Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Krijohet lazeri që zbulon sekretet e materies

9 vjet ago
in Të Gjitha, Teknologji
Krijohet lazeri që zbulon sekretet e materies

Lazeri më i madh në botë me rreze X (European XFEL) do të inaugurohet të premten në Gjermani duke i mundësuar shkencëtarëve të analizojnë në thellësi sekretet e materies duke shpresuar në përparime të konsiderueshme kryesisht në biologji dhe mjekësi.

Kjo pajisje shumë e sofistikuar, e mbështetur nga 11 vende, kryesisht nga Gjermani dhe Rusia, por edhe Franca dhe Zvicra, shtrihet në 3,4 kilometra në periferi të Hamburgut.

“Ky është burimi më i madh dhe më i fuqishëm me rreze X të fabrikuara nga njeriu në botë”, deklaroi Olivier Napoly i CEA (Komisariati i Energjisë Atomike) franceze, që ka marrë pjesë në ndërtimin e kësaj pajisjeje.

Lazeri Evropian me Elektrone të Lira dhe Rreze X (X-Ray Free Electron Laser) përbëhet nga shumë tunele nëntokësore nga të cilët një prej tyre, që arrin deri në 38 metra nën tokë, ka një përshpejtues të gjatë me elektrone.

Ky lazer X mund të prodhojë deri në 27 000 blice me rreze X në sekondë. Një sasi me të vërtetë gjigante nëse krahasohet me 120 blice në sekondë që krijon një lazer i të njëjtit lloji në SHBA apo 60 blice që prodhohen nga një tjetër në Japoni, shkruan ATA.

“Lazeri evropian me lektrone të lira dhe rreze X do të ketë ndriçimin mesatar më të lartë në botë”, deklaroi Robert Feidenhans, presidenti i këshillit të administrimit të “European XFEL”.

Shkëlqimi mat numrin e fotoneve (grimca të dritës) të gjeneruara në një madhësi të caktuar vale.

“Në maksimumin e tij, shkëlqimi i lazerit European XFEL do të jetë një miliard herë më i lartë se ai i burimeve më të mira të rrezeve X aktuale”, garantoi konceptuesi i tij.

Kjo pajisje është si një kamera dhe një mikroskop dhe do të mundësojë që të vërehen detajet më të vogla dhe procese asnjëherë të vazhguara ndonjëherë në botën nanometrike”, shtoi Robert Feidenhans.

“Aplikimet do të jenë të shumta, nga mjekësia tek biologjia, duke kaluar nga kimia dhe shkenca e materialeve”, tha ai.

Falë shkëlqimit të tij të jashtëzakonshëm, shkencëtarët do të mund të vëzhgojnë viruset në nivel atomi, të deshifrojnë përbërjen molekulare të qelizave, të marrin imazhe në tre dimensione të botës nanometrike dhe të studiojnë procese të ngjashme me ato që ndodhin në brendësi të planeteve”, theksoi përgjegjësi i lazerit.

 

Tags: Krijohetlazerimateriessekretetzbulon

TË LIDHURA

Hakerat iranianë sulmojnë Gjykatën e Lartë, grupi “Homeland Justice”
Bota

Hakerat iranianë sulmojnë Gjykatën e Lartë, grupi “Homeland Justice”

08:46 | 31/03/2026
Senati francez po shqyrton sot ndalimin e rrjeteve sociale për personat nën 15 vjeç
Bota

Senati francez po shqyrton sot ndalimin e rrjeteve sociale për personat nën 15 vjeç

12:13 | 25/03/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Next Post
Ndeshja e 2 shtatorit, Grezda: Jemi favoritë. Do japim gjithçka në fushë; I bindemi Panuccit

Ndeshja e 2 shtatorit, Grezda: Jemi favoritë. Do japim gjithçka në fushë; I bindemi Panuccit

Goditja e grupeve kriminale, Strazimiri: Të nisim nga vila në Surrel

Goditja e grupeve kriminale, Strazimiri: Të nisim nga vila në Surrel

Dybala, shpresa e fundit e Barcelonës

Dybala, shpresa e fundit e Barcelonës







JU REKOMANDOJMË

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Koncesioni për Aeroportin e Vlorës, SPAK ka dyshime për shkelje të barazisë
Aktualitet

Koncesioni për Aeroportin e Vlorës, SPAK ka dyshime për shkelje të barazisë

by mirseda
12:29 | 04/04/2026
0

Pas një viti hetimesh për koncesionin e aeroportit të Vlorës, SPAK ka dyshime të forta se është...

Gjendet i pajetë 60-vjeçari në Korçë, dyshimet e policisë

Gjendet i pajetë 60-vjeçari në Korçë, dyshimet e policisë

12:24 | 04/04/2026
Lëvizte i armatosur dhe me automjetin pa targa, në pranga 30-vjeçari në Laç

Lëvizte i armatosur dhe me automjetin pa targa, në pranga 30-vjeçari në Laç

12:19 | 04/04/2026
16-vjeçarja në Koplik largohet nga banesa, policia nis kërkimet për adoleshenten

16-vjeçarja në Koplik largohet nga banesa, policia nis kërkimet për adoleshenten

12:16 | 04/04/2026
Sulmohet me predhë centrali bërthamor në Iran, një viktimë. Shpërthime të fuqishme edhe në Khuzestan

Sulmohet me predhë centrali bërthamor në Iran, një viktimë. Shpërthime të fuqishme edhe në Khuzestan

12:15 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com