Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Kumbaro, letër publike Ndrenikës: Pse heshtët kur teatri u kthye në bingo?

7 vjet ago
in Kryesore, Kultura, Të Gjitha
Kumbaro, letër publike Ndrenikës: Pse heshtët kur teatri u kthye në bingo?

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbao është përgjigjur pak ditë pas shpërthimit të aktorit të madh, Robert Ndrenika, i cili kundërshton zhvendosja e Teatrit Kombëtar në një godinë tjetër, tek ajo që njihet si “Turbina”.

Sipas Ndrenikës, zhvendosja e Teatrit Kombëtar krijon shtigje të reja për ngritjen e kullave në qendër të Tiranës, ndërsa teatri do të shërbejë thjesht si  aneks i ngrehinave të reja.

Por, Kumbaro i është përgjigjur me anë të një letre të hapur, ku shkruan se mendon njësoj si Ndrenika, ndërsa fajëson komunitetin e aktorëve, që sipas saj, lejoi që teatri të kthehej në lokal me tym lojërash fati e bingoje, që thithte klientë por jo artdashës.

“Nuk di ç’mendoni ju për këtë i dashur Robert”, ironizon Kumbaro, ndërsa vijon me numërimin e reagimeve të munguara të aktorëve.

Më tej, ministrja e Kulturës shkruan se “nuk di pse ju kanë keqinformuar kur ju kanë thënë se aty do të vendoset definitivisht Teatri i Operas. Ende nuk e kuptoj pse-në e kësaj fantazie, po pak rëndësi ka kjo”.

REAGIMI I PLOTË:

I dashur Robert,

Ndoqa përmes medias fjalën e ndjerë, siç vetëm një mjeshtër i artit, i fjalës, i skenës dhe i shpirtit mund të ta thotë.

Dua t’ju them menjëherë, i dashur Robert, se unë mendoj njësoj si ju.
Unë mendoj njësoj si ju që artistët dhe skena shqiptare e Teatrit, nuk mund të liheshin mbi 60 vjet në një godinë të ndërtuar për të rezistuar jo më shumë se 15 vjet, siç është ajo ngrehinë e ushtrisë musoliniane.

Unë mendoj njësoj si ju me dhimbje se Teatri Kombëtar u la pa investim, pa rehabilitim për dekada, derisa degradimi i tij mbërriti në kufijtë e skajshëm saqë është i parikuperueshëm.
Unë mendoj si ju sot se ne, të gjithë bashkë, kemi nevojë më shumë se kurrë për një skenë të re, për kushte të reja dhe të shëndetshme për aktorët, për auditor dinjitoz dhe shërbim cilësor për publikun, për tekonologji bashkëkohore të skenës.

Unë mendoj, ma do mendja siç duhet të mendoni dhe ju, se kjo nevojë do duhej të ishte marrë përsipër nga shteti shumë vite më parë, dhe sot do të kishim teatrin që duam, dhe ndërkohë humbëm shumë kohë.

Por unë mendoj gjithashtu se komuniteti i aktorëve dhe shoqëria jonë nuk duhej ta kishin lejuar që teatri të kthehej në lokal me tym lojërash fati e bingoje, që thithte klientë por jo artdashës. Nuk di ç’mendoni ju për këtë i dashur Robert.

Unë mendoj se komuniteti i aktorëve dhe shoqëria jonë duhej të kishte reaguar fort kur qeveria në vitin 2008-2009 vendosi të investojë rreth 6 milionë dollarë për të ndërtuar një teatër brenda Piramidës, dhe ku pasi shpenzoi gjysmën e kësaj shume e braktisi atë projekt për ta shkatërruar krejt piramidën në përfitim të një projekti tjetër për parlament, duke na lënë sot një ngrehinë të dëmtuar rëndë nga këto ndërhyrje dhe për çka duhen të paktën 20 milionë euro për ta rehabilituar e rifunksionalizuar. Nuk kujtoj që aktorët të kenë reaguar asokohe për paratë e groposura për dreq, gjynah! për të mos thënë kriminale!

Unë mendoj se komuniteti i aktorëve ka pasur të drejtë kur mërzitej ndonëse nuk u ngrit në protestë kur aktorët në Teatër Kombëtar dhe muzikantët në TOB emëroheshin pa kurrëfarë konkursi, me një telefonatë politike nga lart, dhe kur aktorë të rinj nuk e arrinin dot skenën, ndonëse në Teatrin Kombëtar kishte jo pak aktorë që prej vitesh merrnin rrogën pa hypur një herë në skenë.

Unë mendoj se ishte shumë e trishtuar kur Teatri Kombëtar u katandis me 2 premiera në vit dhe me javë të tëra ku s’jepej asnjë shfaqje, por nuk kujtoj ndonjë protestë për këtë, ndonëse me shumë të drejtë të gjithë qaheshin nëpër kafene.

Unë mendoj se shteti ishte i vonuar në ndërhyrjet që bën për restaurimin e Teatrit Migjeni në Shkodër, për rindërtimin e Teatrit Cajupi në Korçë, për rindërtimin e Teatrit të Operas dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor, për ndërtimin e Qendrës së re teatrale Turbina që po shkon drejt përfundimit.

Por, më mirë vonë se kurrë, shumë shpejt do të kemi në Tiranë dy skena të reja, të cilat bashkë me sallën ekzistuese të Teatrit Kombëtar do të administrohen nga vetë Teatri Kombëtar qoftë për produksionet e veta, qoftë për trupa të tjera që kanë nevojë për skena dhe që pasurojnë kalendarin skenik, siç ndodh edhe sot e kësaj dite.

Unë dua t’ju shpjegoj, i dashur Robert, se nuk di pse ju kanë keqinformuar kur ju kanë thënë se aty do të vendoset definitivisht Teatri i Operas. Ende nuk e kuptoj pse-në e kësaj fantazie, po pak rëndësi ka kjo.

Trupat e Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, i kanë aktualisht, dhe derisa të mbarojë rindërtimi te Pallati i Kulturës, mjediset ku punojnë dhe bëjnë provat, nganjëherë edhe në kushte të vështira, por ata s’kanë një skenë fikse, prandaj kalendari i tyre është lëvizës duke shfrytëzuar të gjitha skenat e mundshme në Shqipëri, herë në bashkëpunim e herë përkundrejt qerasë që paguhet nga Ministria e Kulturës.

Me shtimin e skenave në Tiranë, artistët e TKOBAP, që bëjnë një punë të jashtëzakonshme, do të kenë mundësinë të performojnë edhe në skenat e Teatrit Kombëtar në koordinim me administratën e Teatrit, sic edhe tashmë ka ndodhur. TKOBAP nuk është armiku i skenës i dashur Robert! Ky është jo vetëm komunikim mes institucioneve të ngjashme të artit dhe por dhe solidaritet i domosdoshëm mes kolegësh, artistësh dhe mënyra se si Ministria e Kulturës menaxhon të gjitha mjediset e institucionet që mbahen me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Unë mendoj njësoj si ju që Teatri, aty ku është sot, nuk do të prishet dhe do të vijojë të përdoret, deri ditën kur një projekt i ri teatri kombëtar do të fillojë të ndërtohet.
Edhe unë dua një teatër kombëtar të të ardhmes, të plotë, Teatër Kombëtar ku është sot ngrehina e “doppolovaro-s”. Por kjo nuk bëhet në një ditë. 
Me sa thashë më sipër, kemi bërë jo pak Robert i dashur, dhe ju siguroj se do të punoj çdo ditë, për sa kohë jam në këtë detyrë, që të vijojë puna për projektin e Teatrit Kombëtar, punë e përbashkët me Kryetarin e Bashkisë me të cilin po bashkojmë forcat për shumë punë të mira të kulturës në Tiranë.

Sa për të paharruarin Kujtim Spahivogli, besoj që lapidarian ia kemi ngritur në vendin e merituar në krye të një Teatri tjetër Kombëtar ku e njeh dhe e lexon e gjithë Tirana dhe Shqipëria, sic është Teatri Eksperimental.

Unë ju falenderoj përunjësisht dhe me gjithë zemër për pasionin dhe burimin e frymëzimit që keni e jeni, për përkushtimin ndaj Teatrit, dhe sërish uroj që ju të jeni pafundimisht aktori i preferuar në skenat e reja të Teatrit Kombëtar.

Ju përqafoj !
juaja,?
Mirela Kumbaro

Tags: Kumbarokur teatriletër publikeNdrenikësnë bingo?Përse heshtëtu kthye

TË LIDHURA

Ish-deputeti publikon videon nga poligoni i qitjes: Dhe pastaj më thonë ‘pse i bie në kokë’?!
Aktualitet

Ish-deputeti publikon videon nga poligoni i qitjes: Dhe pastaj më thonë ‘pse i bie në kokë’?!

22:30 | 28/05/2025
Qeveria merr vendimin për organizimin e policëve vullnetarë, ja sa orë në ditë mund të punojnë këta efektivë
Aktualitet

Qeveria merr vendimin për organizimin e policëve vullnetarë, ja sa orë në ditë mund të punojnë këta efektivë

22:20 | 28/05/2025
Qytetarët në hall/ Radarët s’frenojnë shkelësit, por penalizojnë të pafajshmit
Aktualitet

Qytetarët në hall/ Radarët s’frenojnë shkelësit, por penalizojnë të pafajshmit

20:43 | 28/05/2025
Next Post
Shqipëri-Greqi pakt për detin? Presidenca: S’na kanë kërkuar plotfuqishmëri

Shqipëri-Greqi pakt për detin? Presidenca: S'na kanë kërkuar plotfuqishmëri

Shtyhet vizita e Avramopulos në Shqipëri

Shtyhet vizita e Avramopulos në Shqipëri

Tragjike në Rusi, rrëzohet avioni me 71 pasagjerë

Tragjike në Rusi, rrëzohet avioni me 71 pasagjerë

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025




TË FUNDIT

Livia flet për dashurinë: A është kjo një mesazh për Mevlanin?
Showbizz

Livia flet për dashurinë: A është kjo një mesazh për Mevlanin?

by mirseda
22:48 | 28/05/2025
0

Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Albania’, Livia Bungu ka qenë në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale...

I biri sheh fantazmë në shtëpi, Paris Hilton kërkon ndihmë në rrjete sociale

I biri sheh fantazmë në shtëpi, Paris Hilton kërkon ndihmë në rrjete sociale

22:44 | 28/05/2025
Ish-deputeti publikon videon nga poligoni i qitjes: Dhe pastaj më thonë ‘pse i bie në kokë’?!

Ish-deputeti publikon videon nga poligoni i qitjes: Dhe pastaj më thonë ‘pse i bie në kokë’?!

22:30 | 28/05/2025
Qeveria merr vendimin për organizimin e policëve vullnetarë, ja sa orë në ditë mund të punojnë këta efektivë

Qeveria merr vendimin për organizimin e policëve vullnetarë, ja sa orë në ditë mund të punojnë këta efektivë

22:20 | 28/05/2025
Kiara dhe Luizi prindër për herë të dytë? Moderatorja flet pa ‘doreza’, ja çfarë thotë

Kiara dhe Luizi prindër për herë të dytë? Moderatorja flet pa ‘doreza’, ja çfarë thotë

22:16 | 28/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com