gamdom girişjojobet girişjojobet girişsiteye gitjojobetjojobet girişjojobet girişJOJOBET GİRİŞjojo girişholiganbetjojobetjojobet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Kirurgët në grevë, por jo të gjithë u bashkohen

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kirurgët në grevë, por jo të gjithë u bashkohen

Kirurgët e Klinikës Abdominale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë hyrë në grevë duke kërkuar rritjen e pagave. Por, kësaj greve nuk iu kanë bashkuar kirurgët e klinikave tjera.

Rifat Bajrami, kirurg abdominal i tha se rastet urgjente do të operohen, kurse rastet tjera do të lihen në pritje, pasi që ato nuk do të merren parasysh për shkak të grevës.

Sipas tij, kirurgët po kërkojnë që paga e tyre të jetë e dinjitetshme dhe rrjedhimisht të paguhet puna e vështirë dhe e përgjegjshme që kanë.

“Qëllimi i grevës është vetëm rritja e të ardhurave personale të kirurgëve. Ne do të vazhdojmë me tonën, ministria me të veten. Ne kishim edhe takim me ministrin, tash të shohim”, tha Bajrami.

Por, jo të gjithë kirurgët kanë hyrë në grevë. Kirurgu i fëmijëve, Nexhmi Hyseni, i tha Radios Evropa e Lirë se kërkesat për rritje pagash janë të arsyeshme dhe se nëse nuk realizohet një gjë e tillë edhe kolegët tjerë kirurgë do t’i bashkëngjiten kirurgjisë abdominale.

“Kirurgët abdominal kanë hyrë në grevë dhe mendoj se është e arsyeshme, pasi që pagat janë nënçmuese. Kërkesat janë të arsyeshme dhe mendoj se ditët e ardhshme edhe kolegët tjerë do të na bashkëngjiten. Ne po kërkojmë atë që na takon. Përgjegjësia është tepër e madhe në punë dhe paguhet shumë pak. Ajo duhet të shpërblehet për aq sa ka vlerë”, tha Hyseni.

“Kirurgjia pediatrike ka dy salla operative dhe bëhen deri në 10 operacione gjatë ditës. Deri në 2 mijë operacione të planifikuara bëhen për një vit, duke mos përfshirë rastet emergjente”, shtoi tutje Hyseni.

Ndryshe, të gjithë mjekët specialistë në institucionet publike shëndetësore, pavarësisht në çfarë fushe punojnë, paguhen njësoj, përkatësisht me një pagë prej rreth 600 euro në muaj. Kjo vlen edhe për infermierët, të cilët paguhen nga rreth 400 euro në muaj.

Sindikalistët e shëndetësisë thonë se kanë kërkuar që mjekët specialistë të radhiten në koeficientin 8, e cila do t’u siguronte atyre një pozitë më të dinjitetshme dhe rrjedhimisht paga më të mira.

Blerim Syla, udhëheqës i Federatës Sindikale të Shëndetësisë tha se nuk ka arsye për grevë, meqë tashmë sindikata është në negociata me zyrtarë qeveritarë pikërisht për rritje pagash.

“Greva nuk është e organizuar nga sindikata. Jo pse ne nuk dëshirojmë t’i rrisim pagat, por për shkak se ne jemi në negociata me Qeverinë e Kosovës”.

“Ajo çka po kërkoj është të kemi unitet mes kolegëve pasi që jemi në rrugë të mbarë”, tha Syla.

Ligji për pagat mbetet një nga prioritetet e vazhdueshme ligjore, por që nuk është miratuar nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës. Mungesa e këtij ligji e mban të padefinuar edhe nivelizimin e pagave.

Si në shumë fusha tjera, edhe sektori i shëndetësisë “vuan” nga mosdefinimi i kategorizimit të pagave dhe si rrjedhojë e kësaj gjendjeje, mjekët kanë deklaruar se nuk është korrekte që pagat e mjekëve të jenë lineare.

Tags: grevekirurgëtte gjitheu bashkohen

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Racizmi ndaj shqiptarëve, nisin hetimet në Serbi

Racizmi ndaj shqiptarëve, nisin hetimet në Serbi

Sherr me thika në Korçë, 35-vjeçari shkon i plagosur në spital

Sherr me thika në Korçë, 35-vjeçari shkon i plagosur në spital

Çështja e emrit/Ali Ahmeti: Kohë e artë, palët t’i thërrasin mendjes!

Çështja e emrit/Ali Ahmeti: Kohë e artë, palët t’i thërrasin mendjes!







JU REKOMANDOJMË

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026
Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Vuçiç: “S’heq dorë nga Kosova”, akuza për aleancë kundër Serbisë
Bota

Vuçiç: “S’heq dorë nga Kosova”, akuza për aleancë kundër Serbisë

by mirseda
19:31 | 25/03/2026
0

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka folur me tone të ashpra sërish kundrejt vendeve të tjera të...

Dhoma Botërore e Tregtisë: Lufta në Lindjen e Mesme rrezikon krizë historike industriale

Dhoma Botërore e Tregtisë: Lufta në Lindjen e Mesme rrezikon krizë historike industriale

19:22 | 25/03/2026
Akuzat për lidhje me shërbimet jugosllave, Kos raporton më 20 prill

Akuzat për lidhje me shërbimet jugosllave, Kos raporton më 20 prill

18:46 | 25/03/2026
82-vjeçari i humbur gjendet i pajetë në Klos, dyshohet rënie nga shkëmb

82-vjeçari i humbur gjendet i pajetë në Klos, dyshohet rënie nga shkëmb

18:22 | 25/03/2026
SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj gjyqtares Irena Gjoka

SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj gjyqtares Irena Gjoka

18:10 | 25/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com