Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Koreja e Veriut nuk ndalet: Vazhdojmë me programin bërthamor

9 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Koreja e Veriut nuk ndalet: Vazhdojmë me programin bërthamor

Koreja e Veriut bëri të ditur të hënën se do të vazhdojë programin e saj të armëve bërthamore, duke hedhur poshtë thirrjet e bashkësisë ndërkombëtare për të frenuar veprimet e saj ushtarake agresive.

Misioni i Phenianit në Kombet e Bashkuara pretendoi se sanksionet e reja të Kombeve të Bashkuara kundër Koresë së Veriut lidhur me provat e saj me raketa ishin një “shkelje flagrante ndaj sovranitetit të vendit”. Mediat shtetërore pretenduan se ato ishin rezultat i një “komploti të urryer të SHBA-së për të izoluar dhe mbytur” vendin komunist.

Koreja e Veriut tha se kurrë nuk do të negociojë programin e armëve bërthamore apo të raketave balistike si dhe se do t’i jepte Shteteve të Bashkuara një “mësim të ashpër” me forcë bërthamore strategjike, nëse Uashingtoni ndërmerrte veprime ushtarake. Komentet u bënë gjatë një takimi rajonal të vendeve të Azisë Juglindore në Manila.

Ndërkohë sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson tha të hënën se hapi më i mirë që Koreja e Veriut mund të ndërmerrte për të sinjalizuar se është gati për dialog, do të ishte ndalimi i provave me raketa.

Tillerson foli për gazetarët në Manila, ku ndodhet për të marrë pjesë në Forumin Rajonal të Vendeve të Azisë Juglindore.

Sipas tij votimi njëzëri i së shtunës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për miratimin e sanksione të reja kundër Koresë së Veriut si përgjigje ndaj provave me raketa balistike, dërgon mesazhin se e gjithë bashkësia ndërkombëtare i sheh veprimet e vendit të papranueshme dhe se pritshmëritë e tyre janë një gadishull Korean i çnuklearizuar.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Donald Trump dhe ai i Koresë së Jugut Moon gjatë një bisede telefonike u angazhuan të zbatojnë plotësisht të gjitha rezolutat e Kombeve të Bashkuara lidhur me Korenë e Veriut dhe të “nxisin bashkësinë ndërkombëtare që të bëjë të njëjtën gjë”.

Tags: koreja e veriutnuk ndaletprogramin bërthamorVazhdojmë

TË LIDHURA

Donald Trump: Irani s’do ta përdorë më Hormuzin si armë
Bota

Donald Trump: Irani s’do ta përdorë më Hormuzin si armë

17:18 | 17/04/2026
Merr fund bllokimi, hapet zyrtarisht Ngushtica e Hormuzit
Bota

Merr fund bllokimi, hapet zyrtarisht Ngushtica e Hormuzit

15:11 | 17/04/2026
Gjykata e BE rrëzon taksën e qeverisë Orbán për kuotat e emetimeve
Bota

Gjykata e BE rrëzon taksën e qeverisë Orbán për kuotat e emetimeve

10:46 | 17/04/2026
Next Post
Jeta e çuditshme e Pitagorës, matematikan dhe udhëheqës kulti

Jeta e çuditshme e Pitagorës, matematikan dhe udhëheqës kulti

Shtypi i ditës, 8 gusht 2017

Shtypi i ditës, 8 gusht 2017

Shtypi nga bota, 8 gusht 2017

Shtypi nga bota, 8 gusht 2017







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

E rëndë në Kosovë, 15-vjeçari rrëzohet papritur dhe humb jetën në sallën e edukimit fizik
Kosovo

E rëndë në Kosovë, 15-vjeçari rrëzohet papritur dhe humb jetën në sallën e edukimit fizik

by mirseda
18:13 | 17/04/2026
0

Një nxënës 15-vjeçar në Ferizaj ka humbur sot jetën, pasi është rrëzuar pa ndjenja në sallën e...

Protesta te Kryeministria, PD: Qytetarë nga rrethet i bashkohen tubimit, mobilizim masiv

Protesta te Kryeministria, PD: Qytetarë nga rrethet i bashkohen tubimit, mobilizim masiv

17:56 | 17/04/2026
A njihen Rogerti dhe Selin nga jashtë? E tregon bashkëshortja e banorit

A njihen Rogerti dhe Selin nga jashtë? E tregon bashkëshortja e banorit

17:54 | 17/04/2026
Greqi: I jepet lamtumira 19-vjeçares shqiptare që humbi jetën tragjikisht

Greqi: I jepet lamtumira 19-vjeçares shqiptare që humbi jetën tragjikisht

17:48 | 17/04/2026
Bllokoi rrugën për zjarrfikësen, shembet farmacia pranë pallatit që u përfshi nga flakët

Bllokoi rrugën për zjarrfikësen, shembet farmacia pranë pallatit që u përfshi nga flakët

17:45 | 17/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com