Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Koçiu: Deri në 2027, qytetarët do të përdorin dokumentet në çdo vend të Evropës

3 muaj ago
in Politikë, Teknologji
Koçiu: Deri në 2027, qytetarët do të përdorin dokumentet në çdo vend të Evropës

Ministrja për Punët e Brendshme Albana Koçiu e pranishme në aktivitetin për prezantimin e Identitetit Digjital, një hap domethënës për Shqipërinë në rrugën e saj drejt modernizimit teknologjik të jetës sociale dhe ekonomike tha se projekti prek çdo qytetar shqiptar duke ndryshuar mënyrën se si ndërveprohet me shtetin, me bankën, me biznesin e me njëri-tjetrin.

Në aktivitet ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama, ministrja e Brendshme theksoi se Identiteti Digjital nuk është detyrim evropian, por një nevojë shqiptare një mënyrë për të bërë jetën e qytetarëve shqiptarë më të lehtë më të sigurt.

Koçiu theksoi më tej se në Identitetin Digjital “janë të gjitha dokumentet tuaja personale, nga karta identitetit, tek leje e drejtimit të automjetit, diploma apo çdo certifikatë, gati për t’u përdorur kudo në çdo vend të Evropës”.
Të sigurta, të mbrojtura dhe të aksesueshme në çdo moment. Me këtë portofol çdo qytetar mund të thotë ky jam unë në pak sekonda, pa letra, pa radhë, pa vonesa”, u shpreh ajo.

Për shtetin sipas ministres “kjo do të thotë më shumë shërbim 24 orë në ditë 7 ditë në javë, më pak burokraci, më shumë transparencë”, ndërsa për biznesin, “më shumë besim më shumë efikasitet”.

Koçi nënvizoi se “deri në vitin 2027 identiteti digjital do të jetë pjesë e Portofolit Evropian të Identitetit Digjital”.

“Një realitet që do t’iu lejojë qytetarëve të përdorin dokumentet e tyre në çdo vend të Evropës. Vende si Italia, Gjermania, Franca por edhe vende të tjera të BE-së janë duke ecur në të njëjtën rrugë.

Sipas Komisionit Evropian, deri në vitin 2030, 80% e qytetarëve evropianë do të kenë një identitet digjital funksional dhe përfitimet e pritshme po sipas Komisionit Evropian janë një impakt deri në 13% rritje e Prodhimit të Brendshëm Bruto, reduktim i kostove administrative me 30-50% si dhe reduktim i rasteve të mashtrimit apo vjedhjes së të dhënave online në masën 80%”, u shpreh Koçiu.

Ministrja e Brendshme tha se Shqipëria sot është lider rajonal në inovacion.

“Jemi vendi i parë në rajon që më shumë se 1200 shërbime qeveritare, apo më shumë se 95% e totalit të shërbimeve publike i ofrojmë 24/7 përmes portalit E-Albania. Më konkretisht 3.3 milionë qytetare shqiptarë kanë përfituar 50 milionë shërbime në total”, tha Koçiu.

Ministrja u shpreh se Identiteti Digjital i bën këtë shërbime edhe më të sigurta. Ministrja përmendi gjithashtu edhe projektin Smart City.

“Përtej Identitetit Digjital, Ministria e brendshme po vijon zbatojë hap pas hapi një program të ndërtuar rreth qytetarit dhe nevojave të tij të përditshme.

Po krijojmë një shtet që sheh, dëgjon dhe reagon në kohë reale.

I referohem projektit si Smart City i cili përmes kamerave inteligjente do të bëjë të mundur një monitorim të pandërprerë të hapësirave publike në 20 qytete kryesore të vendit”, tha ministrja.

Koçiu u shpreh se Inteligjenca Artificiale dhe avantazhet e saj po lejon të ecet me shpejtësi në përmbushjen e detyrimeve për mbylljen e kapitujve me BE-në.

“Sot me këtë projekt Shqipëria tregon se është gati të jetë pjesë e zemrës digjitale të Evropës”, tha Koçiu.

TË LIDHURA

Vokshi nga Strasburgu: Mungesa e raportimit për Kartën Sociale, shkelje e rëndë demokratike
Politikë

Vokshi nga Strasburgu: Mungesa e raportimit për Kartën Sociale, shkelje e rëndë demokratike

21:09 | 30/01/2026
Komisioni “Xhafaj” kërkon vizitë në SPAK, Prokuroria e Posaçme: Mos cënoni pavarësinë!
Politikë

Komisioni “Xhafaj” kërkon vizitë në SPAK, Prokuroria e Posaçme: Mos cënoni pavarësinë!

18:37 | 30/01/2026
Spiropali–Ambasadori i Italisë: Tirana pret më 18 shkurt Forumin e Korridorit VIII
Politikë

Spiropali–Ambasadori i Italisë: Tirana pret më 18 shkurt Forumin e Korridorit VIII

18:35 | 30/01/2026
Next Post
Dhunuan Klea Prengën, Gjykata e Tiranës shpall vendimin për motrat Berisha

Dhunuan Klea Prengën, Gjykata e Tiranës shpall vendimin për motrat Berisha

Përjashtimi i Bardhit me 15 ditë nga punimet në Kuvend/ “Qëllimi, t’i mbyllin gojën opozitës”

Përjashtimi i Bardhit me 15 ditë nga punimet në Kuvend/ “Qëllimi, t’i mbyllin gojën opozitës”

Arrestimi në Abu Dhabi i trafikantit shqiptar, Corriere: Altin Sinomati i përfshirë në atentat

Arrestimi në Abu Dhabi i trafikantit shqiptar, Corriere: Altin Sinomati i përfshirë në atentat







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026




TË FUNDIT

Përmbytjet nga moti i keq, Gjermania jep 250 mijë paund për familjet e prekura
Bota

Përmbytjet nga moti i keq, Gjermania jep 250 mijë paund për familjet e prekura

by mirseda
22:26 | 30/01/2026
0

Ambasada Gjermane në Tiranë njofton se do të dhurohen 250 mijë paund për familjet e prekura nga...

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

21:58 | 30/01/2026
Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para nisjes së emisionit

Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para nisjes së emisionit

21:46 | 30/01/2026
Kthesë në luftën në Gaza: Izraeli pranon rreth 70 mijë viktima palestineze

Kthesë në luftën në Gaza: Izraeli pranon rreth 70 mijë viktima palestineze

21:43 | 30/01/2026
Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital

Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital

21:40 | 30/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com