Mund të quhej si mision i pamundur, por në futboll kjo fjali ekziston vetëm në letër, sepse fusha flet ndryshe.
Me plot meritë, Laçi ka arritur që të eliminojë skuadrën rumune, Universitae Craiova, në qytetin e Kraiovës, duke rezistuar 0-0 deri në fund.
Me suksesin 1-0 në Shqipëri përpara 7 ditësh, bardhezinjtë e Shpëtim Duros arrijnë që të marrin biletën për në turin e tretë kualifikues, aty ku do të gjejnë skuadrën me traditë dhe prestigjoze të Belgjikës, Anderlecht.
Ndeshja e parë do të luhet në Elbasan më 5 gusht, ndërsa takimi i kthimit do të zhvillohet më 12 gusht. Te skuadra e Anderlehtit ka luajtur diku ish-kapiteni i Shqipërisë, Besnik Hasi. Ky i fundit punoi edhe si trajner te gjigantët belgë duke fituar titullin dhe duke u shpallur trajneri i vitit në sezonin 2015-2016.