Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Klos: Vijojnë kërkimet për 29-vjeçarin, ndihmojnë edhe ekipet nga Kosova

1 muaj ago
in Aktualitet, Kosovo, Kryesore
Klos: Vijojnë kërkimet për 29-vjeçarin, ndihmojnë edhe ekipet nga Kosova

Ardit Beshiri, punonjësi 29-vjeçar i ekskavatorit, të cilin më 3 maj e zuri poshtë masivi i dheut, ende nuk është gjetur.

Ngjarja ndodhi orës 14:30, në zonën e quajtur “Qafa e Burrelit”, afër fabrikës së përpunimit të kromit në bashkinë Klos, ka ndodhur një rrëshqitje masive dheu në një distancë prej rreth 2 km.

Gjatë këtij momenti, në vendngjarje ishte duke punuar me ekskavator një punonjës i një kompanie private që ushtron aktivitet në fushën e shfrytëzimit të mineraleve.

Si pasojë e rrëshqitjes, punëtori është zënë dhe mbuluar nga masivi i dheut dhe inerteve.

Forcat e angazhuara në operacionin e kërkim-shpëtimit, sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile janë;

Që nga dita e parë, në vendngjarje janë angazhuar struktura dhe mjete të shumta për gjetjen e trupit të punonjësit:

* Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera (AKSEM): 74 punonjës dhe pajisje speciale si kamera termike dhe skaner nëntokësor.

* Forcat e Armatosura: 115 forca nga reparti ushtarak 1013 Burrel, 12 efektivë nga Baza e Mbështetjes së Emergjencave Civile (BMEC) me pajisje speciale për kërkim-shpëtim në rrënoja, 24 efektivë nga kompania EOD (Batalioni i Xhenios), të pajisur me pajisje për detektimin e metaleve.

* Policia e Shtetit: 24 efektivë.

* Urgjenca Mjekësore: E pranishme në vendngjarje për ndihmën e nevojshme.

* Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore: 6 punonjës.

* Vullnetarë: 535 qytetarë dhe 2 ekskavatorë që janë duke punuar intensivisht në një pjesë të zonës ku ka ndodhur rrëshqitja.

* Strukturat lokale: Të angazhuara janë strukturat e pushtetit vendor të Bashkisë Klos, Bashkisë Mat dhe Prefekturës Dibër.

Me koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, për shkak të kompleksitetit të operacionit dhe vështirësisë së terrenit, më datë 06.05.2025, përmes Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, është kërkuar mbështetje nga Kosova me forca të specializuara për kërkim-shpëtim.

Më datë 07.05.2025, një ekip i specializuar i Kërkim-Shpëtimit nga Forca e Sigurisë së Kosovës, i përbërë nga 12 efektivë dhe 2 qen të trajnuar për gjetjen e personave nën rrënoja, është bashkuar me operacionin në terren.

Sipas vlerësimeve në terren dhe diskutimeve me drejtuesit operativë, rrëshqitja ka përshkuar një distancë rreth 6 km në një terren shumë të vështirë për ndërhyrje dhe kërkim. Në një segment të terrenit, rreth 500 metra nga pika e rrëshqitjes pranë fabrikës së pasurimit të kromit, janë futur dy ekskavatorë për të ndihmuar në gërmimin dhe gjetjen e trupit.

Operacioni po drejtohet nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, në bashkëpunim të ngushtë me strukturat qendrore dhe vendore.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe strukturat operacionale mbeten të angazhuara maksimalisht deri në përfundimin e operacionit dhe lokalizimin e personit të humbur.

TË LIDHURA

Panik në Kavajë, zjarr me përmasa të mëdha në një pikë grumbullimi hekurash
Aktualitet

Panik në Kavajë, zjarr me përmasa të mëdha në një pikë grumbullimi hekurash

14:51 | 14/06/2025
Aksident në Rrugën e Arbrit, lëndohen dy turistë, përfundojnë në spital
Aktualitet

Aksident në Rrugën e Arbrit, lëndohen dy turistë, përfundojnë në spital

13:45 | 14/06/2025
Vjedhje, mashtrim dhe shpërdorim detyre/ Në 24 orë arrestohen pesë persona të shpallur në kërkim
Aktualitet

Vjedhje, mashtrim dhe shpërdorim detyre/ Në 24 orë arrestohen pesë persona të shpallur në kërkim

12:55 | 14/06/2025
Next Post
Gjilani jep lajmin: Futbollisti shqiptar në spital pas dëmtimit të rëndë

Gjilani jep lajmin: Futbollisti shqiptar në spital pas dëmtimit të rëndë

Rama surprizon në Vlorë: Këndon për herë të parë në fushatë me Noizyn

Rama surprizon në Vlorë: Këndon për herë të parë në fushatë me Noizyn

Papa i ri është Kardinali Robert Prevost

Papa i ri është Kardinali Robert Prevost

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Mala, blerja e madhe e Vllaznisë së Martinit
Sport

Mala, blerja e madhe e Vllaznisë së Martinit

by mirseda
16:34 | 14/06/2025
0

Lajmi ndoshta më i rëndësishëm te Vllaznia gjatë kësaj jave ka qenë ai i rinovimit të Esat...

Klevis Balliu me demokratët e rinj: Më të përkushtuar se kurrë për të sjellë ndryshimin!

Klevis Balliu me demokratët e rinj: Më të përkushtuar se kurrë për të sjellë ndryshimin!

16:18 | 14/06/2025
Ministri i Mbrojtjes së Izraelit: Teherani do të digjet nëse vijojnë sulmet, avionët tani janë gati drejt Iranit

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit: Teherani do të digjet nëse vijojnë sulmet, avionët tani janë gati drejt Iranit

15:50 | 14/06/2025
Napoli nuk ndalet: 50 mln. gati për Lookman, por Atalanta kërkon më shumë…

Napoli nuk ndalet: 50 mln. gati për Lookman, por Atalanta kërkon më shumë…

15:44 | 14/06/2025
Vserlo nuk ka të ndalur, thumbon Gjestin: Mos bli më klikime

Vserlo nuk ka të ndalur, thumbon Gjestin: Mos bli më klikime

15:33 | 14/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com