Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Konflikt për vegla pune, i arrestojnë të birin 4 herë brenda 10 viteve për të njëjtën çështje

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
Konflikt për vegla pune, i arrestojnë të birin 4 herë brenda 10 viteve për të njëjtën çështje

Besnik Karaxha tregon për emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan se në vitin 2013, djali i tij konfliktohet me disa persona për një motiv banal me një vegël pune. Konflikti agravon dhe shkon në dhunë, ku përfshihet edhe vetë Besniku. Arrestohen të dy dhe gjykata vendos “burg pa afat”.

Nga ekspertiza e parë që doli plagosje e lehtë, lirohen dhe Besniku qëndron “arrest shtëpie”, ndërsa i biri me “detyrim paraqitje”. Pasi doli ekspertiza e tretë, Besniku dënohet me 5 vite burg dhe djali i tij me 3 vite e 6 muaj. Në vitin 2015 arrestohen. Besniku tregon, se në vitin 2015 u arrestuan dhe po kryenin dënimin në IEVP Fier.

Në 31 Dhjetor 2015, bënë kërkesë në gjykatë për të përfituar nga amnistia e vitit 2015. Gjykata e Fierit e rrëzoi kërkesën e Besnikut dhe Gjykata e Apelit e aprovoi, duke e liruar në 2017-ën.

Djalit ende nuk i kishte dalë data e gjyqit. Nga ana tjetër, djalit i refuzohet nga Gjykata e Fierit dhe i pranohet nga Gjykata e Apelit të Vlorës.

Lirohet dhe prokurori bën rekurs në Gjykatë të Lartë. Gjykata e Lartë e kthen sërish në burg. Besniku e çon në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykata Kushtetuese e shfuqizon vendimin e Gjykatës së Lartë, duke e kthyer sërish për rigjykim dhe e liron djalin e tij.

Në vitin 2023, në Mars, Gjykata e Lartë sërish vendos ta kthejë në burg, pasi thuhet, se nuk përfiton nga aministia e vitit 2015.

Prej vitit 2013 e deri tani në 2023-shin, Besniku endet nëpër seanca gjyqësore dhe djali arrestohet për të katërtën herë.

Denoncuesi: Në vitin 2013, djali shkon për një vegël pune në Farkë për ta marrë tek disa kushërinjtë e vet që ja kishim marrë. Shkon djali për të marrë veglën e punës në shtëpinë e vet se ishin 5 vëllezër dhe e godasin. E godasin se nuk ja japin veglën e punës. Djali ju thotë se do të ma jepni veglën e punës sepse është vegla ime dhe atëherë, ata e godasin. Marr makinën që kisha dhe shkoj atje në vendin e ngjarjes. Në momentin që shkoj atje, më ngrenë me bisha lopatash, kamzash, më godasin mua, kapemi fyt për fyt atje. Njëri nga vëllezërit e tyre shtrihet në tokë gjoja sikur i ra të fikët. I vëllai i atyre, e merr me makinë dhe e çon në spital ushtarak. Atje rri 3 ditë gjoja i shtruar dhe gjoja i plagosur atje edhe tani në këto momente, vjen policia dhe na arreston mua dhe djalin. Që në vitin 2013, ne arrestohemi dhe shkojmë në burg. Shkojmë në Gjykatën e Shkallës së Parë, e cila vendos “burg pa afat”, edhe për mua, edhe për djalin. Në Gjykatën e Apelit, djali del me “detyrim paraqitje”, kurse unë qëndroj në burg derisa të bëhet ekspertiza mjeko-ligjore. Ekspertiza e parë nga e cila dal unë nga gjykata thotë se “goditja është e lehtë”. Dal unë nga burgu me masën “arrest shtëpie”.

Gazetarja: Pastaj doli ekspertiza e tretë, ku thuhet “plagosje e rëndë”…

Denoncuesi: Gjykata vendosi 5 vjet burg për mua dhe 3 vjet e 6 muaj për djalin, Roland Karaxha. Më 4 Qershor të vitit 2015, vjen policia dhe na arreston mua dhe djalin dhe shkojmë në burg. Më 4 Qershor 2015, ne arrestohemi dhe na çojnë për të kryer dënimin në burgun e Fierit. Më 31 Dhjetor 2015 del amnistia me ligjin “154”.

Gazetarja: Pra, ju bëtë kërkesë në vitin 2015 për të përfituar nga amnistia në Gjykatën e Shkallës së Parë në Fier, çfarë vendosi gjykata?

Denoncuesi: Gjykata nga rrëzoi kërkesën, si mua, ashtu edhe djalit. Atëherë, apeluam në Gjykatën e Apelit, e cila vendosi si për mua dhe për djalin, përfitimin e një vit amnistie, një vit ulje dënimi. Atëherë, unë përfitoj nga amnistia e vitit 2015 – 1 vit ulje dënimi. U bë edhe amnistia e 2017 dhe në 14 Janar të 2017, unë lirohem, kurse djali nuk lirohet sepse nuk ishte bërë gjyqi akoma. Djali përsëri përfiton nga amnistia e 2015-ës dhe duke u futur dhe amnistia e 2016-ës, djali del nga burgu me datë 19 Prill në 2017 lirohet nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier.

Gazetarja: Në 2017 liroheni të dy, ku qëndron problemi?

Denoncuesi: Sepse prokurori që kishte çështjen time nuk i bëri rekurs vendimit të Gjykatës së Apelit, kurse djalit i bënë rekurs në Gjykatën e Lartë. Në Gjykatë të Lartë prapë vendoset për rikthimin e djalit në burg dhe pasi djali u arrestua dhe shkoi në burgun e Fierit, unë ju drejtova Gjykatës Kushtetuese, e cila doli me vendim duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit Vlorë. Gjykata Kushtetuese e rikthen përsëri për gjykim në Gjykatën e Lartë. Më pas, Gjykata e Lartë merr vendim dhe e rikthen djalin përsëri në burg. Këtë vendim e ka marrë me 23 Mars të vitit 2023.

Avokat Eridi Sherifi thotë se kjo është një kambanë alarmi për sistemin e drejtësisë.

Avokati, Eridi Sherifi: Njëra gjykatë i jep amnisti, gjykata tjetër ia refuzon. Noramlisht, vendimi i Gjykatës së Lartë i jep një zgjidhje përfundimtare, por në këto kushte, jemi para faktit që personi është duke vuajtur për shkak të sistemit të drejtësisë. Rasti i 2013 nuk ka gjetur zgjidhje në 2023 dhe kjo sigurisht është një këmbanë alarmi për sistemin e drejtësisë dhe për hallet e qytetarëve që nuk gejnë dot zgjidhje. Një ligj i fal pjesën e mbetur të dënimit, ligji tjetër që bëhet në 2016 për dhënie amnistie, është i përmirësuar në kuadrin e 2015, por i gjithë problemi çalon tek gjykatat dhe tek interpretimi që ato bëjnë. Zgjidhja qëndron tek një kërkesë që qytetari duhet t’i bëjnë gjykatës për të konstatuar mosekzekutimin e dënimit për shkak se nga dhënia e tij në 2013 dhe vendimi që ka marrë formë të prerë në 2015 nga Gjykata e Apelit e deri më tani, kanë kaluar mbi 5 vite që do të thotë se ky lloj vendimi nuk duhet ekzekutuar për shkak se është parashkruar.

Marrë nga Tv Klan

TË LIDHURA

Krim makabër në Napoli! Burri vret nënën dhe partnerin e ish gruas, më pas…
Aktualitet

Krim makabër në Napoli! Burri vret nënën dhe partnerin e ish gruas, më pas…

22:54 | 16/08/2025
Aksident i rëndë në Qafë Thanë/ Makinat bëhen copash, tre të plago*ur, një në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Qafë Thanë/ Makinat bëhen copash, tre të plago*ur, një në gjendje të rëndë

21:40 | 16/08/2025
Plagosi me thikë bashkëjetuesen pas sherrit në shtëpi, vihet në pranga 41-vjeçari në Tiranë!
Aktualitet

Plagosi me thikë bashkëjetuesen pas sherrit në shtëpi, vihet në pranga 41-vjeçari në Tiranë!

21:37 | 16/08/2025
Next Post
Pronar i disa bizneseve, ja kush është i dashuri i Dafina Zeqirit (FOTO)

Pronar i disa bizneseve, ja kush është i dashuri i Dafina Zeqirit (FOTO)

Të mërkurën mbledhja dy qeverive Shqipëri-Kosovë, Rama dhe Kurti për herë të parë përballë njëri-tjetrit pas propozimit për Asosacionin

Rama anuloi mbledhjen e dy qeverive në Gjakovë, 14 marrëveshjet që mbeten pezull mes Shqipërisë dhe Kosovës

Kosova rrezikon sanksione nga BE, Osmani i drejtohet Parlamentit Europian

Kosova rrezikon sanksione nga BE, Osmani i drejtohet Parlamentit Europian

JU REKOMANDOJMË

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

21:49 | 13/08/2025
Donnarumma sulmon Luis Enriquen dhe i jep lamtumirën PSG-së me një mesazh për tifozët

Donnarumma sulmon Luis Enriquen dhe i jep lamtumirën PSG-së me një mesazh për tifozët

15:20 | 13/08/2025




TË FUNDIT

Barcelona e nis sezonin me fitore bindëse – Yamal shkëlqen me gol dhe asist ndaj Mallorcas
Sport

Barcelona e nis sezonin me fitore bindëse – Yamal shkëlqen me gol dhe asist ndaj Mallorcas

by mirseda
23:00 | 16/08/2025
0

Barcelona ka marrë një fitore të pastër 0-3 në fushën e Mallorcës, duke nisur mbrojtjen e titullit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

22:57 | 16/08/2025
Krim makabër në Napoli! Burri vret nënën dhe partnerin e ish gruas, më pas…

Krim makabër në Napoli! Burri vret nënën dhe partnerin e ish gruas, më pas…

22:54 | 16/08/2025
Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare ikona e televizionit italian, Pippo Baudo

Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare ikona e televizionit italian, Pippo Baudo

21:42 | 16/08/2025
Aksident i rëndë në Qafë Thanë/ Makinat bëhen copash, tre të plago*ur, një në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë në Qafë Thanë/ Makinat bëhen copash, tre të plago*ur, një në gjendje të rëndë

21:40 | 16/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com