Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Kont Urani, poeti me republikë mbi krye

4 vjet ago
in Editorial - Opinione
Jo Kosova në Hagë, por Haga në Kosovë…

Visar Zhiti

Më vjen të vë titullin “Kont” kur them emrin…Uran Kostreci, jo vetëm pse kemi një Kont Urani në historinë e lavdishme të Gjergj Kastrioti Skënderbeut, të atij burrit plot besë, që i qëndroi në krah Heroit Kombëtar dhe, edhe kur  Sulltan Murati I a II, a të dy, ishin gati që t’i jepte mushka me florinj, që ta shiste Skënderbeun dhe ai s’u korruptua kurrë, por kështu edhe Urani im i qëndroi besnik vuajtjes së tij, burgut, idealit, nuk u korruptua asnjëherë, i paepur deri në ashpërsi, nga shkaku i drejtësisë, i dhembshur deri në lot, nga  shkaku i mirësisë, poet, madje i sonetit, tringëllimës në shqip, që e shkroi pa ndërprerje, e buronte me një begati rimash, duke e bërë armën e tij si një shpatë argjendi marciale plot gurë të çmuar; me atë godiste të keqen që i dilte përpara dhe nderonte si  një kalorës virtytet dhe emrat e lartë, ata të nacionalizmit.

Secilit më të shquarve u ka kushtuar nga një sonet, që ua ka dhënë  si dekoratë. Vërtet Uran Kostreci kishte diçka kalorësiakë prej konti, një vetmi fisnike dhe me miq plot, bredharak dhe i qëndrueshëm, që s’të falte dhe falës, zëlartë dhe i urtë, dinjitoz e i hijshëm, i gjatë, me një kapelë republike mbi  krye, si një enigmë, me një shkak. Dhe me mendime republikane, konservatore, me cigaren në buzë si një shpotí, duhej ca tym, duhej. Portret dhe poeti dhe ashtu ishte. I përkiste letërsisë tjetër, asaj që erdhi nga burgjet dhe internimet. Dhe  në librin tim, në sprovën “Kartela të Realizmit të Dënuar”, është dhe ajo e ustait të soneteve, qendrëstarit të  burgjeve që tha: “Burgu s’më bëri asgjë mua”. E gjithë vuajtja për këtë sfidë…

KARTELA E DHEMBSHME E URAN KOSTRECIT

… pasionanti i soneteve të klasicizmit, i atyre tringëllimave që duket se u krijuan qysh në shekullin XIII për t’i  kënduar dashurisë dhe gëzimeve, por që në poezinë moderne shqipe, në letërsinë tjetër, u kthyen në klithma  apokaliptike.  Që i vogël, Uran Kostreci u njoh me persekutimin komunist, i arrestojnë babanë si nacionalist antikomunist, i  nxjerrin nga shtëpia familjarisht… duke u rritur, duke iu shtuar dëshira për shkollë, ia del të mbarojë “Normalen” e Elbasanit, bëhet edhe mësues, por do të shkruante keq në një poezi për Enverin, vetëm arratisja do të mund ta shpëtonte, por e kapin në Liqenin e Pogradecit dhe e dënojnë me burg, e mbyllin në Burrel… I burgosuri Ejëll Çoba i dha mësime italishteje dhe Danten; Koço Tasi i  bëri filozofi; Kudret Kokoshi i përforcoi sonetin dhe nacionalizmin, ndërsa rebelin e kishte vetë në gjak.

Kur ishte në vitin e 15–të, e dënojnë prapë me 8 vjet të tjera, me akuzën se kishte sharë Enverin, hakmarrje për poezinë që nuk ia gjetën dikur. Mbas 20 vitesh burg e lirojnë, sipas tij nga shkaku i “Lëvizjeve në Kosovë”. Punon hamall dhe e arrestojnë prapë dhe prapë në in- ternim dhe ai prapë do që të arratiset dhe arrestojnë në  tren dhe ai u ikën prapë… kur përmendet nga goditja me hekur në kokë, e sheh veten me pranga në duar. Mbas torturave të shpejta, një gjyq i shpejtë në Elbasan dhe e dënojnë me 3 vjet të tjera burg. “Epopeja e karkalecave”, poemë e Uran Kostrecit, doli nga burgu bashkë me të, jo e  shkruar, e kishte në mbamendje dhe u bë e njohur si satirë.

S’bëhet fjalë për epideminë e karkalecave, që ra kur  komunistët morën pushtetin, por është si një kacafytje letrare me një satirë tjetër të një shkrimtari të socrealizmit, e cila qe futur dhe në tekstet e shkollave ngaqë përqeshte patriotët dhe luftën e tyre, duke shtrembëruar të vërtetat historike. Urani i soneteve, i zgjedhur dhe si kryetar i Partisë  Demokratike në Elbasan, i përvishet punës së antigenocidit, heton nga ata që ishin përgjegjës për persekutimet  komuniste, nja 30 të tillë i bëjnë gati dhe për t’i nxjerrë para drejtësisë, por lirohen shpejt nga rrëmujat e ’97 dhe mbetet i rrezikuari përsëri Urani i burgjeve dhe ikën.

Tani ia del, shkon në SHBA, kërkon strehim politik dhe strehohet te shoqata shqiptaro–amerikane “Vatra”. Në 2007  kthehet në atdhe, boton një libër me sonete dhe një nov-elë. Shkruan sonete vazhdimisht, edhe tani që është 80  vjeç, ja atje mes njerëzve te një tryezë në kafenenë “Piazza” në qendër të Tiranës dhe nuk e heq nga kryet borsalinën.  Ca kuqo artistë, a për frik’ a për pare, Kur ferr qe Atdheu, iu lëpin tiranit: Ja shitnë ata, gjer dje, shpirtin shejtanit! Duke u tërhequr… këmba–dore zvarre, Bënë ata filma e rrejtën ashiqare, Se kuqot gjasme i dhan’ dërmën gjermanit.. Ndonse vran’ shqipo për qejf të Dushanit! Çka u bë dje, s’po thotë askush gjë fare, Po qysh dhe sot… ca filma me kulakë, Spiunë amerikanë e priftërinj, Prap’ shfaqen… çoroditin mjaft të rinj, Që s’njohin komunizmë e s’dinë aspak Qysh kuqua Atdhen burgosi, derdhi gjak E n’ internim ai vrau dhe çiliminj.  Ishte soneti ÇORODITJE, por a dini pse e mban borsalinën? Nuk do që t’i duket në kokë një vragë e thelluar plumbi.

E ka që nga atëherë, kur e qëlluan rojat në burg, teksa u ishte hedhur përsipër telave me gjemba të ferrit për t’u vrarë, xhupi i të burgosurit iu shpupurit nga plumbat duke shpërndarë copëza pambuku të zi si pendë kor- bash dhe ai ra i vrarë.  Kur ia zvarritën kufomën për te një nga birucat, një Zot e di se ç’engjëll erdhi dhe e ringjalli… Që të mos duket as  si hero dhe as si viktimë,–shkruan studiuesi Uran But- ka,–ai mban atë kapele republike.  * * * Kaq herë i bëri dredha vdekjes dhe s’ia kishte frikën  asaj. Dilte nga spitali si më buzagaz, pas çdo operacioni, edhe me Covid-19 sikur tallej. Le të rivinte! E  donte jetën, por më shumë nderin e saj.

I palodhur, më së fundmi vendosi të çlodhej. 83 vjeç mbylli sytë përgjithmonë, sot, dje, nesër, s’ka rëndësi, rëndësi ka që ai pa edhe ferr, edhe parajsë, edhe sytë i xixëllonin njëlloj. Në fakt, tek ai më shumë panë… Ndizte një cigare dhe nën tymin e saj shkruante një sonet tjetër. Ai vërtet u bë një lloj konti i vonë i sonetit të harruar. Atdhetar së pari. Dhe shkruante edhe për Kosovën, edhe për Çamërinë, për demokracinë, SHBA-në, për burrat sërish, për politikën e ditës… sonete morali, si porositë. Pa zor! Dhe si të ishin frymëmarrja e fundit. Si poet ai ka shumë frymëmarrje të fundit. Lajmi u dha se do të ketë homazhe në nderim të tij. Dhe ku?

Në Godinën e ish-të Përndjekurve Politikë. Atje… një tjetër trishtim dhe ky, i përndjekur deri në vdekje. I ndarë. Atje… Duket sikur homazhet kështu  mund të bëheshin njëlloj dhe në qelitë e burgut të Burrelit. A s’kishte shteti salla institucionesh të kulturës,  ku nën hijen e Flamurit Kombëtar, të silleshin dhe kurorat me lule, se Uran Kostreci u bë emër i njohur i  poezisë së tanishme, mediatik me intervistat, emblematik si qëndrestar, zë i kujtesës së vuajtjes së madhe, që përbashkon dhe jo që e ndan popullin./panorama.al

TË LIDHURA

Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia
Editorial - Opinione

Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia

11:53 | 03/06/2025
Zvicra ngre alarmin: Importin e kok**nës në Europë e kontrollon mafia shqiptare, financohet nga mafia italiane
Editorial - Opinione

Zvicra ngre alarmin: Importin e kok**nës në Europë e kontrollon mafia shqiptare, financohet nga mafia italiane

08:53 | 26/05/2025
💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?
Analizë

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

22:32 | 19/05/2025
Next Post
Uzuni shkëlqen në Hungari, realizon dy gola me Ferencvaroshin (Video)

Uzuni në super-formë, i shënoi tregolësh Prishtinës në Champions dhe nuk festoi

Nuk është në lojë Hashim Thaçi, por çështja e Kosovës

Lulzim Basha në gjurmët e Ilir Metës për ta bërë PD si LSI

SPAK paralajmëron spastrime, nga kryebashkiakët tek zv.ministrja

SPAK paralajmëron spastrime, nga kryebashkiakët tek zv.ministrja

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025




TË FUNDIT

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K
Sport

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

by mirseda
23:06 | 07/06/2025
0

U luajtën ditën e sotme 2 duelet e vlefshëm për Grupin K të kualifikueseve të Botërorit ku...

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

22:38 | 07/06/2025
Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

22:08 | 07/06/2025
Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

21:45 | 07/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com