Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Konflikti Izrael – Hamas po përhapet, Joe Biden në vështirësi për frenimin e luftës

2 vjet ago
in Bota
Konflikti Izrael – Hamas po përhapet, Joe Biden në vështirësi për frenimin e luftës

TEL AVIV, ISRAEL - OCTOBER 18: (----EDITORIAL USE ONLY - MANDATORY CREDIT - 'ISRAELI GOVERNMENT PRESS OFFICE (GPO) / HANDOUT' - NO MARKETING NO ADVERTISING CAMPAIGNS - DISTRIBUTED AS A SERVICE TO CLIENTS----) US President Joe Biden (L) and Prime Minister Benjamin Netanyahu (R) meet in Tel Aviv, Israel on October 18, 2023. ( GPO/ Handout - Anadolu Agency )

Ndërsa qeveria e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu zgjeron ofensivën e saj tokësore në Gazë, kërcënimet e Iranit për hakmarrje për sulmet ajrore që vranë një oficer të lartë ushtarak dhe sulmet e vazhdueshme nga grupet e mbështetura nga Teherani në rajon po rrisin gjasat për një luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme. Është një rrezik që nuk i shërben aspak presidentit amerikan Joe Biden ndërsa hyjmë në një vit zgjedhor në Shtetet e Bashkuara.

Në fillim të kësaj jave, Teherani u zotua për kundërpërgjigje për vrasjen në Siri të Seyed Razi Mousavit, këshilltar i lartë i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.

Mousavi raportohet se ishte i përfshirë në furnizimin me armë për Hezbollahun, milicinë e mbështetur nga Irani në Liban dhe Siri, e cila ka intensifikuar sulmin e saj nga kufiri verior i Izraelit në solidaritet me Hamasin në Gazë. Izraeli nuk pranoi të konfirmojë se qëndron pas sulmit ajror që vrau Mousavin.

Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj pyetjeve të Zërit të Amerikës nëse Izraeli e informoi Uashingtonin paraprakisht për sulmet ajrore që vranë Mousavin, apo nëse administrata amerikane beson se lufta nuk do të përshkallëzohet përtej Gazës.

Konflikti përhapet

Menjëherë pas fillimit të luftës në Gazë, Shtetet e Bashkuara zhvendosën njësitë ushtarake në Lindjen e Mesme për të penguar sulmet dhe i dërguan mesazh Teheranit dhe përfaqësuesve të tij që të mos përfshiheshin në konflikt. Në të gjithë rajonin, megjithatë, ka shenja se konflikti po përhapet.

Të hënën, Presidenti Biden urdhëroi sulme “të nevojshme dhe proporcionale” ndaj Kataib Hezbollahut, forcat paraushtarake të mbështetura nga Irani në Irak, në përgjigje të një sulmi me dron që plagosi ushtarë në një bazë ushtarake amerikane në Irbil, në Irakun verior.

Bagdadi dënoi sulmet amerikane si një “akt armiqësor” dhe një shkelje të sovranitetit të tij. Por, me rreth 3,500 trupa amerikane në Irak dhe Siri që gjenden afër vijës së zjarrit, analistët thonë se Presidenti Biden nuk kishte zgjidhje tjetër përveç se të kundërpërgjigjej.

Të martën, milicia Houthi e Jemenit e mbështetur nga Irani, e njohur gjithashtu si Ansar Allah, mori përgjegjësinë për një sulm me raketa në një anije transporti në Detin e Kuq. Ky ishte sulmi i fundit në një varg sulmesh ndaj anijeve në javët e fundit që ka shtyrë Uashingtonin të krijojë një koalicion të forcave detare shumëkombëshe për të patrulluar rrugët ujore.

Përshkallëzimi është i pashmangshëm pasi grupet e mbështetura nga Irani konkurojnë me njëra tjetrën që të tregojnë mbështetjen e tyre për Hamasin, thotë Michael Knights, bashkëpunëtor në Institutin e Uashingtonit i cili merret veçanërisht me milicitë e mbështetura nga Irani në Irak dhe Siri.

“Disa lojtarë brenda Boshtit të Rezistencës, si Houthitë, po përpiqen të tregojnë se janë më të përkushtuar ndaj kauzës sesa fraksionet e tjera irakiane, libaneze ose siriane”, i tha ai Zërit të Amerikës, duke iu referuar grupeve në rajon që kanë nivele të ndryshme të afërsisë ushtarake dhe politike me Teheranin.

“Deti i Kuq është shqetësimi kryesor sepse Houthi-t janë shumë më të vështirë për t’u penguar, veçanërisht sepse askush nuk dëshiron të prishë procesin e paqes të Arabisë Saudite”, shtoi ai.

Që nga viti 2022, Arabia Saudite dhe rebelët Houthi në Jemen kanë negociuar një armëpushim të përhershëm për t’i dhënë fund luftës së tyre tetëvjeçare.

‘Në prag lufte’

Që nga fillimi i konfliktit në Gazë, Izraeli është përfshirë në përleshje të ashpra ndërkufitare me Hezbollahun në Liban.

“Situata është me të vërtetë në prag të luftës”, tha Elisheva Machlis, pedagoge e Studimeve të Lindjes së Mesme në Universitetin Bar-Ilan.

Dhjetëra mijëra izraelitë janë evakuuar nga qytetet kufitare në pritje të një sulmi nga Hezbollahu. Është “një situatë e patolerueshme” që mund të jetë duke e kthyer opinionin publik në favor të zgjerimit të luftës në veri, tha zonja Machlis për Zërin e Amerikës.

Qeveria e zotit Netanyahu ka thënë se nuk përjashtohen veprimet ushtarake për të siguruar që qytetarët izraelitë të mund të kthehen në shtëpitë e tyre.

Rreziku i luftës Izrael-Iran

“Vendimi i Izraelit për të vrarë një anëtar të rangut të lartë të ushtrisë iraniane në Damask është një provokim i madh”, thotë Omar Rahman, anëtar i Këshillit të Lindjes së Mesme për Çështjet Globale.

“Irani nuk është përfshirë drejtpërdrejtë deri më tani, por nëse komandantët e tij vendosen në objektiv, Teherani do ta ketë të vështirë të vazhdojë rrugën e vetëpërmbajtjes”, tha ai për Zërin e Amerikës.

Izraeli as konfirmon dhe as mohon përfshirjen në vdekjen e Mousavit.

Nëse Izraeli qëndron pas vrasjes, është e paqartë nëse po e bën këtë si një paralajmërim për Teheranin apo për të shkaktuar një përgjigje iraniane që do t’i jepte Izraelit pretekstin për të zgjeruar luftën, tha Trita Parsi, nënkryetare ekzekutive e Institutit “Quincy” për Shtetin e Përgjegjshëm, një grup kërkimor për politikën e jashtme në Uashington.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant pranoi se vendi është “në një luftë shumë frontesh”, nën sulm në “shtatë fronte”, duke përfshirë Gazën, Bregun Perëndimor, Libanin, Sirinë, Irakun, Jemenin dhe Iranin.

Trysni ndaj Izraelit

Ndërsa Presidenti Biden përgatitet për zgjedhjet e nëntorit 2024 me sondazhet që tregojnë se shumica e amerikanëve nuk e përkrahin politikën e tij ndaj Gazës, ai është i prirur të shmangë një luftë më të gjerë. Privatisht, administrata e Presidentit Biden i ka kërkuar izraelitëve të tregojnë vetëpërmbajtje në Liban.

Në Gazë, Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje gjithnjë e më publike dhe urgjente për Izraelin që të kalojë në një fazë më të kufizuar të luftës. Sulmet izraelite, megjithatë, janë intensifikuar.

“Ne po zgjerojmë luftën në ditët në vijim”, tha Kryeministri Netanyahu në komentet e publikuara nga partia e tij “Likud” të hënën.

Presioni i Shteteve të Bashkuara ndaj Izraelit vazhdoi të martën, ndërsa Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan u takuan në Uashington me Ron Dermer, ministrin izraelit të çështjeve strategjike. Midis temave të lidhura me Gazën, takimi u përqëndrua në “kalimin në një fazë tjetër të luftës për të maksimalizuar vëmendjen tek objektivat me vlerë të lartë të Hamasit” dhe “hapat praktikë për të përmirësuar situatën humanitare dhe për të minimizuar dëmin ndaj civilëve”, i tha Zërit të Amerikës një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Ky është takimi më i fundit në kuadër të një angazhimi diplomatik njëmujor nga ndihmësit kryesorë të Presidentit Biden me palët e interesuara në të gjithë rajonin, duke nxitur për më shumë ndihmë për banorët e Gazës dhe marrëveshjet për lirimin e pengjeve, edhe pse vazhdon t’i ofrojë Izraelit ndihmë ushtarake dhe mbështetje diplomatike.

Në Kombet e Bashkuara, ambasadorja amerikane Linda Thomas-Greenfield punoi me shtetet arabe për të arritur miratimin e një rezolute mbi pauzat e përkohshme në luftime dhe mekanizmat e shpërndarjes së ndihmës humanitare. Uashingtoni abstenoi për të lejuar miratimin nga Këshilli i Sigurimit.

Presidenti Biden “po provon çdo zgjidhje të mundshme, përveç asaj më të dukshme: armëpushim në Gazë”, tha për Zërin e Amerikës zoti Parsi, nga Instituti Quincy. “Një armëpushim do t’i jepte fund sulmeve ndaj trupave amerikane, do t’i jepte fund sulmeve ndaj anijeve në Detin e Kuq dhe me shumë gjasa do të qetësonte edhe kufirin libanez izraelit”.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli thonë se një armëpushim në këtë pikë do të lejojë Hamasin të rimarrë forcat.

Që nga 9 tetori, sulmet ajrore izraelite dhe një ofensivë tokësore kanë vrarë rreth 21,000 njerëz në Gaza, sipas të dhënave të pakonfirmuara nga burime të autoriteteve të Hamasit. Sulmi terrorist i Hamasit i 7 tetorit në Izrael vrau 1200 njerëz, shumica civilë. Kjo dhunë është episodi më i përgjakshëm në konfliktin prej dekadash mes izraelitëve dhe palestinezëve.

TË LIDHURA

Dron iranian godet qiellgërvishtës në Dubai, reagon Teherani
Bota

Dron iranian godet qiellgërvishtës në Dubai, reagon Teherani

19:37 | 14/03/2026
SHBA dhe Izraeli godasin një fabrikë prodhimi në Iran, të paktën 15 viktima dhe disa të plagosur
Bota

SHBA dhe Izraeli godasin një fabrikë prodhimi në Iran, të paktën 15 viktima dhe disa të plagosur

19:15 | 14/03/2026
Sulmet në Teheran, Izraeli: Eliminuan dy zyrtarë të inteligjencës iraniane
Bota

Sulmet në Teheran, Izraeli: Eliminuan dy zyrtarë të inteligjencës iraniane

18:50 | 14/03/2026
Next Post
“Viti i ri nuk është i yni, mos i festoni festat jomyslimane!”, qytetarët u vënë zjarrin dekorimeve të fundvitit në Kosovë

“Viti i ri nuk është i yni, mos i festoni festat jomyslimane!”, qytetarët u vënë zjarrin dekorimeve të fundvitit në Kosovë

E shkruajti pak para se të vdiste, del letra sekrete e Lady Diana që turpëron familjen mbretërore

E shkruajti pak para se të vdiste, del letra sekrete e Lady Diana që turpëron familjen mbretërore

“Urime, kalofsh mirë në varr”, ironizoi gazetarin e ndjerë, rrjeti “shpërthen”ndaj Feros

“Urime, kalofsh mirë në varr”, ironizoi gazetarin e ndjerë, rrjeti “shpërthen”ndaj Feros







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja
Aktualitet

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja

by mirseda
19:38 | 14/03/2026
0

Policia e Sarandës ka zbardhur ngjarjen e sotme që ndodhi rreth orës 17:30, ku u raportua për...

Dron iranian godet qiellgërvishtës në Dubai, reagon Teherani

Dron iranian godet qiellgërvishtës në Dubai, reagon Teherani

19:37 | 14/03/2026
SHBA dhe Izraeli godasin një fabrikë prodhimi në Iran, të paktën 15 viktima dhe disa të plagosur

SHBA dhe Izraeli godasin një fabrikë prodhimi në Iran, të paktën 15 viktima dhe disa të plagosur

19:15 | 14/03/2026
Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar

Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar

19:11 | 14/03/2026
Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot

Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot

18:54 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com