk është futur në mes për të shuar këtë konflikt mes dy familjeve.

“Kemi shumë dëshirë të pajtohemi, është gjëja më e bukur pajtimi. Në kohët që janë sot nuk të pajton njeri. Nuk ka ndërhyrë kush dhe as nuk kemi besim se ndërhyn kush. Sepse nëse ndërhyn kush dhe i rregullon kush këto gjëra, do jetë gjëja më e bukur’,u shpreh ajo.

Në fund, 58-vjeçarja i kërkon të gjithëve që kanë mundësi, ta ndihmojnë me ushqimet sepse ka shumë nevojë për to. Edhe pse jeton në kushte të vështira dhe në një ambient të papërshtatshëm, ajo zgjodhi të kërkojë ndihmë për gjëra bazike, siç është ushqimi./topchannel/

TË LIDHURA

Reshjet intensive në Pogradec/ Prezencë e ujit në katet e para të banesave
Aktualitet

Reshjet intensive në Pogradec/ Prezencë e ujit në katet e para të banesave

20:05 | 26/11/2025
Vëllai i Shpat Kasapit: Ai ishte i entuziazmuar për “BBV5”, jemi të shokuar nga vdekja e tij
Aktualitet

Vëllai i Shpat Kasapit: Ai ishte i entuziazmuar për “BBV5”, jemi të shokuar nga vdekja e tij

19:13 | 26/11/2025
Përplasen “kokë më kokë” dy makina në Fier
Aktualitet

Përplasen “kokë më kokë” dy makina në Fier

16:31 | 26/11/2025
Next Post
Keisi publikon video provokuese, Ronaldo habit me komentin drejtuar Kristit (FOTO)

Keisi publikon video provokuese, Ronaldo habit me komentin drejtuar Kristit (FOTO)

‘Detaje të rënda’, Sibora u vra me 4 goditje thike pas shpine, italiani e murosi bashkë me një buqetë me lule (FOTO)

‘Detaje të rënda’, Sibora u vra me 4 goditje thike pas shpine, italiani e murosi bashkë me një buqetë me lule (FOTO)

U ngatërrua në rripat e çantës, ndërron jetë vajza 14 muajshe

U ngatërrua në rripat e çantës, ndërron jetë vajza 14 muajshe







JU REKOMANDOJMË

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025




TË FUNDIT

Akuzohej për marrje ryshfeti, dënohet me 14 vite burg ish-presidenti i Perusë
Bota

Akuzohej për marrje ryshfeti, dënohet me 14 vite burg ish-presidenti i Perusë

by mirseda
21:13 | 26/11/2025
0

Një gjykatë në Peru ka dënuar me 14 vite burg ish-presidentin Martin Vizcarra, i cili u shpall...

SHBA, dy anëtarë të Gardës Kombëtare qëllohen me armë, ngjarja pranë Shtëpisë së Bardhë

SHBA, dy anëtarë të Gardës Kombëtare qëllohen me armë, ngjarja pranë Shtëpisë së Bardhë

21:11 | 26/11/2025
Merz: Putin nuk ka shanse ta fitojë luftën në Ukrainë

Merz: Putin nuk ka shanse ta fitojë luftën në Ukrainë

20:08 | 26/11/2025
Reshjet intensive në Pogradec/ Prezencë e ujit në katet e para të banesave

Reshjet intensive në Pogradec/ Prezencë e ujit në katet e para të banesave

20:05 | 26/11/2025
Albin Kurti rizgjidhet kandidat i Vetëvendosjes për kryeministër pa asnjë votë kundër

Albin Kurti rizgjidhet kandidat i Vetëvendosjes për kryeministër pa asnjë votë kundër

19:40 | 26/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com