Vrasësi portugez, Ruben Saraiva, i cili ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulaj në Shëngjin ka jetuar rreth dy muaj e gjysmë në shtëpinë e porozitësit të vrasjes, Edmond Haxhia në fshatin Kakarriq.
Banorët e fshatit janë shprehur për mediet se vrasësi portugez lëvizte lirshëm në fshat dhe se i përshëndeste ata në gjuhën shqipe.
Sipas banorëve Saraiva lëvizte nëpër rrugët e fshatit herë me makinë, e herë me motor, raporton gazetari Igli Çelmeta.
Nikulaj u ekzekutuka me gjakftohtësi nga killeri portugez i porositur nga Edmond Haxhia teksa pinte kafe në lokalin e tij më 19 prill.
Policia po kryen kërkime intensive për gjashtë personat që dyshohet se kanë gisht në ekzekutimin e Nikulajt. Edmod Haxhia dyshohet se është porositësi, ndërsa Ruben Saraiva, portugezi me origjinë afrikane është autori që kreu vrasjen e Ardian Nikulajt.
Saraiva në bashkëpunim me pesë persona të tjerë mesditën e 19 prillit kryen ekzekutimin e Nikuljat në ambientet e lokalit në pronësi të tij.
Kujtojmë se ditën e djeshme policia gjeti motorin që vrasësi portugez përdori ditën e krimit. Motori u gjet hedhur në lumë në fshatin Kakarriq, në afërsi të banesës së porositesit te vrasjes Edmond Haxhia. Ruben Saraiva, autori portugez i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin dyshohet se është arartisur drejt Greqisë.
Autori mbante një maskë, skafandër, jelek fosforeshent dhe i kamufluar me veshje të trasha, pasi kryen vrasjen me pistoletë në një distancë shumë të afërt dhe i vetëm largohet qetësisht me motor nga vendngjarja. Plani për ekzekutimin e Ardian Nikulajt, biznesmenit 50-vjeçar nga Lezha ka nisur më shumë se 3 muaj më parë kur Edmond Haxhiaj djali i dajës së Elton Lekstakaj ka udhëtuar nga Britania e Madhe në Drejtim të Shqipërisë.
Haxhiaj ka dhe pasaportë britanike. “Ai ka shkuar në zonë ne Shkodrës ku ka marrë një automjet me qira dhe ka përgatitur planin e ekzekutimit. Më 14 shkurt Haxhia ka udhëtuar nga Shkodra në Rinas ku ka pritur Ruben Saraiva. Ai e ka transportuar në drejtim të Shkodrës, ku ka marrë një shtëpi me qira dhe ka pritur deri ditën kur ka ekzekutuar Nikulajn.