Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Koçiu takon homologun maqedonas, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut forcojnë bashkëpunimin policor

4 javë ago
in Aktualitet, Shqipëria
Koçiu takon homologun maqedonas, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut forcojnë bashkëpunimin policor

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu po zhvillon një vizitë zyrtar në Shkup, ku u takua me Ministrin e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski. Takimi zhvillohet në kuadër të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh dhe u pasua nga një deklaratë e përbashkët për shtyp.

Koçiu theksoi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë dy vende partnere, të lidhura nga një hapësirë e përbashkët gjeografike, interesa të përbashkëta dhe aspirata të njëjta europiane, si vende kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian. Ajo nënvizoi se lehtësimi i burokracive dhe procedurave për qytetarët dhe biznesin është një hap i domosdoshëm dhe praktik në funksion të së ardhmes së përbashkët europiane.

Dy homologët diskutuan shndërrimin e pikës ekzistuese të kontaktit, në një Qendër të plotë të Bashkëpunimit Policor dhe Doganor, e cila do të funksionojë 24/7 dhe do të mundësojë koordinim në kohë reale mes strukturave përkatëse.

“Një qendër e tillë do të rrisë ndjeshëm sigurinë, duke forcuar kapacitetet kundër migracionit të paligjshëm, kriminalitetit dhe kontrabandës, si dhe do të shkurtojë burokracitë dhe kohën e pritjes në kufi”, tha Koçiu.

Ministrja bëri me dije se vetëm gjatë një viti janë regjistruar rreth 5 milionë kalime dhe rreth 1.8 milionë automjete në kufirin mes dy vendeve, çka e bën edhe më të domosdoshëm përmirësimin e procedurave dhe infrastrukturës kufitare.
Një tjetër temë e rëndësishme e diskutuar ishte replikimi i modelit të suksesshëm “One Stop Shop” për kontrollin e unifikuar kufitar në të gjitha pikat e kalimit, para sezonit veror, si dhe lehtësimi i procedurave gjatë sezonit turistik. Po ashtu, u diskutua rritja e patrullimeve të përbashkëta në Liqenin e Ohrit dhe zhvillimi i projekteve të tjera të përbashkëta në fushën e sigurisë.

Ministrja Koçiu vlerësoi gatishmërinë e plotë të palës maqedonase për të forcuar më tej partneritetin dypalësh, duke falënderuar ministrin Toshkovski dhe duke e ftuar për një vizitë të afërt në Tiranë. Ajo shprehu gjithashtu mirënjohjen për ekipet e OSBE-së, për mbështetjen e vazhdueshme në shndërrimin e ideve në mekanizma konkretë bashkëpunimi dhe në përafrimin me standardet më të mira europiane në fushën e sigurisë.

TË LIDHURA

E rëndë në Kamëz: Aksidenton për vdekje 7-vjeçarin dhe largohet nga vendngjarja
Aktualitet

E rëndë në Kamëz: Aksidenton për vdekje 7-vjeçarin dhe largohet nga vendngjarja

21:57 | 24/02/2026
Çako: AKMC në gatishmëri për çdo situatë, prioritet jeta dhe shëndeti i qytetarëve
Aktualitet

Çako: AKMC në gatishmëri për çdo situatë, prioritet jeta dhe shëndeti i qytetarëve

20:40 | 24/02/2026
“Rrugët po shemben”/ Meta: Faji s’është i natyrës, por i korrupsionit qeveritar
Aktualitet

“Rrugët po shemben”/ Meta: Faji s’është i natyrës, por i korrupsionit qeveritar

20:37 | 24/02/2026
Next Post
Burg për parkimin dysh, Braçe nxjerr foton e “shkelësit” të parë, është një…makinë policie

Burg për parkimin dysh, Braçe nxjerr foton e “shkelësit” të parë, është një…makinë policie

Qeveria dialog me biznesin eksportues, Rama prezanton platformën e re ExportOn

Qeveria dialog me biznesin eksportues, Rama prezanton platformën e re ExportOn

Plagosi me thikë të bijën/ Gjykata lë në burg 56-vjeçarin, autori kërkoi lirimin: Jam i pafajshëm

Plagosi me thikë të bijën/ Gjykata lë në burg 56-vjeçarin, autori kërkoi lirimin: Jam i pafajshëm







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Aleatët e Ukrainës i kërkojnë Rusisë armëpushim të pakushtëzuar
Bota

Aleatët e Ukrainës i kërkojnë Rusisë armëpushim të pakushtëzuar

by mirseda
22:43 | 24/02/2026
0

Rreth 30 udhëheqës të vendeve aleate me Ukrainën i kanë bërë thirrje Rusisë të pranojë një armëpushim...

E rëndë në Kamëz: Aksidenton për vdekje 7-vjeçarin dhe largohet nga vendngjarja

E rëndë në Kamëz: Aksidenton për vdekje 7-vjeçarin dhe largohet nga vendngjarja

21:57 | 24/02/2026
Shpërthim në një ndërtesë 3-katëshe në Verona, 1 viktimë – dyshohet rrjedhje gazi

Shpërthim në një ndërtesë 3-katëshe në Verona, 1 viktimë – dyshohet rrjedhje gazi

21:25 | 24/02/2026
“Diss” për Xhensilën? Bes Kallaku nxjerr këngën e re me varg thumbues

“Diss” për Xhensilën? Bes Kallaku nxjerr këngën e re me varg thumbues

21:01 | 24/02/2026
Çako: AKMC në gatishmëri për çdo situatë, prioritet jeta dhe shëndeti i qytetarëve

Çako: AKMC në gatishmëri për çdo situatë, prioritet jeta dhe shëndeti i qytetarëve

20:40 | 24/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com