Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Korrigjimi i kufijve, Haradinaj bën paralajmërimin e frikshëm: Priten tragjedi në rajon

7 vjet ago
in Bota, Kryesore, Rajoni, Të Gjitha
Kryeministri kërcënohet me jetë

Një ditë më parë  Presidenti Hashim Thaçi dhe  kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, patën një takim kokë më kokë. Por, kreu i shtetit edhe një herë  ka ripërsëritur qëndrimin e tij kundër idesë për “korrigjim kufijsh” mes Kosovës dhe Serbisë.

Reagimi i plotë i Haradinajt:

Populli i Kosovës është falënderues për angazhimin afatgjatë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Europian dhe vendeve tjera mike të bashkësisë ndërkombëtare në vendin tonë. Ne jemi gjithmonë mirënjohës për rolin, mbështetjen dhe kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në të gjitha proceset e ndërtimit dhe konsolidimit të shtetësisë së Kosovës, forcimit të institucioneve tona dhe avancimit të paqes dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Për më shumë se dy dekada, populli i Kosovës është përkushtuar të përballet me trashëgiminë e dhimbshme të së kaluarës shkatërruese dhe të kaloi në frymën e pajtimit dhe faljes dhe është jetësisht i vendosur për mbrojtjen, promovimin dhe respektimin e diversitetit në vendin tonë.

Të shtyrë nga objektivi ynë strategjik për t’u integruar plotësisht në familjen euroatlantike, ne kontribuojmë në vazhdimësi për një pajtim të qëndrueshëm që lejon rajonin tonë të lëvizë përtej konflikteve të së kaluarës sonë dhe të krijojë lidhje të reja të bashkëpunimit rajonal.

Kemi qenë të vendosur dhe kemi punuar pandalshëm, në veçanti, për të vendosur marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët tanë, duke përfshirë Republikën e Serbisë. Kemi paguar një çmim të shtrenjtë për paqen që kemi sot dhe ne nuk duam të hyjmë përsëri në skenarë të rrezikshëm për të rifilluar një ndërhyrje të re të NATO-s.

Marrëveshja Përfundimtare Ligjërisht e Obligueshme midis Kosovës dhe Serbisë do të jetë një hap vendimtar për sigurimin e stabilitetit dhe paqes në rajonin tonë. Njohja reciproke dhe paqja e qëndrueshme duhet të jetë rezultati i vetëm kredibil nga kjo marrëveshje.

Diskutimi i vazhdueshëm publik mbi ridizajnimin e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve është një ftesë për tragjedi të reja në Ballkan, i cili çon në destabilizim, pasiguri dhe rrezikon investimet afatgjata politike dhe të sigurisë për stabilitetin dhe paqen në Kosovë dhe rajon.

Si Kryeministër i Republikës së Kosovës do të vazhdoj fuqishëm të qëndroj kundër këtyre ideve shkatërruese dhe u bëj thirrje të gjitha vendeve mike dhe institucioneve ndërkombëtare kontribuese për Kosovën, që të kundërshtojnë idetë shkatërruese dhe të mos lejojnë që ato të arrijnë në tryezën e vendimmarrjes.

TË LIDHURA

Ushtria izraelite konfirmon: Tre trupat e dorëzuar dje nga Hamasi nuk u përkasin pengjeve
Bota

Ushtria izraelite konfirmon: Tre trupat e dorëzuar dje nga Hamasi nuk u përkasin pengjeve

09:32 | 01/11/2025
Sërish dronë në Gjermani, aeroporti Berlin-Bradenburg ndalon fluturimet për dy orë
Bota

Sërish dronë në Gjermani, aeroporti Berlin-Bradenburg ndalon fluturimet për dy orë

08:51 | 01/11/2025
Rusia bën bilancin, rrëzon 98 dronë ukrainas gjatë natës
Bota

Rusia bën bilancin, rrëzon 98 dronë ukrainas gjatë natës

08:49 | 01/11/2025
Next Post

Foto/Vrau modelen e njohur, ja kush është autori

Harrojeni ndërrimin e orës, Komisioni Evropian merr vendimin e papritur

Harrojeni ndërrimin e orës, Komisioni Evropian merr vendimin e papritur

Video/Makina del nga rruga e bie në kanal, plagosen tre femra

Video/Makina del nga rruga e bie në kanal, plagosen tre femra







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025




TË FUNDIT

Aksident në aksin Lushnjë–Berat, kamioni del nga rruga dhe përmbyset në kanal
Aktualitet

Aksident në aksin Lushnjë–Berat, kamioni del nga rruga dhe përmbyset në kanal

by mirseda
15:10 | 01/11/2025
0

Një aksident ka ndodhur sot në mëngjes në aksin rrugor Lushnjë–Berat, në afërsi të fshatit Barbullinjë, ku...

U arrestua në Shqipëri/ Gjendet i vdekur në burg Faruk Özer,

U arrestua në Shqipëri/ Gjendet i vdekur në burg Faruk Özer,

14:10 | 01/11/2025
Shisnin kokainë dhe kanabis, arrestohen 2 persona në Lezhë

Shisnin kokainë dhe kanabis, arrestohen 2 persona në Lezhë

11:58 | 01/11/2025
“Më bullizonte!”/ Vrau me thikë kuzhinierin, gjykata lë në burg 41-vjeçarin

“Më bullizonte!”/ Vrau me thikë kuzhinierin, gjykata lë në burg 41-vjeçarin

11:55 | 01/11/2025
Ushtria izraelite konfirmon: Tre trupat e dorëzuar dje nga Hamasi nuk u përkasin pengjeve

Ushtria izraelite konfirmon: Tre trupat e dorëzuar dje nga Hamasi nuk u përkasin pengjeve

09:32 | 01/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com