Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Krasniqi: Të ndiqen penalisht vjedhësit e votave të 25 qershorit

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Krasniqi: Të ndiqen penalisht vjedhësit e votave të 25 qershorit

PROCESI I NUMERIMIT TE VOTAVE - Komisionere, gjate numerimit te fleteve te votimit, per zgjedhjet e pergjithshme parlamentare, ne Komisionin e Zones se Administrimit Zgjedhor, KZAZ 35, ne njesine nr. 5, i vendosur ne palestren e shkolles e 9 vjecare Vasil Shanto ne Tirane. /r/n/r/nVOTE COUNTING PROCESS - Election officials count votes of the general election in Albania, which could determine its chances of joining the European Union, in Tirana on June 26, 2017. Preliminary results from over a third of polling stations showed the Socialists taking half the votes in Sunday's legislative elections, with their main rivals in the centre-right Democratic Party taking 28 percent.

Analisti dhe drejtuesi i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi u ka drejtuar një kërkesë kryeministrit Rama, presidentit Nishani, kryeparlamentarit Ilir Meta dhe kreut të KQZ-së, Klement Zguri, që të ndiqen penalisht të gjithë ata që kanë vjedhur apo devijuar votën.

Krasniqi thekson se ngjarjet e fundit, ku janë evidentuar vjedhja e votës janë të papranueshme ndaj sipas tij, duhet të nisë një proces verifikimi dhe hetimi i gjithanshëm.

Kërkesa

Duke vlerësuar përpjekjet e institucioneve për të shënuar progres në të gjitha fazat e zhvillimit dhe administrimit të zgjedhjeve parlamentare 2017, në emër të Institutit të Studimeve Politike ju drejtohemi me kërkesën e mëposhtme:

Gjatë procesit të ri-numërimit të votave në disa qendra votimi në Tiranë, sipas kërkesës së subjekteve elektorale PS dhe PDIU, por edhe gjatë raportimeve të medias javën e fundit janë konstatuar raste të shumta të shkeljeve të Kodit Zgjedhor në fazën e administrimit të votave në Tiranë. Në më shumë se 60% të qendrave të verifikuara u gjetën devijime midis rezultatit të pasqyruar në procesverbalin e numërimit dhe gjendjes faktike të votave në kutitë e votimit. Media vijon të raportojë raste të tjera, të cilat e bëjnë fenomenin më shqetësues. Këto parregullsi, megjithëse në përmasa ende të pamatshme lidhur me rezultatin final të zgjedhjeve, cenojnë integritetin e zgjedhjeve dhe vlerat e votës. Ato përbëjnë krim penal, një devijim të papranueshëm nga standardet demokratike të zgjedhjeve dhe një akt të rëndë minues ndaj besimit publik tek demokracia përfaqësuese.

Kodi Penal në RSH, neni 326 përcakton se “falsifikimi, shpërndarja ose përdorimi i fletëve të votimit, i dokumenteve dhe materialit zgjedhor, me qëllim ndryshmin e rezultatit të zgjedhjeve nëpërmjet paraqitjes në to të të dhënave, që dihen se janë të pasakta, zëvendësimi i të saktave me të rreme ose nëpërmjet futjes në kuti të fletëve të votimit në mënyrë të paligjshme dënohet me burgim nga një gjer në pesë vjet. Po kjo vepër kur kryhet nga personat që kanë për detyrë të administrojnë procesin zgjedhor, ose ka sjellë pasoja të rënda në mbarëvajtjen e votimit, ka cenuar integritetin e rezultatit të zgjedhjeve apo ka sjellë pavlefshmërinë e tyre, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet”.

Mbi bazën e këtij neni, dhe detyrimeve të tjera që burojnë nga Kushtetuta dhe legjislacioni zgjedhor në Shqipëri, ju apelojmë:

Mbi bazën e fakteve të deritanishme KQZ, partitë politike dhe institucionet që përfaqësoni, të depozitojnë kallëzim penal pranë organeve të hetimit për të gjithë numëruesit përgjegjës për devijimin e votave dhe falsifikimin e rezultateve. Nëse kjo nuk ndodh, prokuroria të nisë hetimet mbi bazën e faktit publik dhe në dobi të interesit publik.

Mbi bazën e fakteve të deritanishme KQZ të iniciojë një proces të brendshëm verifikimi të të gjithë materialit zgjedhor, paralele me procesin e shpalljes së rezultatit final të zgjedhjeve. Përmes këtij procesi, i cili mund të marrë kohë në administrim, lexohet vota reale dhe sidomos rastet e deviacionit, të cilat duhet të trajtohen sipas ligjit, si vepra penale.

Mbi bazën e fakteve të deritanishme dhe atyre që mund të rezultojnë në vijim, partitë politike përgjegjëse duhet të distancohen publikisht nga përfaqësuesit e tyre të përfshirë, si dhe të përjashtojnë nga anëtarësia këto që ka shkelur ligjin dhe rregullat etike.

Mbi bazën e fakteve të deritanishme dhe atyre që mund të rezultojnë në vijim, Këshilli i Ministrave dhe institucionet përgjegjëse, të rivlerësojnë marrëdhëniet e punës me çdo individ komisioner e numërues që ka kryer vepër penale në fazën e administrimit zgjedhor.

Mbi bazën e fakteve të deritanishme dhe atyre që mund të rezultojnë në vijim të deklarohet vullneti politik për ngritjen në shtator të një komisioni AD-HOC shtetëror, me përbërje 50% përfaqësues politike dhe 50% me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, për të analizuar të gjitha shkeljet e procesit dhe për të propozuar masa ligjore e administrative për të ardhmen.

Mbi bazën e fakteve të deritanishme të gjitha institucionet e përfshira në këtë problematikë, të reagojnë zyrtarisht dhe publikisht, të analizojnë përgjegjësinë dhe të marrin përgjegjësi, kohë përpara publikimit të raportit përfundimtar të zgjedhjeve nga Misioni i ODIHR/OSBE për zgjedhjet e vitit 2017 në Shqipëri.

Nuk ka dhe nuk mund të ketë investim më negativ për imazhin e vendit, për interesat e tij afatgjata, për besimin publik tek demokracia dhe institucionet, sesa cenimi, deformimi dhe trafikimi politik apo klientelist i votës së fshehtë të qytetarëve shqiptarë. Pas 27 vitesh tranzicion drejt demokracisë kjo përvojë zhgënjyese mbetet trashëgimia më negative e klasës politike, dështimi më i madh i partive politike që kanë monopolin në administrimin zgjedhor, si dhe pengesa jonë më e madhe për të kaluar në një stad tjetër të demokracisë.

Instituti i Studimeve Politike beson shumë në gjykimin dhe reagimin tuaj institucional, dhe e vlerëson atë si një akt përgjegjësie ndaj rendit kushtetues, parimeve të demokracisë dhe sfidave tona të sotme e të ardhshme si shtet e shoqëri.

Me konsideratë, Afrim Krasniqi

Drejtor Ekzekutiv

Tags: 25 qershoritKrasniqiTë ndiqen penalishtvjedhësitvotave

TË LIDHURA

Reshjet e dendura në Korçë, nivelit i ujit rritet
Aktualitet

Reshjet e dendura në Korçë, nivelit i ujit rritet

19:56 | 19/11/2025
Një javë pas ngjarjes në Rinas, policia ende pa prova që identifikojnë autorët
Aktualitet

Një javë pas ngjarjes në Rinas, policia ende pa prova që identifikojnë autorët

18:12 | 19/11/2025
Masakra në Manëz pas sherrit për kafenë, policia sekuestron armën që dyshohet se përdori Daniel Pepa
Aktualitet

Masakra në Manëz pas sherrit për kafenë, policia sekuestron armën që dyshohet se përdori Daniel Pepa

17:19 | 19/11/2025
Next Post
Faktet më interesante mbi trurin dhe funksionimin e tij

Faktet më interesante mbi trurin dhe funksionimin e tij

Fausti, humanisti që bëri pakt me Djallin

Fausti, humanisti që bëri pakt me Djallin

Rama di të kërkojë ndjesë; Tërheq thirrjen ndaj policisë

Rama ndryshon 360 gradë; Nga tepsia, lista e zezë deri te modernizimi i administratës shtetërore







JU REKOMANDOJMË

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025




TË FUNDIT

A mund ta shkaktojë mikrobioma e zorrëve autizmin? Ja çfarë tregojnë studimet e reja
shendetesi

A mund ta shkaktojë mikrobioma e zorrëve autizmin? Ja çfarë tregojnë studimet e reja

by mirseda
09:50 | 20/11/2025
0

A luan mikrobioma e zorrëve në fund të fundit një rol në manifestimin e çrregullimit të spektrit...

“BE është një perandori”, Rama intervistë për Euronews: Shqipëria i takon Europës.

“BE është një perandori”, Rama intervistë për Euronews: Shqipëria i takon Europës.

09:34 | 20/11/2025
Plani i Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Zelensky: Gati për paqe, jo për dorëzim

Plani i Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Zelensky: Gati për paqe, jo për dorëzim

09:12 | 20/11/2025
Osmani takim me krerët e partive politike, pritet caktimi i datës së zgjedhjeve

Osmani takim me krerët e partive politike, pritet caktimi i datës së zgjedhjeve

09:09 | 20/11/2025
Seanca maratonë, PS miraton në parim buxhetin 8.8 mld euro dhe paketën fiskale

Seanca maratonë, PS miraton në parim buxhetin 8.8 mld euro dhe paketën fiskale

09:00 | 20/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com