Henri IV i Spanjës, i njohur si: ”Impotenti” për shkak të dobësisë së tij, si në fron ashtu edhe në dhomën e gjumit, vdiq në vitin 1474. Pasoi një luftë e gjatë dhe jopërfundimtare për fronin, mes përkrahësve të trashëgimtares 13-vjeçare të Henrit, Juana de Trastámara, dhe një fraksioni të udhëhequr nga princesha Izabel e Kastiljes dhe burrit të saj, Ferdinandit të Aragonës.
Portugalia, antagonistja shumë më e vogël e Spanjës tashmë prej shekujsh, u bashkua me besnikët e Henrit. Lufta civile përfundoi në vitin 1480, me Traktatin e Toledos, ku Portugalia hoqi dorë nga mbështetja për Juanën; në këmbim, Izabela dhe Fernando premtuan të mos shkelnin rrugët tregtare të Atlantikut jugor, të cilat Portugalia kishte kohë që po i studionte dhe dëshironte të vendoste mbi to monopolin e vet.
Traktati nuk vlejti shumë
Spanja filloi menjëherë të shkelte Traktatin e Toledos. Tregtia e artë e Portugalisë me Ganën ishte një joshje e madhe, por spanjollët u tunduan gjithashtu nga dija e çmuar që Portugalia kishte mbledhur me përpikëri mbi rrymat, territoret, erërat dhe trupat qiellorë, në lidhje me rajonet e Atlantikut. Portugezet qenë shumë të avancuar në shkencat e gjeografisë dhe të lundrimit, që kishin të bënin me Oqeanin Atlantik, si në jug ashtu edhe në perëndim të Portugalisë.
Ndërkohë, Johani II u ngjit në fronin e Portugalisë në vitin 1481, duke ndryshuar politikat e babait të tij, një tjetër sundimtar i dobët i mesjetës së vonë, që do t’i jepte pasuri dhe privilegjeve të tepruara fisnikërisë. Familjet e mëdha të kësaj shtrese u rebeluan, por Johani II qe një diplomat i zgjuar, me aleanca të fuqishme mes urdhrave ushtarakë dhe fetarë në të gjithë Evropën, së bashku me një rrjet të gjerë spiunësh. Ai i futi në kurth kundërshtarët e tij, duke kapur dhe ekzekutuar udhëheqësin e rebelimit.
Konspiracioni
Mbretëresha Izabel përkrahu tradhtarët në Portugali, pasi mori premtimin e tyre për të anuluar Traktatin e Toledos. Kur u zbulua komploti, tradhtarët e shumtë në rradhët e fisnikërisë portugeze u arratisën në Spanjë, ku gjetën azil dhe bazën për të vazhduar luftën e tyre kundër Johanit II. Në mesin e tradhtarëve qenë dy nipërit e gruas së Kristofor Kolombit – i cili do të sakrifikojë 20 vitet e ardhshme të jetës së tij për t’iu bashkuar këtij eksodi, duke u shtirur sikur dezertoi tek armiku më i egër i mbretit portugez.
Lufta ishte aq e zjarrtë, saqë pas një rasti tjetër kur agjentët e tij e informuan, Johani II do të ekzekutonte personalisht kunatin e vet, Dukën e Viseut, ndërsa kërcënoi se do të dënonte edhe gruan e tij për tradhti, për shkak se ajo po qante mbi trupin e pajetë të vëllait të saj.
Nëna e të gjitha sekreteve
Tashmë është vërtetuar se prova e armiqësisë midis Kolombit dhe Johanit II, ishte e fabrikuar. Kolombi qe në fakt një anëtar i rrethit të brendshëm të mbretit, përveçse një nga më marinarët më të kalitur në mesin e gjithë marinarëve portugezë.
Pas dezertimit të tij të rremë në Spanjë, Kolombi mori pjesë në tri takime sekrete me Johanin II, i dyti në vitin 1488, duke u nxitur nga nëna e të gjitha sekreteve detare: Dias kishte rrethuar Kepin e Shpresës së Mirë, duke zbuluar kësisoj rrugën më të shkurtër për të shkuar në Indi nëpërmjet detit.
Tashmë Grali i Shenjtë i të gjitha rrugëve tregtare, qe një rrugë detare për pasuritë e Indisë – diçka kjo e detyruar për shkak se Krishtërimi ishte në luftë me Islamin, dhe ushtritë myslimane kishin bllokuan rrugët shumë më të shkurtra tokësore në të gjithë Lindjen e Mesme. Ajo që detarët më të njohur portugezë e dinin ishte sekreti kryesor, një çmim shkencor për spiunazhin ndërkombëtar.
Portugezët ishin evropianët e parë që ndërmorën ekspedita në kërkim të Ekuatorit, dhe ku mbërritën rreth vitit 1470, duke zbuluar në të njëjtën kohë ishujt Sao Tome dhe Principe. Deri në vitin 1485, teknikët portugezë kishin shpikur harta dhe tabela – në bazë të lartësisë së diellit në Ekuator – që u mundësonin lundruesve të përcaktonin vendndodhjen e tyre gjatë ditës.
Ndërsa Johani II po e mbante Kolombin të përditësuar me të gjitha zhvillimet më të fundit mbi shkencën detare, ai ishte duke përhapur në të njëjtën kohë dezinformacione diku tjetër – mes miqve dhe armiqve – sikur portugezët qenë ende në kaos mbi gjithçka. Agjentët e mbretit shpenzuan shumë vite, duke ndjekur tradhtarët më të rëndësishëm në Spanjë, Francë dhe Angli.
Ndërkohë si Kolombi, ashtu edhe nipi i tij Don Lopo de Albukerk (Konti i Penamakorit) u larguan nga Portugalia në të njëjtën kohë, u strehuan në oborrin mbretëror të Izabelës nën identitete të rreme, dhe nxitën pushtimet e monopoleve portugeze të Atlantikut nga brigjet e huaja.
Lopo u ndoq këmba-këmbës dhe në fund u vra në Sevilje; ndërkohë Kolombi i shkroi fshehurazi letra mbretit portugez gjatë qëndrimit 8-vjeçar në Spanjë, u ndal në Portugali gjatë 3 udhëtimeve të tij, dhe i gënjeu monarkët spanjollë mbi këto kontakte sekrete.
Një identitet sekret
Kristofor Kolumbi, është pseudonimi i ngatërruar i një fisniku portugez shumë të pasur, dhe një detari shumë të aftë. Antidoti ndaj gjithë konfuzionit të mëvonshëm në lidhje me identitetin dhe karakterin e vërtetë të këtij njeriu, është thjesht pranimi se lajmi i “zbulimit” të tij, që ngjau si një rrufe në pjesën tjetër të Evropës, nuk ishte asgjë më shumë se sa publikimi i informacioneve që portugezët kishin grumbulluar për dekada të tëra, të mbushura me insinuatat se Spanja kishte zbuluar rrugën më të shkurtër drejt Indisë.
Dardha bie nën dardhë
Kjo perspektivë e re mbi Kolombin – si një agjent i dyfishtë portugez – rezulton në një ndryshim të madh të paradigmës. Të gjitha gënjeshtrat e thëna nga Kolombi, familja e tij dhe kronikanët mbretërorë, fillojnë papritmas të kenë kuptimin e elementëve të dizenjuar nga një arkitekt i vetëm, Mbreti Johani II.
Është e jashtëzakonshme që vala e tradhtive që ndodhën në Portugali gjatë gjysmës së viteve 1480 – duke e angazhuar aq shumë mbretëreshën Izabel dhe Kolombin – nuk ka qenë kurrë e lidhur nga historianët portugezë me biografinë e Kolombit. Megjithatë, asnjë historian serioz sot, nuk e pranon që Kolombi ishte i evropiani i parë që mbërriti në Amerikë.
Nuk ka asnjë justifikim për të mbështetur pretendimin e vjetruar pseudo-historik, se Kolombi shpiku idenë e lundrimit në perëndim, ose që ai besonte vërtetë se do të shkonte në Indi. Pasi patën eksploruar tokat perëndimore nga Kanadaja në Argjentinë, portugezët e kuptuan se nuk mund të kishin porte tregtare të përhershme, pa mallra të gatshme komerciale, dhe për pasojë s’kishte ndonjë potencial tregtar për ta krahasuar me atë të Indisë.
Kolombi dhe bashkëpunëtorët e tij të shumtë në Spanjë, të identifikuar lehtësisht në retrospektivë, i ruanin këto sekrete me besnikëri, sekrete që duhej të ishin tejet të fshehta, nëse do të duhej që t’i udhëzonin monarkët spanjollë gjoja në drejtim të Indisë.
Përshtati për Tirana Today, Alket Goce