Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Kompleksi napoleonian i Emanuel Makronit

4 vjet ago
in Bota, Kryesore
Franca zgjat masat anti-covid, Macron: Shkollat do të mbyllen për 3 javë

Nga John Keiger “Spectator”

5maji i këtij viti do të shënojë 200-vjetorin e vdekjes së Napoleon Bonapartit në Shën Helenë, ishull i vogël në jug të oqeanit Atlantikut, ku Britanikët e burgosën perandorin francez në Shtëpinë Longud pas disfatës që pësoi në Vaterlo në vitin 1815.

Pas shumë hezitimesh, Emanuel Makron ka vendosur që Franca ta përkujtojë vendin që zë ish-perandori në historinë franceze. Edhe pse është figura historike më e njohur në të gjitha sondazhet franceze, pothuajse asnjë hapësirë ​​publike apo institucion nuk mban emrin e tij. Monarkia dhe Republika e anuluan atë. Bonaparti ndan ende sot shumë francezë. Ai është figura që e zbuti Revolucionin, e reformoi në mënyrë drastike Francën, dhe megjithatë është edhe diktatori që pushtoi Evropën dhe rivendosi skllavërinë.

Presidenti Zhak Shirak e neveriste, dhe në vitin 2005 refuzoi zhvillimin e çdo lloj feste shtetërore të 200 -të vjetorit të fitores së tij më të madhe ushtarake në Austerlic. Po cilat aspekte të Napoleoni do të zgjedhë të nxjerrë më në pah Makron?

Duke pasur parasysh gjendjen e Francës dhe Evropës së tij, kjo sipërmarrje nuk është pa rreziqe. Paralelet midis dy burrave janë bërë një klishe që nga zgjedhja e Makron në Elize 4 vjet më parë. Përveç shtatit të tyre të vogël (një supozim përgjithësisht i gabuar, pasi që dy kanë një gjatësi mesatare për kohën e tyre, Napoleoni isht 1.7 metra i gjatë, Makron është 1.75 metra), ata i bashkon stili olimpik i qeverisjes.

Bonaparti e qeverisi Francën, dhe më pas Evropën, përmes konflikteve dhe vendimeve të guximshme. Sapo u njoftua vendimi i Makron për të përkujtuar perandorin, pati kritikat të ashpra për vendimin e tij Jupiterian të31 marsit, për të vendosur një bllokim të tretë në Francë për të paktën 1 muaj.

Kjo ishte premtuar se nuk do të ndodhte më, duke refuzuar në janar këshillën e komitetit të tij shkencor se pa bllokim, një valë e tretë e Covid-19 do të godiste Francën në muajin mars. Franca, kishte këmbëngulur Makron, do të shpëtohej nga vaksinimi, pavarësisht nga ecuria e tij e ngadaltë.

Udhëheqësja e Tubimit Kombëtar, Marinë Lë Pen – rivalja e tij e mundshme në raundin e dytë të zgjedhjeve presidencialeve të vitit 2022 – iu referua kësaj jave poshtërimit të Makron si “Vaterloja e vaksinës”, duke shpresuar padyshim që ai të ketë një disfatë të ngjashme pas një viti.

Ndërkohë, Makron, si një kumarxhi impulsiv, ka vendosur një tjetër bast në Francë:rihapjen pjesërisht të vendit nga mesi i majit, që përkon me ceremonitë përkujtimore ndaj Napoleonit. Sado i rrezikshëm që mund të jetë përdorimi i historisë për qëllime politike, ai është një zakon i qëndrueshëm i francezëve.

Bonaparti i vendosi anëtarët e familjes së tij, apo gjeneralët më të besuar, në fronet e shteteve evropiane që ai pushtoi, për të zbatuar politikat e tij në të gjithë kontinentin. Makron ia doli ta vendosë Tieri Breton, ish-ministër dhe drejtuesi gjigantit francez të telekomunikacionit Orange (ish France Telecom) në postin e Komisionerit për Tregun e Brendshëm në Bruksel. Ashtu si familja e Bonapartit që u përpoq në të gjithë Evropën të mbështeste bllokadën kontinentale të imponuar nga perandori kundër Britanisë, edhe Breton është duke ndjekur një fushatë propagandistike dhe betejë të pamëshirshme kundër AstraZeneca, përmes bastisjeve të befasishme nëpër fabrika, për të zbuluar se si ka mundësi që vaksinimi në Britani të jetë kaq i suksesshëm, nëse Londra nuk po bllokon eksportet e vaksinave.

Një tregues i simpative të vërteta të Breton, ishte pamundësia e tij për të mos iu dorëzuar refleksit kompulsiv që kanë francezët në raport me historinë, kur deklaroi se e gjithë Evropa do të vaksinohej brenda këtij viti deri në datën… .14 korrik.

Ashtu si Napoleoni që kishte fiksim britanikët, një mani të tillë e ka edhe Makron. Ai

po sheh se Britania nuk po shembet pas Brexit, dhe po e gërryen nga brenda xhelozia ndaj  vaksinimit të shpejtë të Britanisë dhe është i hidhëruar nga zbulimi i hershëm i vaksinës anti-Covid nga Britania, ndërsa Franca po pëson një poshtërim të vazhdueshëm, dhe jo ​​vetëm nga mediat e saj, si e vetmja anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB që nuk ka një vaksinë të sajën kundër Covid-19.

Është shumë domethënës fakti sesi fjalimet e Makron, shmangin përmendjen e Britanisë kur u referohen shembujve të vaksinimit të suksesshëm. Ndërkohë, varësia e tij si ministri i ri i Evropës, nuk tregon asnjë përmbajtje në derdhjen e vrerit.

Ndërsa AstraZeneca mishëron vaksinën dhe suksesin pas Brexit, nuk mund të shihet dot me sy triumfi i saj. Ashtu siç Napoleoni fiksohej pas shitësit britanik si simbol i tregtisë së saj,

të njëjtin qëndrim mban edhe Makron për AstraZeneca dhe produktin e saj “pothuajse joefektiv”.

Vetëm këtë javë, ministri i ri francez i industrisë njoftoi me një ton triumfal se deri në 3-mujorin e dytë të këtij viti, Franca do të jetë në gjendje të bëjë edhe pa vaksinën e AstraZeneca. Në janarin e vitit 2022, Franca do të marrë presidencën e Këshillit Evropian, dhe Makron do të mbretërojë drejtpërdrejt mbi Evropën.

Teorikisht kjo është për gjashtë muaj, ndërsa Britania mund të presë një presidencë franceze të ashpër. Por çështja e vogël e zgjedhjeve presidenciale franceze në muajt prill-maj 2022, do të vendosë nëse Emanuel Makron do të jetë ende në krye në ditën fatale të 18 qershorit, kur 207 vjet më parë perandori francez mori fund në atë “fushë të përbaltur” vetëm 16 km larg   nga Brukseli.

Shënim:John Keiger, është ish-profesor i historisë franceze në Universitetin e Kembrixhit

burimi: https://www.spectator.co.uk/article/macron-s-napoleon-complex

Përshtatur për Tirana Today

Tags: Emanuel MakronJohn Keigernapoleonian

TË LIDHURA

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit
Aktualitet

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
NATO përforcon misionin në Detin Baltik pas shkeljeve me dronë në bazën më të madhe ushtarake të Danimarkës
Bota

NATO përforcon misionin në Detin Baltik pas shkeljeve me dronë në bazën më të madhe ushtarake të Danimarkës

22:34 | 27/09/2025
Borë në Zvicër, bllokohen disa zona malore
Bota

Borë në Zvicër, bllokohen disa zona malore

22:14 | 27/09/2025
Next Post
Rivalitete të zjarrta : Mallkimi i shtatë maceve

Rivalitete të zjarrta : Mallkimi i shtatë maceve

Domatja dhe vlerat e saj

Domatja dhe vlerat e saj

Mediat serbe irritohen nga një deklaratë e Vjosa Osmanit, e quajnë “gjarpër”

Mediat serbe irritohen nga një deklaratë e Vjosa Osmanit, e quajnë “gjarpër”

JU REKOMANDOJMË

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Arkivoli “ngec” në avionin e Air Albania për orë të tëra në temperatura të nxehta

Arkivoli “ngec” në avionin e Air Albania për orë të tëra në temperatura të nxehta

22:21 | 26/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit
Aktualitet

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

by mirseda
22:50 | 27/09/2025
0

Sabah Nuzi, i dyshuar si ekzekutor i Klevis Lleshit në vitin 2020, kundrejt shumës prej 50 mijë...

NATO përforcon misionin në Detin Baltik pas shkeljeve me dronë në bazën më të madhe ushtarake të Danimarkës

NATO përforcon misionin në Detin Baltik pas shkeljeve me dronë në bazën më të madhe ushtarake të Danimarkës

22:34 | 27/09/2025
Borë në Zvicër, bllokohen disa zona malore

Borë në Zvicër, bllokohen disa zona malore

22:14 | 27/09/2025
Klima e biznesit, DASH publikon raportin për vendin tonë: Shqipëria me ekonomi të qëndrueshme, por me sfida strukturore përpara

Klima e biznesit, DASH publikon raportin për vendin tonë: Shqipëria me ekonomi të qëndrueshme, por me sfida strukturore përpara

21:40 | 27/09/2025
Superliga/ Elbasani dhe Teuta ndajnë pikët, mbeten të pamposhtur

Superliga/ Elbasani dhe Teuta ndajnë pikët, mbeten të pamposhtur

21:35 | 27/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com