Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Vlorë, ku është pritur nga kryetari i bashkisë, gjithashtu nga Pirro Vengu, dhe ministri Bledi Çuçi. Teksa zbriste nga makina për të inspektuar procesin e nisur për lirimin e hapësirave publike në Lungomare, Rama u prit me duartrokitje nga qytetarët.
Në një koment të djeshëm, kryeministri theksoi se aktivitetet e bizneseve, sidomos lokaleve, kishin zaptuar trotuaret dhe i kishin bllokuar ato për këmbësorët. Pas ultimatumit 48-orësh të dhënë në rrjetet sociale, aksioni për heqjen e bizneseve që shfrytëzojnë paligjshëm hapësirat publike ka nisur në mesnatë
Rama theksoi se ky aksion është i nevojshëm për të përmirësuar shërbimet dhe për të sjellë Lungomaren në përputhje me imazhin e “Shqipërisë Turistike”.
Ai e konsideroi Lungomaren si model për një qytet bregdetar modern dhe theksoi se duhet të shërbejë si shembull për dizajnin e vijës bregdetare.















