Policia e Shkodrës ka gjetur dhe asgjësuar 3679 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa.
Në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Koordinata”, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë gjetur të kultivuara dhe kanë asgjësuar 265 fidanë dhe 3414 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa, konkretisht:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territorin e njësive administrative Pult, Shalë dhe Postribë, dhe asgjësuan 265 fidanë dhe 1437 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa.
Në vijim të veprimeve për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi, për inxhinierin e pyjeve, shtetasin A. M.;