Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kosovo

Kosovë: Politikanët shfrytëzojnë vakumin kushtetues për konstituimin e Kuvendit

5 muaj ago
in Kosovo, Politikë
Kosovë: Politikanët shfrytëzojnë vakumin kushtetues për konstituimin e Kuvendit

Ekspertët e çështjeve juridike-kushtetuese paralajmërojnë për keqpërdorim të vakumit ligjor nga partitë parlamentare, të cilat po e zvarrisin pa afat konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Pavarësisht dhjetëra përpjekjeve, deputetët dështuan ta përmbyllin këtë proces, ndërsa partitë opozitare – Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe Lista Serbe – nuk propozuan anëtarë për komisionin që do të mundësonte votimin e fshehtë për kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

Haxhiu, deri më tash, nuk ka arritur t’i marrë 61 votat e nevojshme në votim të hapur, ndërsa partia e saj – Lëvizja Vetëvendosje – nuk ka pranuar ta zëvendësojë emrin e saj.
Kadri Kryeziu, ish-nënkryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kushtetuta nuk përcakton ndonjë afat të qartë kohor për konstituimin e Kuvendit dhe ky boshllëk, sipas tij, po keqpërdoret nga partitë politike.

“Hartuesit e Kushtetutës nuk kanë mundur ta parashihnin këtë devijim, këtë destruksion, i cili në suaza normale nuk është dashur të ndodhte”, thotë Kryeziu, duke iu referuar bllokimit të procesit.

Sipas tij, përgjegjësia kryesore bie mbi Lëvizjen Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, por nuk përjashtohen as partitë e tjera – PDK, LDK dhe AAK – që po kontribuojnë në zvarritjen e konstituimit.

Në të njëjtën linjë është edhe profesori i së Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu.

Ai thekson se partitë politike po e shfrytëzojnë boshllëkun kushtetues për të fshehur, siç thotë, “paaftësinë që ka partia që ka fituar më së shumti vota (Lëvizja Vetëvendosje) për formimin e institucioneve”.

Mungesa e një afati ligjor, sipas tij, ka krijuar hapësirë për luftë të ashpër politike dhe inate partiake.

“Në këtë rast, them se përgjegjësia është e të parit, fituesit relativ, por edhe e të tjerëve, pa dallim, sepse nuk janë të interesuar si klasë politike për shtet dhe institucione, por për pushtet, për rënie deri në skaj të absurdit, të inateve dhe betejave politike”, thotë Baraliu për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se po abuzohet edhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, i cili nuk jep udhëzime se çfarë ndodh nëse dështon zgjedhja e kryeparlamentarit dhe nuk përcakton afate të qarta për përmbylljen e konstituimit.

Kryeziu nuk e sheh si thelbësore vetëm çështjen e nominimit të kryetares së Kuvendit, por tërheq vërejtjen edhe për neglizhimin që partitë politike po i bëjnë interpretimit ligjor të situatës.

Ai kujton se seanca konstituive, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duhet të vazhdojë çdo 48 orë, por kjo, sipas tij, nuk mund të zgjatet pafund.

Ai thotë se, në rastin konkret, duhet të përdoren interpretimi ligjor logjik dhe ai verbal.

“Interpretimi logjik do të thotë se kjo (vazhdimi i seancës konstituive çdo 48 orë) mund të bëhet vetëm dy herë. Herën e parë mund të ketë probleme të natyrës teknike. Herën e dytë, kjo duhet të përfundojë”, thotë Kryziu.

Çdo vazhdim pas herës së dytë, shton ai, është “jashtë normave politike, morale, kushtetuese, rregullative etj.”.

Baraliu, në anën tjetër, thotë se keqpërdorimet në rastin e moskonstituimit të Kuvendit janë të njëpasnjëshme.

Ai thotë se partitë politike janë betonuar në pozicionet kundërshtuese lidhur me zgjedhjen e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare.

Sipas tij, deputetët duhet ta përdorin mandatin e tyre për të mirën e shtetit, institucioneve dhe qytetarëve, por ata po e keqpërdorin atë, duke penguar përfundimin e konstituimit të institucioneve.

Për më tepër, vlerëson Baraliu, partitë politike e kontrollojnë votimin e deputetëve, “duke mos i lejuar të votojnë sipas ndërgjegjes, bindjes dhe interesit shtetëror e institucional”, edhe pse Kushtetuta u garanton autonomi në vendimmarrje.

Kryeziu e përshkruan situatën aktuale të bllokimit të konstituimit të Kuvendit si gjendje të jashtëzakonshme.

Sipas tij, zgjidhja duhet kërkuar përmes marrëveshjeve politike ndërmjet partive, apo edhe në “shterimin e mjeteve politike dhe juridike të brendshme”.

“Mjetet shteren me presidenten e shtetit, sepse është faktor i unitetit. Duhet t’i thërrasë (partitë politike) dhe të këmbëngulë që t’i krijojnë institucionet”, thotë ai.

Kryeziu thotë, po ashtu, se presidentja ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese konstatimin nëse gjatë procedurës së konstituimit të Kuvendit janë shkelur dispozitat kushtetuese.

Nëse as kjo nuk funksionon, ai thotë se duhet pritur ndërhyrja e faktorëve të jashtëm, si për shembull e partnerëve ndërkombëtarë, të cilët mund të ndërmjetësojnë për tejkalimin e krizës.

Osmani ka mbajtur disa konsultime me udhëheqësit e partive politike, në përpjekje për të zgjidhur ngërçin, por pa sukses.

Radio Evropa e Lirë pyeti zyrën e saj nëse planifikon të ndërmarrë ndonjë hap, si adresimi në Kushtetuese, dhe është në pritje të përgjigjes.

Në fillim të këtij muaji, Osmani ka thënë se vonesa e konstituimit të Kuvendit e dëmton besueshmërinë e institucioneve dhe përparimin e vendit drejt agjendës euroatlantike.

Për Baraliun, rruga e vetme për të dalë nga bllokimi është përmes kompromisit dhe marrëveshjeve politike.

“Rrugëdalja është, ta themi shkurt, të ketë një marrëveshje politike. Të ketë racionalitet politik dhe logjik të sjelljes dhe qëndrimit – në kuptimin e pjekurisë politike dhe emancipimit demokratik”, thekson Baraliu.

Disa politikanë kanë përmendur edhe mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja parlamentare së bashku me ato lokale në tetor, megjithatë jo të gjithë janë të bindur se kjo do të ishte një zgjidhje efektive.

Ekspertët nënvizojnë se sapo të konstituohet Kuvendi dhe të formohen institucionet, partitë politike duhet të nisin menjëherë procesin e ndryshimeve kushtetuese.

Qëllimi është të përcaktohen me qartësi afatet ligjore për konstituimin e Kuvendit, në mënyrë që të shmangen situata si kjo aktuale./REL/

TË LIDHURA

Zbardhet kërkesa e Metës nga qelia: Dua të dëshmoj për ‘21 Janarin’
Politikë

Zbardhet kërkesa e Metës nga qelia: Dua të dëshmoj për ‘21 Janarin’

10:45 | 26/11/2025
Vazhdon protesta, as sot s’ka transport publik në Prishtinë
Kosovo

Vazhdon protesta, as sot s’ka transport publik në Prishtinë

08:58 | 26/11/2025
Spiropali me homologen austriake: Ditë e bukur në Tiranë, po ndërtojmë të ardhmen evropiane
Politikë

Spiropali me homologen austriake: Ditë e bukur në Tiranë, po ndërtojmë të ardhmen evropiane

21:57 | 25/11/2025
Next Post
Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Ish-komandanti: Ja çfarë rrezikon rajonin

A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Ish-komandanti: Ja çfarë rrezikon rajonin

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025
Rrezikon 30 vite burg/ Arrestohet në Spanjë shqiptari i kërkuar nga SPAK, në pritje të ekstradimit

LAJMI I FUNDIT/ SPAK regjistron procedim penal ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit

11:38 | 24/11/2025




TË FUNDIT

Gropat kthehen në rrezik në rrugën Lezhë-Shëngjin, makinat çajnë gomat
Aktualitet

Gropat kthehen në rrezik në rrugën Lezhë-Shëngjin, makinat çajnë gomat

by mirseda
12:12 | 26/11/2025
0

Dëmtimi i asfaltit në aksin Lezhë–Shëngjin ka shkaktuar probleme serioze për drejtuesit e automjeteve ditët e fundit....

“Nuk prite sa djali të të thoshte; babi!”/ Ataku kardiak i mori jetën, gruaja e tij tregon momentet

“Nuk prite sa djali të të thoshte; babi!”/ Ataku kardiak i mori jetën, gruaja e tij tregon momentet

11:55 | 26/11/2025
Zjarri shkrumbon pallatet e banimit në Hong Kong, disa persona të bllokuar brenda

Zjarri shkrumbon pallatet e banimit në Hong Kong, disa persona të bllokuar brenda

11:37 | 26/11/2025
BE detyron vendet anëtare të njohin martesat e të njëjtës gjini!

BE detyron vendet anëtare të njohin martesat e të njëjtës gjini!

11:19 | 26/11/2025
“Hajde sqarohemi!”/ Sherri nisi në rrjetet sociale dhe përfundoi në përleshje me thika, 15-vjeçari..

“Hajde sqarohemi!”/ Sherri nisi në rrjetet sociale dhe përfundoi në përleshje me thika, 15-vjeçari..

11:04 | 26/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com