Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Ku po shkon Bashkimi Evropian

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Ku po shkon Bashkimi Evropian

Jean-Claude Juncker ka momentet e tij emocionale. Në “deklaratën e tij qeveritare” për gjendjen në Bashkimin Evropian ai nuk u kursye: “Gjithë jetën time e kam jetuar projektin evropian (…), në kohë të mira dhe në kohë të këqija.” Si kryeministër, si shef i Eurogrupit dhe si President i Komisionit ai ka qenë gjithmonë i pranishëm, në takimet e nivelit të lartë në Maastriht, në Amsterdam dhe në Nisë. Me Evropën ai i ka vuajtur dhe ka pritur me ankth: “Nuk ka dashuri pa zhgënjim”.

Situatën e BE dhe vështrimin drejt së ardhmes Juncker-i i përshkruan nga thellësia e përvojës së tij dhe vlerësimi i tij është pozitiv: “Tani kemi sërish erë të mbarë në vela”, papunësia ka rënë, ka 235 milionë vende pune. Tani ka ardhur momenti për disa hapa të mëdhenj përpara, për ndryshimin e nevojshëm pozitiv.

Migrimi

“Vitin e kaluar shtetet tona anëtare pranuan 720.000 refugjatë”, tregon shefi i Komisionit. Dhe lëvdon bujarinë e qeverisë në Romë. “Italia e shpëtoi nderin e Evropës në Mesdhe.” Shtetet në vijën e frontit megjithatë nuk duhet të lihen vetëm, i kritikon Jean-Claude Juncker shtetet e Evropës Juglindore, të cilët nuk pranojnë të tregojnë solidaritet.

Por ndërkohë është arritur që vërshimi i refugjatëve përmes itinerarit qendror të Mesdheut të ulet me rreth 80 për qind. Njëkohësisht Evropa nuk duhet të bëhet kështjellë, tha Jean-Claude Juncker. Ajo duhet të jetë e hapur për refugjatë të vërtetë dhe për rrugë legale për emigrantët. Siç dihet, për këtë përpjekje për ta bërë katror rrethin në politikën ndaj refugjatëve ka pikëpamje të ndryshme te qeveritë e BE.

Vështrim drejt Evropës Lindore

“Evropa duhet të marrë frymë njëkohësisht në Perëndim dhe në Lindje”, thotë Junckeri dhe paralajmëron që Rumania dhe Bullgaria të bëhen më në fund anëtarë të hapësirës Shengen.

Ai thekson edhe që procesi i anëtarësimit për shtetet e Ballkanit duhet të çohet përpara. “BE do të ketë më shumë se 27 shtete anëtare”, ky është vështrimi i tij drejt së ardhmes.

Por Presidenti i Komisionit Evropian paralajmëron qartë se sundimi i ligjit, qëndron në vend të parë krahas lirisë dhe shanseve të barabarta. Këtu bën pjesë edhe respektimi i vendimeve të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë – një goditje me spond kjo drejt Polonisë dhe Hungarisë.

“Sundimi i ligjit nuk ka vlerë alternative, ai është detyrim”, thotë Juncker në drejtim të Varshavës dhe të Budapestit. Komisioni i BE ka bërë tashmë të ditur se do ta çojë tani përpara procedurën kundër Polonisë në bazë të Nenit 7.

Turqia nuk do të bëhet shtet anëtar

Për shkak të detyrimit për sundimin e ligjit, Junckeri e përjashton edhe një anëtarësim të afërt të Turqisë në BE. Turqia është larguar me kërcime të mëdha nga Evropa, thotë ai. “Lirojini gazetarët tanë”, kërkon Presidenti i Komisionit Evropian nën duartrokitjen e sallës, “hiqni dorë nga etiketimi i qeverive tona si fashiste dhe naziste”.

Me fyerje të tilla Ankaraja e ngre vetë në ajër urën e trenit për në Evropë. Përndryshe, thekson shefi i Komisionit, dora e BE-së mbetet edhe më tej e shtrirë për njerëzit në Turqi, të cilët luftojnë për vlerat evropiane dhe demokratike.

Me këtë Junckeri ndodhet në të njëjtën linjë me shumicën e shteteve anëtare: fjalë të ashpra në drejtim të Presidentit Erdogan, vazhdim i stanjacionit në bisedimet e anëtarësimit, por jo mbyllje e derës për Turqinë.

Të zgjerohet dhe të reformohet Eurozona

Të gjitha shtetet që nuk janë anëtare të Eurozonës duhet të hyjnë në Eurozonë, propozon Jean-Claude Juncker dhe shprehet me këtë qartë kundër një Evrope të dy shpejtësive. Dhe meqenëse disa shtete nuk janë të përgatitura ende, duhet të ketë “ndihma para anëtarësimit”, për t’i afruar ato me kriteret e konvergjencës.

Edhe propozimet e Junckerit për reformimin e Eurozonës dallohen nga idetë e Macronit dhe të Merkelit. Edhe ai dëshiron një ministër të ri të ekonomisë dhe të financave, por ai duhet të vijë nga radhët e Komisionit, jo të zgjidhet nga qeveritë e Eurozonës. “Nuk kemi nevojë për struktura paralele”, tha Juncker.

Brexit nuk është e ardhmja e Evropës

Fjala e Presidentit të Komisionit nuk mbaron pa përmendur shkurt edhe Brexit. Ai thotë se Brexit është një moment tragjik i historisë sonë. “Ne shprehim keqardhje (për Brexit) dhe unë besoj se do të pendoheni për të”, i drejtohet ai direkt Britanisë së Madhe. Por shkëputja e Britanisë së Madhe nuk do të përcaktojë të ardhmen e Evropës. Këtë ai do ta theksojë në një takim të posaçëm të nivelit të lartë, që do të zhvillohet në 30 mars 2019, në ditën kur BE do të vazhdojë punën si bashkim i 27 shteteve.

Tags: Barbara Wesselbashkimi evropianDeutsche WelleeurozonaKu po shkonTurqia

TË LIDHURA

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina
Aktualitet

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina

22:06 | 08/01/2026
Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje
Aktualitet

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

21:45 | 08/01/2026
Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë
Aktualitet

Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

21:20 | 08/01/2026
Next Post
Si po përpiqet Berisha që të shpëtojë Bashën

Si po përpiqet Berisha që të shpëtojë Bashën

KOMBINAT/ Përurohet shkolla “Betim Muço”, zgjidh problemin e mësimit me dy turne

KOMBINAT/ Përurohet shkolla “Betim Muço”, zgjidh problemin e mësimit me dy turne

E ardhmja plot shkëlqim e makinave elektrike (Foto)

E ardhmja plot shkëlqim e makinave elektrike (Foto)







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina
Aktualitet

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina

by mirseda
22:06 | 08/01/2026
0

Zjarr apokaliptik duket ky që ka përfshirë mbrëmjen e sotme mbi 50 magazina që tregtojnë veshje në...

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

21:45 | 08/01/2026
Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

21:20 | 08/01/2026
Lotët e Mateos prekën publikun: Historia e dhimbshme pas shpërthimit emocional në Big

Lotët e Mateos prekën publikun: Historia e dhimbshme pas shpërthimit emocional në Big

21:04 | 08/01/2026
Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

20:59 | 08/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com