Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

“Ku është trupi i Jamalit”? Erdogan i vënë në siklet: Do përballemi me probleme serioze!

7 vjet ago
in Bota, Kryesore, Rajoni, Të Gjitha
Erdogan: Bojkot për prodhimet elektronike nga SHBA

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një artikull për gazetën amerikane “The Washington Post” në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi tha se “Askush të mos marrë më guximin të kryejë një krim të tillë në territorin e një aleati të NATO-s. Nëse e injorojnë këtë paralajmërim do të përballen me probleme shumë serioze” transmeton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan për gazetën “The Washington Post” ka shkruar një artikull me titull “Ka ende shumë pyetje që Arabia Saudite duhet të japë përgjigje rreth vrasjes së Jamal Khashoggi”.

Askush nuk e ka parë më gazetarin saudit Jamal Khashoggi që prej dates 2 tetor ku ai hyri për procedurat e martesës në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, ka deklaruar Erdoğan duke shprehur “Turqia brenda periudhës 2 mujore që ka kaluar ka përdorur të gjitha mundësitë që ka për të zbardhur të gjitha detajet mbi ngjarjen e ndodhur. Si rezultat i përpjekjeve tona e gjithë bota ka mësuar se Jamal Khashoggi është vrarë nga një njësi vrasësish me gjakftohtësi. Është zbuluar saktësisht se vrasja ka qenë e planifikuar më parë”.

– “Ku është trupi i Jamalit”?

Qartësimi i të gjitha detajeve të kësaj ngjarjeje të urryer është shumë e rëndësishme, theksoi Erdoğan duke shprehur më tej se : “Gjetja e përgjigjeve të disa pytjeve që nuk janë më të pa-rëndësishme se këto detaje, do të sigurojë që të kuptojmë më mire këtë ngjarje të urryer. Ku është trupi i Jamalit? Kush është ‘bashkëpuntori lokal‘ për të cilin autoritetet saudite pretendojnë se ia kanë dorëzuar trupin? Kush e ka dhënë urdhërin për vrasjen e këtij njeriu? Fatkeqësisht autoritetet saudite refuzojnë t‘i përgjigjen këtyre pyetjeve. Ne e dimë se autorët e vrasjes (së gazetarit Jamal Khashoggi) janë brenda 18 të dyshuarve të kapur në Arabinë Saudite. Dimë po ashtu se këto persona kanë ardhur për të përmbushur urdhërin e dhënë ndaj tyre për të “vrarë Khashoggi-n dhe për tu larguar nga Turqia”. Ne gjithashtu e dimë mirë se urdhëri për masakrimin e Jamal Khashoggit ka ardhur nga autoritetet më të larta të qeverisë saudite”

Disa persona e shikojnë këtë si një “problem që do të harrohet me kalimin e kohës”, bëri të ditur Erdoğan, i cili ndër të tjera theksoi se “ Por ne do t’i vazhdojmë t’i bëjmë këto pyetje, të cilat janë shumë të rëndësishme edhe për hetimin penal në Turqi, por edhe për familjen dhe të dashurit e Khashoggi. Një muaj pas vrasjes së tij, ende nuk e dimë se ku është trupi i tij. Më së paku, ai meriton një varrim në përputhje me parimet islame. Ne i detyrohemi familjes dhe miqve të tij, duke përfshirë kolegët e tij të mëparshëm në gazetën “The Washington Post”, për t’u dhënë atyre një mundësi që ata ti japin lamtumirat dhe të kryejnë respektet e tyre ndaj këtij njeriu të nderuar.

– “Është e pamundur të besoj që urdhërin për vrasjen e Jamal Khashoggi ta ketë dhënë mbreti Selman”.

Ne kemi ndarë provat që kemi me miqtë dhe aleatët tanë, kryesisht me Shtetet e Bashkuara tha Erdoğan, duke vazhduar ndër të tjera në artikullin e tij :

“Derisa vazhdojmë të kërkojmë përgjigje, dëshiroj të theksoj se Turqia dhe Arabia Saudite gëzojnë marrëdhënie miqësore. Është e pamundur të besoj që urdhërin për vrasjen e Jamal Khashoggi ta ketë dhënë mbreti Selman. Prandaj, nuk ka asnjë arsye për të besuar se vrasja e tij pasqyron politikën zyrtare të Arabisë Saudite. Në këtë kuptim, do të ishte gabim që vrasja e Khashoggi të shihet si një “problem” midis dy vendeve. Sidoqoftë, duhet të shtoj se miqësia jonë me Rijadin, e cila bazohet në një kohë të gjatë, nuk do të thotë se ne do të bëjmë një sy të verbër ndaj vrasjes së paramenduar që u krye para syve tanë”.

Pasi nënvizoi se nuk ka asnjë shpjegim për vrasjen e Khashoggi, presidenti Erdoğan ka komentuar se “Sikur ky krim të bëhej në Shtetet e Bashkuara apo në ndonjë vend tjetër, autoritetet në ato vende do të zbardhin ngjarjen e ndodhur. Ne nuk mund të mbajmë një qëndim ndryshe. Askush nuk duhet të marrë më guximin të kryejë një krim të tillë në territorin e një aleati të NATO-s. Nëse e injorojnë këtë paralajmërim do të përballen me probleme shumë serioze”.

– “Shkelja e Konventës së Vjenës”

“Vrasja e Khashoggit është një shkelje dhe abuzim i Konventës së Vjenës për çështjet konsullore. Nëse përgjejgësit nuk ndëshkohen do të përbëjë një shembull shumë të rrezikshëm në të ardhmen. Për këtë arsye jemi habitur dhe shprehim keqardhje që disa zyrtarë sauditë në vend që ti shërbejnë kauzës së drejtësisë në përputhje me miqësinë tonë kanë treguar prëpjekje për të mbuluar krimin e planifikuar ku Khashoggi është viktimë. Është shqetësuese që Riadi i cili ka kapur 18 personat e dyshuar nuk ka ndërmarrë asnjë hap ndaj konsullit saudit që gënjeu median dhe për një kohë të shkurtër është larguar nga Turqia. Po ashtu është për të ardhur keq edhe për prokurorin saudit i cili erdhi në Stamboll dhe u takua me homologun e tij dhe refuzoi të ofrojë mbështetje për hetimin dhe madje as nuk iu përgjigj edhe pyetjeve më të thjeshta. Ftesa e tij për prokurorët turq për bisedime në Arabinë Saudite vlerësohen e pashpresë dhe si një taktikë për zgjatje të qëllimshme”, shprehet Erdoğan.

Në artikullin e tij pasi ka vënë theksin se është e nevojshme të zbulohet se çfarë ka në prapaskenë vrasja e Khashoggit, presidenti Erdoğan artikullin e tij e ka përfunduar me “Ashtu siç sakandali Watergate është më i madh se një ngjarje vjedhjeje dhe se sulmet terroriste të 11 shtatorit nuk janë vetëm disa persona që grabitën avionë edhe në vrasjen e Jamal Khashoggi kanë gisht më shumë se vetëm disa punonjës të sigurisë. Si anëtarë të komunitetit ndërkombëtar me përgjegjësi jemi të detyruar që të zbulojmë kukullat në vrasjen e Jamalit dhe se kujt i besojnë këto zyrtarë sauditë që kanë kryer këto veprime dhe janë përpjekur për të mbuluar këtë ngjarje”.

/AA/

TË LIDHURA

“Gjobë false”/ Paralajmërim për faqe mashtruese që imitojnë Policinë e Shtetit
Aktualitet

“Gjobë false”/ Paralajmërim për faqe mashtruese që imitojnë Policinë e Shtetit

16:20 | 21/01/2026
Serbia po armatoset me shpejtësi, Vuçiç: Bota po shkon në një drejtim të çmendur
Rajoni

Serbia po armatoset me shpejtësi, Vuçiç: Bota po shkon në një drejtim të çmendur

14:47 | 21/01/2026
Netanyahu pranon të bashkohet në Bordin e Paqes, disa vende i thonë “jo” ftesës së Trump
Bota

Netanyahu pranon të bashkohet në Bordin e Paqes, disa vende i thonë “jo” ftesës së Trump

14:45 | 21/01/2026
Next Post
Uji në shishe iu merr jetën/ Nga 6 lloje të analizuara, tre me infeksione fekale

Uji në shishe iu merr jetën/ Nga 6 lloje të analizuara, tre me infeksione fekale

“Pse nuk na japin djalin shqiptarët”, fjalët rrëqethëse të nënës së Kacifas

"Pse nuk na japin djalin shqiptarët", fjalët rrëqethëse të nënës së Kacifas

Ngjarja në Bularat/ Shqipëria bllokon oficerin grek: S’ke punë në hetime!

Ngjarja në Bularat/ Shqipëria bllokon oficerin grek: S'ke punë në hetime!







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026
Tension dhe përplasje në “Elbasan Arena”, hidhen edhe stolat

Tension dhe përplasje në “Elbasan Arena”, hidhen edhe stolat

18:38 | 14/01/2026




TË FUNDIT

“Gjobë false”/ Paralajmërim për faqe mashtruese që imitojnë Policinë e Shtetit
Aktualitet

“Gjobë false”/ Paralajmërim për faqe mashtruese që imitojnë Policinë e Shtetit

by mirseda
16:20 | 21/01/2026
0

Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik ka lëshuar një apel për qytetarët, duke i paralajmëruar për raste...

Serbia po armatoset me shpejtësi, Vuçiç: Bota po shkon në një drejtim të çmendur

Serbia po armatoset me shpejtësi, Vuçiç: Bota po shkon në një drejtim të çmendur

14:47 | 21/01/2026
Netanyahu pranon të bashkohet në Bordin e Paqes, disa vende i thonë “jo” ftesës së Trump

Netanyahu pranon të bashkohet në Bordin e Paqes, disa vende i thonë “jo” ftesës së Trump

14:45 | 21/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
Si duket Korpusi i ri modern i Laboratorëve të ISHP-së

Si duket Korpusi i ri modern i Laboratorëve të ISHP-së

14:38 | 21/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com