Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Komisioni “Xhafa”, Berisha: Përpjekje e turpshme për të mashtruar shqiptarët se fajin nuk e ka Rama për vjedhjet

1 vit ago
in Aktualitet, Politikë
Komisioni “Xhafa”, Berisha: Përpjekje e turpshme për të mashtruar shqiptarët se fajin nuk e ka Rama për vjedhjet

Nga dritarja e protestës që nuk ndalet prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se Komisioni “Xhafa” që u miratua nga socialistët këtë të enjte në Kuvend është përpjekje e turpshme për të mashtruar shqiptarët se fajin nuk e ka Edi Rama për vjedhjet, por korrupsioni.

PJESË NGA FJALIMI I BERISHËS

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju luftëtarëve të vërtetë të lirisë, misionarëve të pamposhtur të shpresës, besimit, kauzës së drejtë të shqiptarëve.

Përshëndetje oratorëve të platformës së fjalës së lirë që përcjellin të vërtetat në fjalimet e tyre në mbarë vendin.

Të dashur miq, sot parlamenti votoi komisionin Xhafa, si një përpjekje të turpshme për të mashtruar shqiptarët se fajin nuk e ka Edi Rama, ministrat dhe qeveritarët e tij që vjedhin ditë e natë, por fajin e ka korrupsioni, të cilin ata me komisionin Xhafa do ta luftojnë.

Nuk ka ironi, nuk ka parodi më të madhe se sa krijimi i komisionit me të cilin Edi Rama duhet të bindë shqiptarët se nuk është ai fajtor për vjedhjen e qindra mijëra apo miliona eurove me të cilat ndërtoi sarajet e tij në Surrel me parkun 5 mijë metra katrorë, por është korrupsioni, të cilin ai do ta luftojë.

Me aktin e sotëm Edi Rama kërkon të mashtrojë shqiptarët se nuk është ai hajduti që u bë kryeministër pasi kishte depozituar 200 milionë euro offshore sipas raportit të OSBE.

Por fajin e ka korrupsioni, të cilin do ta ndëshkojë me komisionin Xhafa. Miqtë e mi, sot ishte dita e mashtrimit të madh dhe e turpit në parlament.

Edi Rama me votën e komisionit të sotëm u thotë shqiptarëve se nuk janë të vjedhura paratë e pallatit pesëkatësh që solli Linda në pajë pa asnjë faturë tatimore, doganore, bankare apo ndërtimore.

Por fajin e ka korrupsioni, të cilin do ta ndëshkojë me komisionin Xhafa. Edi Rama, me komisionin Xhafa përpiqet t’u thotë shqiptarëve se nuk janë fajtorë ai dhe Erion Veliaj për vjedhjen dhe zhdukjen e 136 milionë eurove me djegësin e Tiranës. Por fajin e ka korrupsioni dhe ai tani do të ndëshkohet nga Fatzi Xhafa.

Miqtë e mi, a ka tallje më të madhe për qytetarët? A ka cinizëm më të madh?

Sot parlamenti votoi për komisionin gjethe fiku, që kërkon të bindë shqiptarët se hajdutët nuk do vjedhin më, se nuk kanë ata faj për vjedhjet, por i ka korrupsioni.

Edhe njëherë u përsëris miq, se për hajdutin ka një ligj, sa më shumë vjedh, aq më shumë do të vjedhë.

Edi Rama me komisionin mendoi se do u vërë kapak vjedhjeve të tmerrshme, të përditshme.

Do u vërë kapak vjedhjeve 100 përqind nga Erion Veliaj dhe drejtorët e tij.

Kështu që ai u thotë qytetarëve se nuk janë hotelet dhe pallatet e ndërtuara me paratë e vjedhura, por fajtor është korrupsioni ndaj dhe ne do e ndëshkojmë me komisionin Xhafa. Xhafa që është një hajdut i lindur.

Hidhni sytë tek kullat e Xhafës, që ngrihen mbi drogën e Gerondit në Tiranë, Vlorë, Pogradec dhe kudo.

Komisionit i vuri edhe emrin ‘i mirëqeverisjes’. Në fakt komisioni maskë i qeverisjes më të keqe, më hajdute, më antishqiptare që ka ekzistuar ën ët gjitha kohërat.

Kurrë mos harroni shqiptarë se janë vjedhjet e Edi Ramës, se janë vjedhjet e klanit të tij familjar, vjedhjet e ministrave dhe qeveritarëve të tij vendorë, themeli i shpopullimit mizor të Shqipërisë.

Largimit në 10 vite të 1.1 milion shqiptarëve. Renditjes së Shqipërisë fill pas Sirisë në dëbimin, largimin e të rinjve nga ky vend.

TË LIDHURA

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.
Aktualitet

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.

22:58 | 01/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje
Aktualitet

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt
Politikë

“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

21:31 | 01/11/2025
Next Post
“Atë mëngjes e përcolla tek dera bashkë me bashkëshorten”, rrëqeth babai i 24-vjeçarit që humbi jetën në gurore: Ma sollën në 2 të natës me arkivol

"Atë mëngjes e përcolla tek dera bashkë me bashkëshorten", rrëqeth babai i 24-vjeçarit që humbi jetën në gurore: Ma sollën në 2 të natës me arkivol

Ilir Meta paralajmëron lëvizjen e radhës, ja çfarë pritet të ndodhë

Ilir Meta paralajmëron lëvizjen e radhës, ja çfarë pritet të ndodhë

39-vjeçari shtyn partneren e tij nga një lartësi prej 15 metrash dhe kamioni e përplasë për vdekje

39-vjeçari shtyn partneren e tij nga një lartësi prej 15 metrash dhe kamioni e përplasë për vdekje







JU REKOMANDOJMË

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.
Aktualitet

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.

by mirseda
22:58 | 01/11/2025
0

Bertil Alliaj është autori i dyshuar për vrasjen e kushëririt të tij Dalan Alliaj 36-vjeç mbrëmjen e...

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

21:33 | 01/11/2025
“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

21:31 | 01/11/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com