Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Këshilli Bashkiak mblidhet më 10 qershor, pritet shkarkimi i Veliajt

8 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore
Këshilli Bashkiak mblidhet më 10 qershor, pritet shkarkimi i Veliajt

Këshilli Bashkiak mblidhet në datën 10 qershor, pritet shkarkimi i Erion Veliajt, Tirana drejt zgjedhjeve, ja kush janë kandidatët e PS për postin e kryebashkiakut

Pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, më 10 shkurt nga forcat e BKH-së, detyra e tij ka mbetur bosh për më shumë se tre muaj. Edhe pse nuk ka një vendim zyrtar për largimin e tij, ai nuk ka ushtruar funksionin e kryebashkiakut që nga ajo ditë. Kjo situatë ka krijuar një boshllëk institucional në Bashkinë e Tiranës, duke e bërë të domosdoshëm zgjidhjen ligjore të këtij ngërçi. Sipas ligjit për vetëqeverisjen vendore, një kryetar bashkie mund të shkarkohet nëse mungon në detyrë për më shumë se tre muaj. Neni përkatës i ligjit thotë: “Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në rastet kur propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3 mujore”.

Pikërisht këtë hap pritet të ndërmarrë Këshilli Bashkiak i Tiranës, i cili sipas burimeve të gazetës “SOT” pritet të mblidhet më 10 qershor. Mësohet se janë njoftuar të gjithë anëtarët. Kjo mbledhje vjen pas kërkesës së Partisë Demokratike disa javë më parë për të nisur procedurat për shkarkimin e Veliajt. Nëse takimi realizohet dhe vendimi merret, i përcillet Këshillit të Ministrave dhe ky i fundit pritet të japë miratimin për shkarkimin. Nëse Këshilli i Ministrave miraton shkarkimin e Veliajt, atëherë përgjegjësia për caktimin e datës së zgjedhjeve i kalon Presidentit të Republikës. Kodi Zgjedhor e përcakton qartë se Presidenti duhet të shpallë datën e zgjedhjeve brenda 10 ditësh nga marrja e vendimit për shkarkimin. Zgjedhjet duhet të mbahen brenda 60 ditëve nga ky vendim.

Emrat në garë për Tiranën

Në skenën politike tashmë kanë nisur diskutimet për emrat që mund të kandidojnë për postin e kryebashkiakut të Tiranës. Tre emra përmenden më së shumti nga radhët e Partisë Socialiste: Blendi Gonxhe, Ogerta Manastirliu dhe Elisa Spiropali. Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhe shihet si një kandidat shumë i fortë. Ai ishte më i votuari në Qarkun Tiranë gjatë zgjedhjeve të fundit dhe ka një profil publik të konsoliduar. Po ashtu, ai gëzon mbështetje të gjerë brenda Partisë Socialiste. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, e cila më herët ishte jashtë garës, duket se është rikthyer në skenë. Sipas burimeve, ajo ka shfaqur interes për këtë post, edhe pse fillimisht nuk kishte marrë përkrahjen e Kryeministrit Edi Rama. Tani, me ndryshimet e fundit në balancat brenda partisë, ajo përmendet gjithnjë e më shumë si një alternativë reale. Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu është një emër tjetër i rëndësishëm në listë. Ajo ka pasur dhe ka poste të rëndësishme qeveritare dhe konsiderohet një figurë e qëndrueshme politike.

Pozitat e vështira të Veliajt me drejtësinë

Sinjalet që vijnë nga hetimet e SPAK për Veliajn nuk janë të mira, pasi më 22 maj, SPAK njoftoi një masë të re sigurimi pasuror: sekuestro preventive mbi një tjetër pasuri të lidhur me Veliaj, një apartament në kompleksin “Kodra e Diellit”, në pronësi të kompanisë Agikons shpk. Në njoftimin zyrtar thuhet: “Nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasit nën hetim Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa kanë interesa pasurore faktike mbi dy pasuri… fqinje me apartamentin që ndodhet në Selitë, (rezidenca Kodra e Diellit), ku aktualisht këta shtetas jetojnë.” Ajo që e rëndon më tej situatën është edhe zgjerimi i spektrit të akuzave.

SPAK ka shtuar ndaj Veliajt dhe Xoxës veprën penale të “Refuzimit për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive…”, ndërkohë që më herët Veliaj ishte arrestuar për korrupsion, pastrim parash dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli. Edhe bashkëshortja, Ajola Xoxa, po hetohet për të njëjtat akuza, përfshirë “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë” dhe pastrim parash. Apartamenti ka qenë në përdorim të një aktori dhe ndodhet në katin e sipërm të banesës së Erjon Veliajt. Zyrtarisht apartamenti është në pronësi të kompanisë AgiKons, por SPAK pretendon se prona realisht ishte e çiftit Veliaj që nuk e kishte deklaruar sipas detyrimit ligjor. Gjithashtu po më 22 maj, Gjykata e Lartë, vendimi i së cilës pritet nga Veliaj si një mundësi për të zhbërë procesin e deritanishëm penal, hodhi poshtë rekursin e Ajola Xoxës për kthimin e sendeve personale të sekuestruara. Ky vendim është sinjal i qartë që edhe në nivelet më të larta të sistemit gjyqësor, çështja e Veliajt nuk gëzon as tolerancën minimale

TË LIDHURA

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës
Aktualitet

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

22:43 | 07/02/2026
Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”
Aktualitet

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

21:03 | 07/02/2026
Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital
Aktualitet

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

20:56 | 07/02/2026
Next Post
Mbyllet afati për drejtuesin e ri të BKH, zbardhen disa nga emrat që garojnë

Mbyllet afati për drejtuesin e ri të BKH, zbardhen disa nga emrat që garojnë

Aksident i dyfishtë në aksin Korçë-Maliq

Aksident i dyfishtë në aksin Korçë-Maliq

Zbulohen armë dhe fishekë në Portin e Durrësit, në kërkim poseduesi

Zbulohen armë dhe fishekë në Portin e Durrësit, në kërkim poseduesi







JU REKOMANDOJMË

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

18:21 | 06/02/2026




TË FUNDIT

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…
Showbizz

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…

by mirseda
22:57 | 07/02/2026
0

Një zinxhir shpëtimi ku Selin shpëton Gimbon pasi tha se lojën e ka me Mirin dhe është...

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

22:43 | 07/02/2026
Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

21:54 | 07/02/2026
Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

21:03 | 07/02/2026
Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

20:56 | 07/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com