Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Kumbaro prezanton projektbuxhetin për arsimin 2026

2 ditë ago
in Ekonomi
Kumbaro prezanton projektbuxhetin për arsimin 2026

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, prezantoi sot në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, projektbuxhetin e arsimit për vitin 2026, planifikuar në shumën 64 miliardë e 865 milionë lekëve me një shtesë prej 2 miliardë e 846 milionë lekë nga buxheti fillestar i vitit 2025.

Gjatë prezantimit, ministrja Kumbaro vuri në dukje se projektbuxheti për vitin 2026 konsolidon rritjen e pagave, uljen e pabarazive, përmirësimin e infrastrukturës dhe cilësisë arsimore, si dhe forcon rolin e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në zhvillimin kombëtar të vendit.

“Projektbuxheti i vitit 2026 për Ministrinë e Arsimit është planifikuar në shumën 64 miliard e 865 milion lekë ose 648,6 milion Euro, me një shtesë prej 2 miliard e 845 milion lekë (28,4 milion Euro) ndaj buxhetit fillestar të vitit 2025 ose një rritje prej 4,6% më shumë se buxheti fillestar i vitit 2025. Ky është buxheti më i lartë historik nominal për arsimin. Por është e rëndësishme të themi se Sektori i Arsimit mbështetet edhe nga aktorë të tjerë, duke e rritur ndjeshëm financimin real.

Në total, këto fonde të injektuara së bashku me buxhetin e Ministrisë së Arsimit për vitin 2026 arrijnë vlerën rreth 90 miliard lekë ose mbi 900 milion Euro, duke e rritur peshën e sektorit në: 10.1% të shpenzimeve publike. Buxheti për Arsimin mbështetet gjithashtu edhe me investimet kapitale në fondin 54,5 milion Euro, ku do të vijojë mbështetja për investimet në infrastrukturën e arsimit bazë, arsimit të mesëm të lartë dhe arsimit të lartë publik, si dhe mbështetja për infrastrukturën e kërkimit shkencor”, theksoi ministrja Kumbaro.

Buxheti i Ministrisë së Arsimit për vitin 2026 ndahet në 5 programe buxhetore, ku në Arsimin Parauniversitar do të financohen 425 milionë euro paga, 37.3 milionë euro shpenzime korente siç janë ato për transport, për bursa dhe kuotë ushqimore, tekstet falas, hartimin e programeve dhe rishikimin e kurrikulave, trajnimin e mësuesve, programet pas shkollore, mbështetjen për tekstet e diasporës dhe qendrat burimore e shkollat me status të veçantë, etj.

Nga viti 2026 nis një rritje e re pagash për mësuesit prej 36.000 lekësh në vit.

Gjithashtu, ministrja Kumbaro u shpreh se do të vijojnë investimet për 42 kantiere shkollash të hapura, për mobilimin e tyre, blerjen e mjeteve laboratorike dhe pajisjen e klasave me SmartLabe, ndërsa hapjes së Liceut Francez të Korçës, i është dedikuar një fond prej 1 milionë euro.

“Për vitin 2026, programi i arsimit të lartë dhe programi i shkencës, financohen në vlerën totale 146 milion euro, të cilat së bashku me të ardhurat e vetë universiteteve publike arrijnë vleën 185 milionë euro që do të ndahen fonde “grante të mësimdhënies” dhe mbështetje financiare për studentët dhe fonde për kërkimin shkencor dhe ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë. Për vitin 2026, në fondin e investimeve për përmirësimin e infrastrukturës së IAL-ve publike dhe kërkimin shkencor janë parashikuar 18,3 milion euro”, tha ministrja Kumbaro për sa i përket arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.

Nga ky fond i parashikuar do të financohen me përparësi projektet për rindërtimin e godinës së fakutletit të inxhinierisë së ndërtimit, rikonstruksionin e ndërtesës së fakultetit të Gjeologji Miniera dhe ndërtimin e muzeut të gjeologjisë, financimi i projektit “Ndërtimi i godinës së Fakultetit të studimeve profesionale” Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, ndërtimi i fushës së futbollit dhe pistës së atletikës së Universitetit të Sporteve, ndërtimi i godinës se fakultetit të shkencave mjekësore teknike të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan si dhe investimi i 40 projekteve të infrastrukturës së kërkimit shkencor në IAL-të publike me vlerë 3,5 milionë euro.

Në fund të fjalës së saj, ministrja Kumbaro u shpreh se ky buxhet nuk është vetëm një program financiar, por është një plan për të ardhmen që pasqyron qartë prioritetin për arsimin si themel të zhvillimit ekonomik, social dhe kulturor të vendit.

TË LIDHURA

Malaj: Ekonomia shqiptare është zgjeruar me 3.6% në 6-mujorin e parë të 2025-ës
Ekonomi

Pse bonus dhe jo rritje direkte për pensionistët? Ja i përgjigjet ministri Malaj

12:55 | 14/11/2025
Sejko: Ekonomia, rritje të shpejtë dhe të qëndrueshme gjatë 2025-ës
Ekonomi

Sejko: Ekonomia, rritje të shpejtë dhe të qëndrueshme gjatë 2025-ës

12:52 | 14/11/2025
Malaj: Ekonomia shqiptare është zgjeruar me 3.6% në 6-mujorin e parë të 2025-ës
Ekonomi

Malaj: Ekonomia shqiptare është zgjeruar me 3.6% në 6-mujorin e parë të 2025-ës

12:46 | 14/11/2025
Next Post
U zu me grushte me këshilltarin bashkiak në Pogradec, lirohet Kevi Muçllari

U zu me grushte me këshilltarin bashkiak në Pogradec, lirohet Kevi Muçllari

Koçiu takohet me homologun italian, nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit “Misioni kundër drogës”

Koçiu takohet me homologun italian, nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit “Misioni kundër drogës”

Rama: Gati për marrëveshje me BE, pa veto e pa votë – jemi ithtarë të fortë të vlerave europiane

Rama: Gati për marrëveshje me BE, pa veto e pa votë – jemi ithtarë të fortë të vlerave europiane







JU REKOMANDOJMË

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Aksident në Lezhë-Milot, dy të vdekur pas përplasjes së dy makinave

Aksident në Lezhë-Milot, dy të vdekur pas përplasjes së dy makinave

10:23 | 08/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025




TË FUNDIT

SPAK padit Majlinda Bufi për presion ndaj një votuesi në zgjedhjet 2023
Politikë

SPAK padit Majlinda Bufi për presion ndaj një votuesi në zgjedhjet 2023

by mirseda
22:40 | 14/11/2025
0

Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet në ngarkim të kryebashkiakes Majlinda Bufi, duke e marrë atë të pandehur...

Hoxhaj: Do konkurroj për kryetar të PDK-së, nëse shtyhet konventa

Hoxhaj: Do konkurroj për kryetar të PDK-së, nëse shtyhet konventa

22:23 | 14/11/2025
Deputetët e Kosovës marrin 1.9 mln euro, gjatë bllokadës institucionale

Deputetët e Kosovës marrin 1.9 mln euro, gjatë bllokadës institucionale

22:06 | 14/11/2025
Rita Ora: Rritja si një fëmijë refugjat formoi gjithçka rreth asaj që jam

Rita Ora: Rritja si një fëmijë refugjat formoi gjithçka rreth asaj që jam

21:52 | 14/11/2025
Aksidente në rritje: Çdo 5 min traumë, Brataj kundër fëmijëve në sediljen e parë

Aksidente në rritje: Çdo 5 min traumë, Brataj kundër fëmijëve në sediljen e parë

21:16 | 14/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com