Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“KLP dhe SPAK plotësuan vakancat për prokurorë”, Manja: Kanë nisur rekrutimet për inspektorë

4 muaj ago
in Aktualitet
“KLP dhe SPAK plotësuan vakancat për prokurorë”, Manja: Kanë nisur rekrutimet për inspektorë

Në kuadër të zbatimit të Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë 2024-2030 dhe në vazhdën e përpjekjeve për përmirësimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, zhvilloi një takim me institucionet e drejtësisë dhe partnerët ndërkombëtarë.

Në fjalën e tij, Manja theksoi arritjet e vitit 2024, duke përmendur plotësimin e vakancave për prokurorë nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) dhe SPAK, si dhe nisjen e rekrutimeve për inspektorë nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë (ILD).

Ai nënvizoi gjithashtu sfidat e mbetura dhe nevojën për koordinim të ngushtë në procesin e integrimit evropian, që vazhdon të jetë prioriteti kryesor i qeverisë shqiptare.

FJALA E MINISTRIT TË DREJTËSISË

Takim me institucionet e drejtësisë dhe partnerët ndërkombëtarë mbi zbatimin e Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë 2024–2030 për vitin 2024

Strategjia Ndërsektoriale e Drejtësisë 2024-2030, arritjet dhe sfidat e zbatimit të saj në kontekstin e integrimit evropian

Data: 13 Qershor 2025, ora 11:00

Vendi: Salla “Classic”, Tirana International Hotel

Të nderuar përfaqësues të institucioneve të drejtësisë,

Të nderuar përfaqësues të trupit diplomatik dhe organizatave partnere,

Të nderuar kolegë dhe të ftuar,

Kam kënaqësinë t’ju uroj mirëseardhjen në këtë tryezë, e cila shënon një moment të rëndësishëm reflektimi dhe bashkërendimi institucional në kuadër të zbatimit të Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë 2024–2030.

Ky takim monitorues i Strategjisë vjen në një moment kulmor për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, me hapjen e grupkapitullit të parë më 15 tetor 2024 dhe punën tonë të përbashkët në përmbushjen e piketave të ndërmjetme, të cilat hapin rrugën për avancimin e mëtejshëm me të gjithë kapitujt e tjerë, ku deri tani janë hapur negociatat për 24 kapituj dhe presim që vjeshta të na gjejë me të tërë kapitujt e hapur.

Ndaj kjo Strategji Ndërsektoriale përfaqëson një angazhim të qartë për të ndërtuar një sistem drejtësie të pavarur, efikas dhe të besueshëm, në përputhje me standardet dhe me angazhimet tona me BE.

Gjatë vitit 2024, janë shënuar përparime të rëndësishme në disa fusha kyçe të Strategjisë si:

Përfundimi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëvë nga KPK me 805 vendime.
Miratuar Strategjia Kombëtare për uljen e çështjeve të prapambetura 2024–2027, një hap i rëndësishëm drejt rritjes së efikasitetit gjyqësor.
SPAK dhe KLP kanë plotësuar vakancat për prokurorë, ndërsa ILD ka vijuar me rekrutimin e inspektorëve jomagjistratë dhe ndihmësinspektorëve.
Megjithatë, sfidat mbeten të pranishme. Zbatimi i mekanizmave të sinjalizimit dhe vlerësimet etike ndaj magjistratëve kanë hasur në vonesa. Po ashtu, përmbushja e objektivave të ndërmjetëm të përcaktuara në kuadër të procesit të integrimit evropian kërkon përpjekje të shtuara dhe koordinim të ngushtë ndërinstitucional në adresimin e masave të parashikuara në Strategji.

Në këtë kontekst, është thelbësore të theksojmë se avancimi i procesit të integrimit, nën drejtimin dhe koordinimin e Ministrisë së Drejtësisë, ka konfirmuar vullnetin politik të Shqipërisë për të thelluar reformat në drejtësi dhe për të përmbushur pritshmëritë e Bashkimit Evropian.

Përmbushja e piketave të ndërmjetme është gurthemeli për avancimin e mëtejshëm të negociatave të anëtarësimit. Ato përfaqësojnë jo vetëm një detyrim ndërkombëtar, por mbi të gjitha një përgjegjësi ndaj qytetarëve tanë për të ndërtuar një sistem drejtësie që garanton të drejtat themelore dhe barazinë para ligjit.

Nga takimi ynë në 13 Dhjetor dhe deri më sot, një periudhë ekzaktësisht 6 mujore, institucionet tona kanë përballuar së bashku mbi 60 orë raportim pranë shërbimeve të Komisionit Evropian dhe kanë përgatitur mbi 1000 faqe raportime me shkrim dhe dokumenta. Kjo punë është treguese e dedikimit dhe profesionalizmit të institucioneve tona dhe një falenderim shkon për secilin nëpunës të institucioneve tona që ka kontribuar në këtë proces.

Në këtë frymë, ju ftoj të vazhdojmë angazhimin në nivelet më të larta drejtuese së bashku për të adresuar veprimtaritë dhe proceset komplekse që duhet të përmbushim brenda një kohe kaq të shkurtër në këtë proces transformues, duke u mbështetur në evidenca të qarta, planifikim të brendshëm të qëndrueshëm dhe bashkëpunim të ngushtë mes njëri-tjetrit dhe me partnerët tanë ndërkombëtarë.

Jam besimplotë se do kemi bashkëbisedime të vlefshme përgjatë kësaj tryeze.

Ju falënderoj për praninë dhe kontributin tuaj të çmuar.

Faleminderit.

TË LIDHURA

Vlorë, dhunuan me sende të forta të moshuarin, ndalohen 2 autorët me precedentë kriminalë
Aktualitet

Vlorë, dhunuan me sende të forta të moshuarin, ndalohen 2 autorët me precedentë kriminalë

21:42 | 09/10/2025
Binaj: S’kam folur me Ramën që nga 2015
Aktualitet

Binaj: S’kam folur me Ramën që nga 2015

21:38 | 09/10/2025
Itali / Arrestohet 40-vjeçari shqiptar, kapet duke shitur lëndë të paligjshme
Aktualitet

Itali / Arrestohet 40-vjeçari shqiptar, kapet duke shitur lëndë të paligjshme

20:09 | 09/10/2025
Next Post
Sulmi ndaj Iranit, reagon Trump: Ne do ta mbrojmë Izraelin nëse është e nevojshme

Sulmi ndaj Iranit, reagon Trump: Ne do ta mbrojmë Izraelin nëse është e nevojshme

ELBASANI ENDE I “FIKUR”! Asnjë lëvizje deri më tani në këtë merkato vere nga klubi

ELBASANI ENDE I “FIKUR”! Asnjë lëvizje deri më tani në këtë merkato vere nga klubi

Ilir Meta kërkon ndryshimin e masës së sigurisë: Janë shkelur afatet

Ilir Meta kërkon ndryshimin e masës së sigurisë: Janë shkelur afatet







JU REKOMANDOJMË

KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

17:03 | 26/09/2025
Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025




TË FUNDIT

Flor Binaj: Berisha nuk do dalë me mua në fushatë! Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët
Politikë

Flor Binaj: Berisha nuk do dalë me mua në fushatë! Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

by mirseda
22:54 | 09/10/2025
0

Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj deklaroi se nuk përfaqëson opozitën në zgjedhje, por qytetarët dhe...

Trump: Pengjet izraelite do të lirohen të hënën ose të martën e ardhshme

Trump: Pengjet izraelite do të lirohen të hënën ose të martën e ardhshme

22:43 | 09/10/2025
Presidenti i Kolumbisë akuzon SHBA për bombardimin e një barke në Karaibe

Presidenti i Kolumbisë akuzon SHBA për bombardimin e një barke në Karaibe

22:28 | 09/10/2025
“Ende më komentojnë për Luizin!”/ Efi Dhedhes flet pas tre vitesh për Big Brother VIP

“Ende më komentojnë për Luizin!”/ Efi Dhedhes flet pas tre vitesh për Big Brother VIP

22:13 | 09/10/2025
Plan i Izraelit: çdo peng i liruar do të marrë shtëpi dhe 16 mijë euro

Plan i Izraelit: çdo peng i liruar do të marrë shtëpi dhe 16 mijë euro

22:09 | 09/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com