Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Klan Kosova: Vendimi i MINT është i papranueshëm, do të ankohemi në gjykatën kompetente

3 vjet ago
in Kryesore, Rajoni
Klan Kosova: Vendimi i MINT është i papranueshëm, do të ankohemi në gjykatën kompetente

Klan Kosova shpreh shqetësimin për vendimin e Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve pranë Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) për të refuzuar ankesën e Klan Kosova Sh.P.K. për pezullimin e certifikatës së biznesit, duke e parë këtë akt si një luftë të hapur frontale të Qeverisë ndaj medias së lirë.

Pavarësisht se Klan Kosova SH.P.K. ka ndërmarrë hapat e rregullimit të dokumentacionit sipas udhëzimeve të MINT për të përmirësuar çështjen teknike në regjistrim, vendimi i Komisionit është refuzues, dhe si i tillë arbitrar dhe i papranueshëm për shoqëritë demokratike dhe shtetet ligjore.

Ndaj tendencës së Qeverisë për të rrezikuar një ndër mediumet më të mëdha në vend, Klan Kosova, kanë reaguar organizatat dhe institucionet kryesore të medias dhe fjalës së lirë në vend dhe në botë, qeveritë e shteteve të Quintit dhe figura lidere të të drejtave të njeriut gjithandej, duke e cilësuar këtë si sulm i drejtpërdrejtë ndaj demokracisë në Kosovë.

Tendenca e Qeverisë për të sajuar situata të paqena me vendimin për refuzim ankese të marrë sot, si dhe me interpretimin akuzues dhe joprofesional që MINT e ka publikuar në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook, tregon se qëllimi i vërtetë nuk është procedura teknike e një biznesi, por mbyllja e gojës së medias.

Klan Kosova në asnjë rrethanë nuk do ta pranojë një qasje të tillë autoritare nga institucionet e shtetit dhe çështjen do ta dërgojë në gjykatë.

Klan Kosova dëshiron t’i sigurojë të gjithë qytetarët se puna nuk do të ndalet dhe as që do të mund të ndalet.

Ne do ta vazhdojmë zejen e shenjtë të informimit të qytetarëve në mënyrë të drejtë dhe profesionale si deri më sot, edhe nesër dhe përgjithmonë, plotësisht të vetëdijshëm se nëse ne dorëzohemi, atëherë trysnia do të vazhdojë mbi mediat e tjera me synimin e instalimit të frikës në Kosovë.

Dëshirojmë t’i falënderojmë të gjithë ata individë, media dhe institucione, që gjatë gjithë kohës janë interesuar dhe na kanë qëndruar prapa në betejën tonë jo të lehtë për ta mbrojtur njërën nga liritë kryesore të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës – fjalën e lirë.

Jemi të bindur se jemi në rrugë të drejtë dhe në fund drejtësia do të triumfojë.

TË LIDHURA

Detaje nga operacioni policor në Tiranë/ Kontrolle në 3 call centera, sekuestrohen 1 mln euro
Aktualitet

Detaje nga operacioni policor në Tiranë/ Kontrolle në 3 call centera, sekuestrohen 1 mln euro

22:32 | 13/04/2026
Shqipëria, pjesë e destinacioneve në 2026
Aktualitet

Shqipëria, pjesë e destinacioneve në 2026

21:58 | 13/04/2026
Prokuroria e Tiranës godet 3 Call Centera, raportohet për të arrestuar. Sekuestrohen edhe para
Aktualitet

Prokuroria e Tiranës godet 3 Call Centera, raportohet për të arrestuar. Sekuestrohen edhe para

21:44 | 13/04/2026
Next Post
Reuters raporton për Klan Kosovën: Qeveria e Kosovës po lëviz drejt mbylljes së televizionit

QUINT-i dhe BE-ja: Jemi të shqetësuar me heqjen e licencës së Klan Kosovës

Halimi: Për rastin e Klan Kosovës janë njoftuar 45 ambasadorë të Këshillit të Evropës

Halimi: Për rastin e Klan Kosovës janë njoftuar 45 ambasadorë të Këshillit të Evropës

Klan Kosova: Vendimi i MINT është i papranueshëm, do të ankohemi në gjykatën kompetente

Shefi i OSBE-së në Kosovë: Vendimi i sotëm për Klan Kosovën thellon shqetësimin tonë







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

SPAK kërkon pushimin e hetimeve për 6 episode të shpërdorimit të detyrës për Elvis Roshin
Aktualitet

SPAK kërkon pushimin e hetimeve për 6 episode të shpërdorimit të detyrës për Elvis Roshin

by mirseda
10:40 | 14/04/2026
0

SPAK ka kërkuar pushimin e hetimeve për 6 episode të shpërdorimit të detyrës për ish-kryetarin e Bashkisë...

Rama: Kemi kaluar nga Shqipëria që përpiqej të mbijetonte, në atë që përmirësohet

Rama: Kemi kaluar nga Shqipëria që përpiqej të mbijetonte, në atë që përmirësohet

10:36 | 14/04/2026
Rama në Samitin e Diasporës: Edhe Shqipëria ishte gati dhe hapi grupkapitujt me BE

Rama në Samitin e Diasporës: Edhe Shqipëria ishte gati dhe hapi grupkapitujt me BE

10:32 | 14/04/2026
Forcim i lidhjeve me shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, sot dita e dytë e Samitit IV të Diasporës

Forcim i lidhjeve me shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, sot dita e dytë e Samitit IV të Diasporës

10:10 | 14/04/2026
Pas dështimit të raundit të parë të negociatave për paqe, SHBA dhe Irani do rikthehen në Pakistan

Pas dështimit të raundit të parë të negociatave për paqe, SHBA dhe Irani do rikthehen në Pakistan

09:40 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com