Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane si drejtues të grupit kriminal. Tre shqiptarët të moshave 37, 38 dhe 39 vjeç, akuzohen për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen. Përveç zbulimit të një laboratori për përgatitjen e drogës, u sekuestruan gjithashtu afërsisht dy kilogramë kokainë.
Siç raportohet tre shqiptarët shkonin rregullisht për të prerë kokainë të pastër me acid dhe pluhur, pastaj për ta rishitur atë në treg për një fitim më të lartë, pas përpunimit dhe përzierjes. Pasditen e së martës së kaluar, hetuesit nga Milano dhe Piacenza gjurmuan dy burra në dy makina të cilët, pasi ndaluan në një bar në Pontenure, u drejtuan për në shtëpinë në fermë.
Atje, ata u vunë re nga oficerët e policisë, së bashku me një tjetër italian, duke pastruar dhe zhvendosur pajisjet e prerjes së drogës përpara se të hipnin përsëri në makinat e tyre përkatëse dhe t’ia dorëzonin kokainën një blerësi aty pranë. Pas kontrolleve personale dhe në shtëpi, policia zbuloi një laborator të plotë për përgatitjen e drogës.
Brenda shtëpisë në fermë, ata sekuestruan gati dy kilogramë kokainë, një kilogram përzierës, detergjentë, një furrë elektrike dhe peshore precize. Një kontroll i mëtejshëm i automjetit të njërit prej personave të arrestuar çoi në sekuestrimin e gati 4000 eurove cash, që besohet të jenë të ardhura nga trafiku i drogës.