Pas tetë muajsh dogana shqiptare ka rikthyer në Morin procedurën e skanimit të autoboteve që transportojnë naftë nga Shqipëria drejt Kosovës.
Zenun Buçolli, shofer dhe Kryetari i Sindikatës të Autoboteve të Naftës të Kosovës thotë se çdo autobot me naftë duhet te kalojë në skaner.
Sipas tij, autobotët duhet t’i nënshtrohen peshimit dhe mostrave te naftës.
Përveç pritjes së gjatë për bërë skanerin problematikë tjetër për shoferët është edhe mungesa e një rrethrrotullimi në hyrje të kufirit.
Kreu i sindikatës kërkoi që të hiqen këto masa të cilësuara të panevojshme pasi sipas tyre e gjithë procedura kryhet në Durrës përfshire edhe zhdoganimin e naftës.
Në prill të këtij pas protestës së drejtuesve të autoboteve të naftës të mbajtur në kufirin Shqipëri-Kosovë, Dogana e Morinës dhe e Vërmicës arritën të gjejnë një dakordësi për të zgjidhur çështjen e skanimit të autoboteve që transportojnë nafte drejt Kosovës.
Pas negociatave u arrit dakordësia që në skaner të hyjnë vetëm autobotë të selektuar. Edhe këta gjithashtu tu bëhen analizat e naftës.