Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Kostoja për Rrugën e Arbrit do të rritet në 3.5 miliardë lekë”, BIRN: Koncesionet dhe PPP-të dështuan, tashmë pritet.

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
“Kostoja për Rrugën e Arbrit do të rritet në 3.5 miliardë lekë”, BIRN: Koncesionet dhe PPP-të dështuan, tashmë pritet.

Kryeministri, Edi Rama, Ministrja e Infrastruktures dhe Energjise, Belinda Balluku, Ministri i Drejtesise, Ulsi Manja ne ceremonine e hapjes provizorisht te Rruges se Arbrit, prane Tunelit te Murrizit. Ky aks rrugor do te jete rruga me e shkurter qe lidh Tiranen me Dibren, si dhe me veriun e Maqedonise, Dibren e Madhe, Tetoven dhe Shkupin. Rruga Arbrit parashikohet qe perfundimisht te mbyllet ne pranvere te vitit 2022 dhe eshte e gjate 75 km. /r/n/r/nPM Edi Rama, Minister of Infrastructure and Energy, Belinda Balluku, Justice Minister, Ulsi Manja at the provisional opening ceremony of Arbri Road, near the Murriz Tunnel. This road axis will be the shortest road connecting Tirana with Dibra, as well as with the Northern Macedonia, Dibra, Tetovo and Skopje. Arbri Road is expected to be finally finished in the spring of 2022 and is 75 km long.

Qytetarët shqiptarë pritet të paguajnë edhe më shtrenjtë vitin e ardhshëm një paketë kontratash të partneritetit publik-privat, tashmë famëkeqe për shkallë të lartë korrupsioni të hetuar në disa procedime penale nga SPAK. Sipas të dhënave të projekt-buxhetit 2024, kostoja e këtyre kontratave pritet të rritet në 14.3 miliardë lekë nga 13.1 miliardë këtë vit, pavarësisht se dy nga këto kontrata, incineratori i Fierit dhe ai i Elbasanit, janë shlyer tashmë tërësisht.

Kontrata më e shtrenjtë është ajo që parashikonte ndërtimin e Rrugës së Arbrit, kostoja e së cilës do të rritet vitin e ardhshëm në 3.5 miliardë nga 2.8 miliardë që po shpenzohen këtë vit. Rruga e Arbrit në total pritet t’i kushtojë qytetarëve 40.3 miliardë lekë me pagesa që do të vijojnë deri në vitin 2031. Qytetarët kanë paguar sakaq 15 miliardë lekë ndërsa kompania sipërmarrëse ka dështuar deri më sot të dorëzojë objektin sipas kontratës, ku pjesa kyçe, tuneli nën qafën e Murrizit, vijon të mos jetë operacionale edhe një vit e gjysmë pas skadimit të afatit fillestar.

Aktualisht qeveria nuk jep të dhëna se kur mundet që rruga të përfundojë së ndërtuari, pavarësisht se kompania sipërmarrëse ka marrë shtesë kontrate. Dhe jo vetëm kaq, por e njëjta kompani ka fituar një tender të titulluar “rivitalizimi i skarpatave”, gjë që efektivisht është shtesë mbi shtesën e kontratës për ndërtimin e këtyre pesëdhjetë kilometrave rrugë.

Ofrimi i Shërbimeve laboratorike spitalore, një koncesion që është aktualisht në hetim, është i dyti më i madh që do t’i kushtojë shqiptarëve 1.85 miliardë lekë, me një rritje 3% në krahasim me këtë vit.

Koncesioni i seteve kirurgjikale, për të cilin propozuesi dhe zëvendësministri janë aktualisht në paraburgim në pritje të gjykimit planifikohet të kushtojë 1.76 miliardë lekë, i pandryshuar nga viti i kaluar, ndërsa koncesioni i fushave të plehrave të Tiranës pritet të kushtojë 1.27 miliardë lekë, me rritje prej 23%. Landfilli i Sharrës, aktualisht në sekuestro preventive nga SPAK si objekt krimi, i siguron të ardhurat nga pagesat e buxhetit përmes kontratës koncesionare, nga pagesat e bashkive Durrës e të tjera si tarifë depozitimi si dhe nga tarifat e depozitimit për subjektet private. Megjithëse tashmë është e qartë se pronarët finalë të kontratës koncesionare janë biznesmenët në arrati Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, dhe se kontrata koncesionare nuk është zbatuar nga ana e kompanisë sa i përket investimeve të planifikuara, qeveria e kryeministrit Edi Rama nuk ka lëvizur për të anuluar kontratën apo për të ndërprerë pagesën apo për të zgjidhur problemin e plehrave në tërësi.

Rruga Milot – Morinë është një kontratë tjetër që i kushton taksapaguesve rreth 738 milionë lekë si pagesa të drejtpërdrejta nga buxheti përveç të ardhurave nga tarifat. Sipas të dhënave të bilancit të saj, kompania pati të ardhura në masën 1.16 miliardë lekë vitin e kaluar dhe fitime në masën 141 milionë lekë.

Shpenzimet e drejtpërdrejta të taksapaguesve për koncesionet pritet të rriten më tej në 15 miliardë lekë nëvitin 2025, sipas vlerësimeve të Ministrisë së Financave.

TË LIDHURA

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore
Aktualitet

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore

18:33 | 21/07/2025
Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit
Aktualitet

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

20:43 | 19/07/2025
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin
Aktualitet

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Next Post
U kap me kallashnikov në makinë në Lezhë, merret vendimi për Nikoll Sherrnikun

U kap me kallashnikov në makinë në Lezhë, merret vendimi për Nikoll Sherrnikun

Partizani arrin fitoren e 6-të radhazi në kampionat, mposht thellë Vllazninë

Partizani arrin fitoren e 6-të radhazi në kampionat, mposht thellë Vllazninë

“Shpresa është PD”, Berisha mesazh të rinjve: Ju merrni vendimin, Rama i’a mbath në Dubai

“Shpresa është PD”, Berisha mesazh të rinjve: Ju merrni vendimin, Rama i’a mbath në Dubai

JU REKOMANDOJMË

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

20:04 | 16/07/2025
“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025




TË FUNDIT

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore
Aktualitet

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore

by mirseda
18:33 | 21/07/2025
0

Gjykata e Apelit ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë- Dega në Lipjan, e cila më...

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025
Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

20:43 | 19/07/2025
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com