Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

KPA shkarkon kreun e Prokurorisë Lezhë, Altin Dumani: Erjon Shehaj, mangësi në ushtrimin e detyrës

8 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
KPA shkarkon kreun e Prokurorisë Lezhë, Altin Dumani: Erjon Shehaj, mangësi në ushtrimin e detyrës

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të shkarkojë nga detyra kreun e Prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj, duke rrëzuar vendimin e mëparshëm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që e kishte konfirmuar në detyrë. Ky vendim vjen pas ankimimit të bërë nga Komisioneri Publik, me pretendimin se prokurori Shehaj kishte shkelje serioze në pasuri dhe në profesionalizëm.

Gjatë seancës ku u shpall vendimi, trupi gjykues i KPA theksoi se Shehaj kishte cenuar garancitë proceduriale të personave të përfshirë në dosje penale dhe kishte dështuar të kryente veprimet e duhura hetimore në disa raste. Në katër çështje të analizuara, u evidentuan shkelje konkrete nga ana e tij, ndërsa në një rast tjetër, ku kishte konflikt interesi, përfshirja e tij çoi në pavlefshmëri të akteve të procesit penal.

Një nga arsyet më të forta që ndikoi në vendimin e KPA ishte përfshirja e drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, në seancën e 19 marsit, tashmë edhe në rolin e Komisionerit Publik. Dumani kërkoi shkarkimin e Shehajt duke e akuzuar për shkelje të rënda profesionale që kanë cenuar besueshmërinë e sistemit të drejtësisë dhe kanë penguar zhvillimin e hetimeve në çështje me rëndësi të veçantë.

Sipas Dumanit, Shehaj ka marrë vendime të paarsyeshme për të pushuar hetime pa kryer procedurat e nevojshme ligjore dhe pa analizuar me kujdes provat e çështjeve. Në një rast konkret, ai kishte mbyllur hetimin ndaj një të dyshuari për korrupsion të lartë, duke injoruar fakte dhe indicie që tregonin përfshirjen e tij në vepra penale.

Për më tepër, Dumani solli në vëmendje disa denoncime të tjera ndaj Shehajt, ku ai kishte dështuar të kërkonte masa sigurie ndaj personave nën hetim, duke i lënë ata të lëviznin të lirë pavarësisht provave të mjaftueshme për arrestimin e tyre. Sipas tij, kjo sjellje jo vetëm që ka dëmtuar imazhin e SPAK, por ka lëkundur edhe besimin e publikut në institucionet e drejtësisë.

Me këtë vendim, KPA i jep fund karrierës së Erjon Shehajt në drejtësinë shqiptare, duke e cilësuar të papërshtatshëm për të vijuar detyrën për shkak të shkeljeve të përsëritura dhe mungesës së integritetit profesional.

Në arsyetimet e KPA gjatë seancës së sotme ku edhe u mor vendimi theksohet se:

Erjon Shehaj nuk ka kryer veprime hetimore për dosjet dhe ka cenuar garancitë proceduriale të personave.
Lidhur me një nga çështjet trupi gjykues shprehet se nuk do të mbajë qëndrim, pasi çështja është për gjykim në Gjykatën e Lartë.

Për 4 raste trupa gjykues vlerëson se janë konstatuar shkelje nga ana e subjektit të rivlerësimit.

Në një nga procedimet Shehaj duhet të hiqte dorë pasi ishte në konflikt interesi. Përfshija e tij në këtë procedim ka shkaktuar pavlefshmëri të akteve të procesit penal.

Në seancën e 19 marsit drejtuesi i SPAK, Altin Dumani tanimë me kompetencat edhe të Komisionerit Publik, kërkoi shkarkimin e tij për shkelje të rënda profesionale. Dumani argumentoi se Shehaj kishte pasur mangësi serioze në ushtrimin e detyrës dhe se veprimet e tij kishin dëmtuar besueshmërinë e sistemit të drejtësisë, duke sjellë pasiguri dhe duke penguar hetimin e disa çështjeve të rëndësishme.

Dumani përmendi disa raste ku Shehaj kishte dështuar të ndiqte procedurat ligjore të parashikuara, duke e bërë të pamundur zhvillimin e hetimeve të thelluara dhe të plota. Sipas tij, prokurori Erjon Shehaj kishte marrë vendime të paarsyeshme për të pushuar hetimet, pa zbatuar kërkesat ligjore për mbledhjen e provave dhe pa shfrytëzuar mundësitë që ligji ofron për të bërë hetime të thelluara në disa çështje të mëdha.

Një nga shkeljet më të rënda të identifikuara nga Dumani ishte vendimi i Shehajt për të pushuar hetimin ndaj një individi të akuzuar për korrupsion të lartë, pa marrë parasysh faktet dhe provat që treguan se ky individ mund të kishte kryer vepra penale. Dumani theksoi se, në vend që të zhvillonte hetime të mëtejshme, Shehaj e kishte pushuar dosjen pa një analizë të detajuar të provave dhe rrethanave të çështjes.

Gjithashtu, Dumani solli në vëmendje disa denoncime të tjera që ishin bërë ndaj Shehajt, përfshirë rastet kur prokurori kishte lënë të pashfrytëzuara mundësitë për të kërkuar masat e sigurisë për individët që ishin në kërkim, duke i lënë ata të shëtisin lirisht, pavarësisht se ekzistonin prova të mjaftueshme për të kërkuar arrestimin e tyre. Kjo, sipas Dumanit, kishte krijuar një imazh të dobët të SPAK dhe kishte dëmtuar besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

TË LIDHURA

Motra e Ballukut u përplas me prokurorët e SPAK për shfuqizimin e masës së sigurisë
Aktualitet

Motra e Ballukut u përplas me prokurorët e SPAK për shfuqizimin e masës së sigurisë

15:09 | 22/11/2025
“A do ta zbatoni vendimin e GJKKO për Ballukun, apo do të sfidoni drejtësinë?”Pyetet para samitit
Aktualitet

GJKKO lë në fuqi vendimin për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku,

14:49 | 22/11/2025
Seanca në GJKKO/ Belinda Balluku dhe 2 vartësit dalin nga gjykata; masat e sigurisë mbeten në fuqi
Politikë

Seanca në GJKKO/ Belinda Balluku dhe 2 vartësit dalin nga gjykata; masat e sigurisë mbeten në fuqi

14:44 | 22/11/2025
Next Post
Rinovimi i Maignan, probleme në horizont, situata me Milanin

Rinovimi i Maignan, probleme në horizont, situata me Milanin

Justin Bieber bëri ftesë të hapur për këdo për bashkëpunim, por refuzon t’i përgjigjet reperit të njohur

Justin Bieber bëri ftesë të hapur për këdo për bashkëpunim, por refuzon t’i përgjigjet reperit të njohur

Zbardhen detaje nga ngjarja në Fier/ E plagosura dhe djali i saj, të afërm të Azgan Mërnicës, autorit të vrasjes së Novrus Cenaliajt

Zbardhen detaje nga ngjarja në Fier/ E plagosura dhe djali i saj, të afërm të Azgan Mërnicës, autorit të vrasjes së Novrus Cenaliajt







JU REKOMANDOJMË

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025




TË FUNDIT

Lufta në Ukrainë, bisedimet mes Kievit dhe SHBA-së për planin e paqes do të zhvillohen në Zvicër
Bota

Lufta në Ukrainë, bisedimet mes Kievit dhe SHBA-së për planin e paqes do të zhvillohen në Zvicër

by mirseda
16:10 | 22/11/2025
0

Sekretari i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare të Ukrainës njoftoi të shtunën se Ukraina do të...

Ish-polici i Kosovës lirohet nga paraburgimi në Serbi

Ish-polici i Kosovës lirohet nga paraburgimi në Serbi

15:38 | 22/11/2025
Motra e Ballukut u përplas me prokurorët e SPAK për shfuqizimin e masës së sigurisë

Motra e Ballukut u përplas me prokurorët e SPAK për shfuqizimin e masës së sigurisë

15:09 | 22/11/2025
“A do ta zbatoni vendimin e GJKKO për Ballukun, apo do të sfidoni drejtësinë?”Pyetet para samitit

GJKKO lë në fuqi vendimin për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku,

14:49 | 22/11/2025
Seanca në GJKKO/ Belinda Balluku dhe 2 vartësit dalin nga gjykata; masat e sigurisë mbeten në fuqi

Seanca në GJKKO/ Belinda Balluku dhe 2 vartësit dalin nga gjykata; masat e sigurisë mbeten në fuqi

14:44 | 22/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com