Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Kosova ‘nuk kursen’ buxhetin për Ushtrinë

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Kosova ‘nuk kursen’ buxhetin për Ushtrinë

Buxheti aktual, konsiderohet i mjaftueshëm për fillimin e procesit të transformimit të Forcës se Sigurisë se Kosovës në një forcë ushtarake.

Kuvendi i Kosovës të premten ka miratuar përfundimisht tri ligjet, me të cilat mundësohet që Forca e Sigurisë së Kosovës të transformohet në një forcë ushtarake, përfshirë edhe përgjegjësi të mbrojtjes, por pa prekur në emrin e saj.

Transformimi i FSK-së pritet të kalojë nëpër disa faza dhe të zgjasë nga 7 deri në 10 vjet.

Ibrahim Shala, drejtor i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun, në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se është paparë që të ketë ngritje graduale të buxhetit të FSK-së.

“Do të thotë është planifikuar që në proporcion me fuqinë ekonomike të vendit, të shtohen edhe financat për Forcën e Sigurisë së Kosovës me mision të ri. Buxheti aktual për vitin 2018 është 53 milionë euro dhe është paraparë që për çdo vit të shtohen nga 5 milionë euro. Për vitin 2019, do të jetë 58 milion euro. Për vitin 2020 – 61 milionë, kurse për vitin 2021 buxheti do të jetë 66 milionë euro. Do të thotë është një ngritje graduale prej 5 milionë eurosh në vit”.

“Mirëpo, ky plan nuk mund të jetë fleksibil, varësisht nga rrethanat e sigurisë në vend dhe rajon dhe sigurisht që shteti, për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në do të ketë prioritet në rrethana të caktuara”, bën të ditur Shala.

Pavarësisht kostos, përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, tashme kanë deklaruar se ka bazë të mjaftueshme financiare për të ecur tutje me transformimin e FSK-së. Sipas tyre, brenda 10 vjetësh, sa është paraparë të marrë kohë ky proces, nga buxheti i Kosovës do të arrihet të sigurohen mjetet financiare.

Edhe Plator Avdiu, analist nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, thotë për Radion Evropa e Lirë, se duke marrë për bazë buxhetin e Kosovës, shuma e ndarë për Ushtrinë e Kosovës është e mjaftueshme.

Ai thotë se FSK- ja mund të marrë mjete shtesë edhe nga shtete anëtare të NATO-s, konkretisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet tjera që janë shprehur në favor të ndërtimit të Ushtrisë së Kosovës.

“Duke marrë parasysh se mandati i ri i FSK-së do të jetë ndërtim i kapaciteteve mbrojtëse dhe jo ndërtim i kapaciteteve ofensive ose sulmuese, rritja e buxhetit për çdo vit nga 5 milionë nuk do të thotë se do të mbetet gjithmonë i njëjtë për shkak se kjo shifër, me rritjen progresive të buxhetit të Kosovës mund të rritet edhe përqindja e buxhetit për FSK-në. Kështu që nuk mendoj se kjo mund të paraqesë ndonjë problem shumë të madh”, thotë Avdiu.

Forca e Sigurisë së Kosovës apo Ushtria e Kosovës është një forcë shumetnike, e uniformuar dhe e pajisur me armatim të lehtë. Ibrahim Shala thotë se varësisht nga zhvillimi dhe buxheti, Ushtria e Kosovës do të pajiset edhe me armatim.

Forca e Sigurisë së Kosovës, javën e kaluar është pajisur me 24 automjete ushtarake të tipit “Humvee”, të cilat kanë ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

FSK-ja apo Ushtria e Kosovës, në vitet vijuese, do të pajiset më gjithë armatimin e mjaftueshëm dhe të nevojshëm për t’i kryer detyrat që dalin nga misioni i ri, ka thënë më herët në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Kadri Kastrati ish-komandant i FSK-së.

“Kalibri më i madh që është paraparë për Ushtrinë e Kosovës, do të jenë topat deri në 105 milimetra, minahedhës deri 120 milimetra, mbrojtje kundërajrore, helikopterë dhe të gjithë armatimin nën këtë kalibër”, ka thënë Kastrati.

FSK-ja është themeluar në vitin 2009, sipas Planit Gjithëpërfshirës për Statusin e Kosovës të presidentit Marti Ahtisaari, në bazë të së cilit ishte shpallur pavarësia e Kosovës. FSK-ja aktualisht numëron 2500 pjesëtarë të rregullt dhe 800 rezervistë, thotë Shala, duke shtuar se ky numër pas ndërrimit të mandatit, do të dyfishohet. Më mandatin e ri parashihet që të ketë 5000 ushtarë aktivë dhe 3000 pjesëtarë rezervë.

Ndryshe, transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në kapacitete ushtarake nuk arriti të sigurojë mbështetjen e plotë të NATO-s. Por, ka siguruar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas Institutit Ndërkombëtar të Paqes në Stokholm (SIPRI), vendet e rajonit shpenzojnë vlera të ndryshme për ushtritë e tyre. Sipas këtij instituti, Mali i Zi në vitin e 2017 për ushtri ka shpenzuar më shumë se 63 milionë euro, Shqipëria më se 134 milionë euro, Maqedonia më shumë se 97 milionë euro, kurse Serbia më shumë se 614 milionë euro.?/REL/

TË LIDHURA

Greqia në alarm nga lija e dhenve/ Qeveria: Rrezikojmë të futemi në karantinë
Rajoni

Greqia në alarm nga lija e dhenve/ Qeveria: Rrezikojmë të futemi në karantinë

22:15 | 15/09/2025
“Takimi Putin-Zelensky i vështirë, e urrejnë njëri-tjetrin”, Trump: Duhet të ndërhyj për t’i bashkuar, do të flas veçmas me ta
Bota

“Takimi Putin-Zelensky i vështirë, e urrejnë njëri-tjetrin”, Trump: Duhet të ndërhyj për t’i bashkuar, do të flas veçmas me ta

21:05 | 15/09/2025
Britania e Madhe i bashkohet “Rojes Lindore” të NATO-s, dërgon avionë luftarakë në Poloni
Bota

Britania e Madhe i bashkohet “Rojes Lindore” të NATO-s, dërgon avionë luftarakë në Poloni

19:36 | 15/09/2025
Next Post
Protesta/Braçe thirrje Ramës: Mos çaj kokën fare, ço RENEA-n të pastrojë rrugën

Protesta/Braçe thirrje Ramës: Mos çaj kokën fare, ço RENEA-n të pastrojë rrugën

Nuk i ndërruan pelenat për 14 ditë, foshnja amerikane vdes nga infeksioni

Nuk i ndërruan pelenat për 14 ditë, foshnja amerikane vdes nga infeksioni

E tmerrshme/Vajza bie nga kati i pestë, heroizmi i kalimtarëve i shpëton jetën (Video)

E tmerrshme/Vajza bie nga kati i pestë, heroizmi i kalimtarëve i shpëton jetën (Video)

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025
Katari për sulmin izraelit në Doha: Një akt frikacakërie, nuk do ta tolerojmë

Katari për sulmin izraelit në Doha: Një akt frikacakërie, nuk do ta tolerojmë

16:28 | 09/09/2025




TË FUNDIT

Nga “Big Brother” tek “Për’puthen”! Loredana merr rolin e trajneres së dashurisë
Showbizz

Nga “Big Brother” tek “Për’puthen”! Loredana merr rolin e trajneres së dashurisë

by mirseda
22:41 | 15/09/2025
0

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Loredana Brati, i është rikthyer televizionit me një sfidë të...

Shkrumbohet nga flakët automjeti në Levan

Shkrumbohet nga flakët automjeti në Levan

22:28 | 15/09/2025
Kosovë/ Vritet një 40-vjeçar në Ferizaj

Kosovë/ Vritet një 40-vjeçar në Ferizaj

22:24 | 15/09/2025
Greqia në alarm nga lija e dhenve/ Qeveria: Rrezikojmë të futemi në karantinë

Greqia në alarm nga lija e dhenve/ Qeveria: Rrezikojmë të futemi në karantinë

22:15 | 15/09/2025
Ndeshja ndaj Dortmund, trajneri i Juves motivon ekipin: Jemi gati për Champions

Ndeshja ndaj Dortmund, trajneri i Juves motivon ekipin: Jemi gati për Champions

21:29 | 15/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com