Dueli mes Khabib Nurmagomdov dhe Conor McGregor ka kaluar çdo kufi me përleshjen masive që solli në fund i nxitur nga rusi. Por në rrjetet sociale qarkullojnë disa video që vërtetojnë se kjo përleshje ka vazhduar edhe jashtë kafazi mes grupeve të tifozëve.
Dhuna ka shoqëruar atë mbrëmje, së pari ishte Khabib i cili menjëherë pas mposhtjes së kundërshtarit, sulmoi ekipin e McGregor, arsyeja mendohet të jetë një sharje që i është drejtuar atij: “mysliman m*ti”.
Por nuk mbaroi me kaq, pasi u sulmua edhe McGregor nga tre persona të cilët u futën në kafaz. A është mbyllur me kaq? Jo. Sherri ka vijuar edhe në ambientet e jashtme mes tifozërisë, ku kanë mbetur edhe të plagosur.
Rrjetet sociale janë pushtuar nga ky sherr masiv i ndodhur jashtë ambienteve të sallës kryesore të ndeshjes.