Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Koncesionarët e naftës çuditërisht dalin me humbje, lënë punëtorët pa paga!

12 muaj ago
in Aktualitet, Ekonomi, Kryesore
Koncesionarët e naftës çuditërisht dalin me humbje, lënë punëtorët pa paga!

Fiks Fare denoncoi gjendjen e punëtorëve të firmës koncesionare që shfrytëzon vendburimin e naftës në Visokë, Mallakastër.

Grupi i xhirimit udhëtoi në këtë vendburim, i dhënë me koncesion në 2009-ën dhe i finalizuar në 2012-ën. Punëtorët e firmës “United Terra Oil”, që më parë ka qenë “Trans Oil”, u ankuan se prej muajit tetor 2024 s’kishin marrë pagat.

Administratori i kësaj firme, z. Shefqet Dizdari, një avokat i njohur si “avokat i Berishës” ka bërë disa takime dhe u ka premtuar zgjidhjen e problemit. Por, vetëm pas interesimit të emisionit investigativ, u paguan dy paga, tetori dhe nëntori. Ndërkohë, drejtori teknik thotë se firma ka pasur probleme me likuiditetin dhe deri më sot ka dalë më humbje. Ai kërkoi “ndihmën” e qeverisë që firma të ishte fitimprurëse!

Disa javë më parë, grupi i Fiks Fare bisedoi me dhjetëra punonjës të kësaj firme, të cilët thanë se me vendime të dyshimta është ndryshuar disa herë emri. “Njëherë vijnë kanadezë, herë të tjera kinezë, rusë, serbë e tani zviceranë. Kanë ndryshuar emrat, por këtu vjen vetëm z. Shefqet Dizdari, avokati i Sali Berishës. Nuk e dimë përse i ndryshon emrat, por ne kemi ngelur në vendnumëro. Jemi rreth 100 e ca vetë” pohojnë disa punëtorë.

Ndërkohë, ankesa e tyre kishte të bënte me pagesat e prapambetura, të 3 muajve të fundit të 2024-ës; tetor, nëntor dhe dhjetor. “Këta vijnë dhe bëjnë takime dhe asnjë lekë. Kemi pagesa për të kryer, por këta s’çajnë kokë. Ka ardhur avokati këtu, por këta s’dijnë si ta menaxhojnë” pohojnë të tjerë. Sipas tyre, keqmenaxhimi ka sjellë këtë situatë, pasi gjatë 12 viteve që firma shfrytëzon atë vendburim, nuk janë bërë investime.

Kamera e Fiksit filmoi disa aparatura të vjetra të vendburimit, disa në punë dhe disa jo. Ata ishin aparatura që para viteve ’90, teksa punëtorët pohojnë se investimet e firmës janë disa rrugë, disa depozita dhe pemët e mbjella në atë territor. “Pemët i kanë mbjellë për jeshillëk, se në hije nuk rrimë dot se duhet të punojmë” thotë Edmond Kita, përgjegjës i firmës “United Terra”. Ai thotë se vendburimi është i mbytur me ujë dhe përpjekjet për ta rivënë në punë kanë dështuar.

Ndërkohë, ngjitur me depozitat e kësaj firme, janë me dhjetëra punëtorë të firmës shtetërore “Albpetrol”. Ata, jo vetëm që i kanë marrë pagat, por i kanë më të larta se firma private koncesionare. “Ne i kemi marrë, se jemi shtet. Këta kanë frikë të flasin” pohojnë ata.

Pas ankesave dhe vëzhgimit, Fiksi shkoi te firma “United Terra Oil” dhe bisedoi me z. Edmond Bejtja, drejtor teknik i kësaj firme. Z. Bejtja tha se edhe ai s’ka marrë pagat. “Ne jemi në mes të periudhës së koncesionit. Janë bërë disa investime dhe firma s’ka pasur mundësi likuiditeti. Ka ardhur avokati dhe na ka thënë se çështja do të zgjidhet” thotë drejtori teknik.

Fiksi e pyet se përse s’jepen këto paga dhe kush janë problemet. “E para, kemi kërkuar me koncesion vendburimin e Amonicës, por s’na e kanë dhënë deri tani. E dyta kemi bërë disa shpenzime për pajisje dhe se e treta, qeveria s’na ka miratuar panelet diellore të dalim nga rrjeti elektrik” thotë ai. Bejtja tha se kompania del gjithmonë me humbje dhe këto humbje mbulohen nga firma mëmë në Zvicër. Gazetarët e pyesin se, përse e mbajnë kur dalin gjithmonë me humbje? “Pyetje që na bëhet gjithmonë, përse e mbajmë? Deri tani kemi investuar dhe tani shpresonim që të merrnim investimin mbrapsht” shton ai.

Drejtori tha se firma është në Arbitrazh me një kompani. “Jemi në Arbitrazh, pasi Albpetrol i ka dhënë një pus një kompanie tjetër që në letra e kemi ne” thotë Bejtja. Në fund, pyetjes se a ka një datë për pagat, ai shprehet se “datë s’të jap dot se do gënjeja, unë prisja edhe sot që të hidheshin”.

​Jo vetëm që pagat s’u hodhën atë ditë, por ato vijuan të vonoheshin për javë të tëra. Fiksi kontaktoi edhe me zyrën e firmës në Tiranë, e cila veproi duke bërë pagesën e muajit tetor dhe nëntor. Dy pagat u hodhën para datës 31 dhjetor 2024, teksa sot jemi në datën 23 janar 2025 dhe punëtorët s’kanë marrë ende pagën e muajit dhjetor 2024 dhe shpërblimin e festave të fundvitit.

Bisedë mes Fiksit dhe punëtorëve të firmës “United Terra Oil”

Punëtori – Terra Oil, pastaj e ndërroi atë Zvicër Oil, di unë si e ka kështu.

Gazetari – E ka ndryshuar disa herë?

Punëtori – Tani së fundmi nja 4 herë. E katërta herë është ajo që lamë reklamë te zyrat.

Gazetari – Pse e ka ndryshuar disa herë?

Punëtori – Ku di unë ça problemi ka ai.

Gazetari – Ka ndryshuar koncesionin apo ka ndryshuar (emrin)?

Punëtori – Emrin, nga Hasan e vë Hysen, sikur e ka marrë dikush tjetër dhe bën këto veprime, marifete.

Gazetari – Po ndërkohë që ai është vetë?

Punëtori – Ai është vetë!

Gazetari – I keni marrë rrogat apo jo?

Punëtori 2 – Këta janë Albpetroli.

Punonjësja – Jemi ndërmarrja Albpetroli.

Punëtori 2 – Këta janë në rregull ere babam.

Punonjësja – Jemi shtet!

Gazetari – Ju e keni marrë?

Punonjësja – Po.

Gazetari – Po ju e keni marrë?

Punëtori 2 – Jo!

Gazetari – Sa muaj?

Punëtori 2 – Megjithë dhjetorin bëhen nja 3. Ka 30 vjet këtu që në ’90-ën që thashë unë duan vrarë të tërë këta dhe t’u bëjmë shkolla kalamajve. Ça thonë këta, ato që thonë 30 vite në televizor.

Punonjësja – Këta të privatit asnjë s’të vjen.

Gazetari – Pse ju i keni marrë?

Punonjësja – Ne jemi OK-ej.

Gazetari – Ju i keni rrogat më të mira?

Punëtori 2 – Këta janë të Edi Ramës, 1 milionë.

Punonjësja – Ta pret mendja.

Gazetari – Rrogat i keni marrë apo jo?

Punëtori – Jo, jo ja është muaji i tretë ky.

Gazetari – Po sa punëtorë janë gjithandej?

Punëtori – Bëhen a s’bëhen 100 veta.

Gazetari – Dhe të gjithë kanë këtë problem?

Punëtori – Të tërë me një kallëp edhe inxhinierët që janë atje s’kanë marrë lekët.

Gazetari – Po këta të shtetit i kanë marrë?

Punëtori – Shteti i ka tharë lekët.

Gazetari – Direkt?

Punëtori – Ne ngelëm te bishti urës!

Punëtori – Edhe prodhimi ka rënë, po edhe prodhimi në bazë të shkencës që kanë inxhinierët. Unë kam që nga ’85-sa që punoj këtu.

Gazetari – Ka bërë ndonjë investim kjo firma?

Punëtori – Firma këtu hiç, ça investimi! Ja vetëm ka bërë depot dhe paratë i paguan shteti ose Albpetroli. Çdo investim që bën ky i paguan ai që andej.

Gazetari – Nuk i bën vetë firma?

Punëtori – Jo s’i bën vetë firma!

Gazetari – Këto puset kanë qenë ekzistuese që në atë kohë?

Punëtori – Kanë qenë ekzistuese.

Gazetari – Ashtu janë?

Punëtori – Janë hequr kullat dhe i vënë pompa.

Gazetari – Me pompa!

Punëtori – Po s’u mat se ku është thellësia e naftës, niveli i naftës edhe po s’u injektua, detyrimisht edhe prodhimi do bjerë.

Gazetari – Nga 2012-ta dhe deri më sot asnjë investim?

Punëtori – Hiç asnjë gjë, se ça bën ca sistemime, bien disa të huaj, ca anglez e kinez.

Gazetari – Po ç’a bëjnë ata?

Punëtori – Hiç ëë, bëjnë ca sistemime merr paratë …

Gazetari – Me fitim apo me humbje del, si del?

Punëtori – Ore që dalin me fitim s’bëhet llaf./Top Channel

TË LIDHURA

Rrëshqitje masive të tokës në Spathar të Librazhdit, dhjetëra banesa të dëmtuara
Aktualitet

Rrëshqitje masive të tokës në Spathar të Librazhdit, dhjetëra banesa të dëmtuara

17:41 | 17/01/2026
Vlorë, po punonte për pastrimin e kanalit, përfshihet nga flakët mjeti tip Skrep, nuk ka të lënduar
Aktualitet

Vlorë, po punonte për pastrimin e kanalit, përfshihet nga flakët mjeti tip Skrep, nuk ka të lënduar

17:22 | 17/01/2026
Himarë: Fadroma godet punëtorin, vdes 45-vjeçari. Shoqërohet drejtuesi
Aktualitet

Himarë: Fadroma godet punëtorin, vdes 45-vjeçari. Shoqërohet drejtuesi

16:50 | 17/01/2026
Next Post
Ariana Grande për nominimin e saj për Oscar: Nuk mund të ndalem së qari

Ariana Grande për nominimin e saj për Oscar: Nuk mund të ndalem së qari

Tërmeti ‘shkund’ vendin tonë, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda

Tërmeti ‘shkund’ vendin tonë, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda

Zgjedhjet e 14 majit, KAS merr vendimin, gjobiten 17 operatorë të Pajisjeve Elektronike të Votimit dhe Numërimit

Zgjedhjet e 14 majit, KAS merr vendimin, gjobiten 17 operatorë të Pajisjeve Elektronike të Votimit dhe Numërimit







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Rrëshqitje masive të tokës në Spathar të Librazhdit, dhjetëra banesa të dëmtuara
Aktualitet

Rrëshqitje masive të tokës në Spathar të Librazhdit, dhjetëra banesa të dëmtuara

by mirseda
17:41 | 17/01/2026
0

Rrëshqitje masive të tokës janë regjistruar këtë të shtunë në fshatin Spathar, në Njësinë Administrative Qendër, të...

Vlorë, po punonte për pastrimin e kanalit, përfshihet nga flakët mjeti tip Skrep, nuk ka të lënduar

Vlorë, po punonte për pastrimin e kanalit, përfshihet nga flakët mjeti tip Skrep, nuk ka të lënduar

17:22 | 17/01/2026
SPAK godet call center-at: 10 të arrestuar, 3 vëllezër në kërkim, mes tyre pronari i kompanisë

SPAK godet call center-at: 10 të arrestuar, 3 vëllezër në kërkim, mes tyre pronari i kompanisë

17:09 | 17/01/2026
Himarë: Fadroma godet punëtorin, vdes 45-vjeçari. Shoqërohet drejtuesi

Himarë: Fadroma godet punëtorin, vdes 45-vjeçari. Shoqërohet drejtuesi

16:50 | 17/01/2026
Rikthehet kaosi në aksin Tiranë-Elbasan, radhë kilometrike automjetesh

Rikthehet kaosi në aksin Tiranë-Elbasan, radhë kilometrike automjetesh

16:13 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com