Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

“Kjo është fytyra e vërtetë mizore e Pep Guardiolas”

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
“Kjo është fytyra e vërtetë mizore e Pep Guardiolas”

Pep Guardiola është një nga trajnerët më të suksesshëm në futboll, por duket se dhe ai nuk do t’iu shpëtojë kritikave. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë, Yaya Toure ka shpërthyer ndaj trajnerit katalan, duke e akuzuar se ai nuk i trajton në të njëjtën mënyrë afrikanët si lojtarët e tjerë, duke e shënjestruar si “xheloz”.Lojtari nga Bregu i Fildishtë, i cili u largua nga City në muajin maj pas 8 vitesh qëndrimi në Manchester, thotë se me këtë deklaratë nuk dëshiron të bëjë akuza të drejtpërdrejta, por të paktën të “rrëzojë mitin” Guardiola, të cilin e përshkruan si “xheloz”. “Ndoshta ne afrikanët nuk trajtohemi gjithmonë njësoj nga disa njerëz, në krahasim me disa të tjerë”, thotë Toure në një intervistë për “France Football”.Kampionët më të rinj të Premier League refuzuan të komentonin deklaratat e Tourse. Por, përpara largimit të tij, Manchester City i vuri emrin e Touresë një prej fushave stërvitore, ndërsa zbuloi edhe një muze të tijin në një tjetër kompleks stërvitor. Këtë verë përflitet se City do të nënshkruajë me futbollistin algjerian të lindur në Francë, Riyad Mahrez, nga Leicester City.Toure, që luan me Bregun e Fildishtë, luajti nën urdhrat e Guardiolës për dy sezone te Barcelona, përpara se të shitej për 24 mln paund te City në vitin 2010. Ai fitoi 6 trofe në Angli, por luajti si titullar në vetëm një ndeshje të Premier League, këtë viti me Cityn, pikërisht ndeshjen e fundit sezonale të luajtur në shtëpi kundër Brightonit.Përpara atij takimi, Guardiola do të shprehej se “Yaya kishte shkuar me ta në fillim të udhëtimit dhe ndodhen pikërisht në situatën e triumfatorit vetëm prej asaj që ka bërë ai. Në ndeshjen ndaj Brightonit ne do t’i japim atij atë që meriton, një nga lamtumirat më të bukura që një futbollist mund të marrë”, do të shprehej katalanasi.Toure luajti për 86 minuta ndaj Brightonit, ndërkohë që gjatë sezonit kishte luajtur edhe 142 minuta të tjera në kampionat. Megjithatë, ai pretendonte se “nuk ishte s dobët fizikisht”, aq sa t’u kërkonte të dhëna trajnerëve të ekipit për të krahasuar statistikat e tij me ato të lojtarëve më të rinj. Guardiola ka fituar 6 trofe si futbollist me Barcelonën, për të shtuar në “palmaresin” e tij edhe 7 të tjerë si trajner i tri skuadrave, katalanasve, Bayern Munchen dhe Manchester City.“Nuk e di pse, por kam përshtypjen se ai ka qenë xheloz, më konsideronte mua si një rival. Apo sikur të isha duke i bërë hije. U tregua mizor me mua, aq sa më bëri të çoja nëpër mend nëse kjo që po bënte ishte pikërisht për shkak të ngjyrës sime. Nuk jam i pari që flas për diferenca në trajtimin e lojtarëve. Te Barça, edhe të tjerë e kanë pasur këtë dilemë. Kur kuptuam se ai ka shpesh probleme me afrikanët, kudo që shkon, atëherë i bëra vetes shumë pyetje. Ndaj, sot dua të jem i pari që të rrëzojë mitin e Guardiolës”. Toure luajti në 22 ndeshje nën drejtimin e Guardiolës në sezonin 2016-2017, e pas kësaj kërkoi të qëndronte edhe një tjetër vit, por më pas nuk u trajtua siç duhej.

Tags: afrikanëtGuardiolamizormuaproblemeTouretregua

TË LIDHURA

Neymar lë Brazilin për të shkuar në Botëror, synon kalimin në MLS
Sport

Neymar lë Brazilin për të shkuar në Botëror, synon kalimin në MLS

16:15 | 10/04/2026
Rayo “prenoton” kualifikimin, fiton pastër në Conference League ndaj AEK-ut të Strakoshës
Sport

Rayo “prenoton” kualifikimin, fiton pastër në Conference League ndaj AEK-ut të Strakoshës

20:53 | 09/04/2026
Luis Diaz i shpreh dashurinë Bayernit: Kalimi te kjo skuadër, zgjedhja e duhur
Sport

Luis Diaz i shpreh dashurinë Bayernit: Kalimi te kjo skuadër, zgjedhja e duhur

20:06 | 09/04/2026
Next Post
Shkollat profesionale/Rama u premtoi bursa, por nxënësit mbetën pa lekë

Shkollat profesionale/Rama u premtoi bursa, por nxënësit mbetën pa lekë

Zbuloni se kur dita ka zgjatur vetëm 19 orë

Zbuloni se kur dita ka zgjatur vetëm 19 orë

6 motrat jetime/Edi Rama: Kontributi i “Fundjavë Ndryshe”, për t’u admiruar

Rasti i 6 vajzave jetime/Arbër Hajdari rrëfen kush do të marrë kujdestarinë







JU REKOMANDOJMË

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026




TË FUNDIT

“Lufta nuk ka përfunduar ende”, i dërguari i Mojtaba Khameneit: Irani do të kontrollojë Hormuzin
Bota

“Lufta nuk ka përfunduar ende”, i dërguari i Mojtaba Khameneit: Irani do të kontrollojë Hormuzin

by mirseda
18:00 | 10/04/2026
0

Irani kontrollon Ngushticën e Hormuzit sepse lufta me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin nuk ka mbaruar ende,...

Hajdari takon Begajn diskutojnë për reformën administrative dhe rolin e Prefektit

Hajdari takon Begajn diskutojnë për reformën administrative dhe rolin e Prefektit

17:46 | 10/04/2026
Rama: Hiqet nafta pa taksa për fermerët, shkak abuzimet

Rama: Hiqet nafta pa taksa për fermerët, shkak abuzimet

17:40 | 10/04/2026
Rama: Berati, territori me më shumë të kthyer nga jashtë

Rama: Berati, territori me më shumë të kthyer nga jashtë

17:26 | 10/04/2026
Gjykata Kushtetuese dhe Avokatët diskutojnë ndalimin e dënimit të dyfishtë

Gjykata Kushtetuese dhe Avokatët diskutojnë ndalimin e dënimit të dyfishtë

17:13 | 10/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com