Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

KESH dhe OSSHE zbulojnë planet për të diversifikuar burimet e energjisë dhe ulur varësinë nga reshjet

5 muaj ago
in Ekonomi
KESH dhe OSSHE zbulojnë planet për të diversifikuar burimet e energjisë dhe ulur varësinë nga reshjet

Performanca e mirë, reduktimi i humbjeve dhe rritja e nivelit të arkëtimit nga OSSHE, janë faktorët kryesorë që kanë ndikuar në vendimin për uljen e çmimit të energjisë elektrike në vendin tonë. Këtë konfirmoi administratori i KESH-it, Erald Elezi, duke përjashtuar marrjen e këtij vendimi për arsye elektorale.

Në studio ai tha se ky vendim erdhi pas një analize të gjatë dhe pritet që ky çmim të ketë kohëzgjatje.

“Ky vendim u mor në këto momente se është rezultat i një reforme të thellë në sistemin elektro-energjetik kjo reformë ka nisur në 2013-2014, sot janë pjekur kushtet që të gjitha kompanitë e sistemi elektro-energjetik të jenë në gjendje shumë të mirë dhe të bëjnë këtë ulje. Performanca e këtyre kompanive, kemi arritur që të kemi mundësinë për të përballuar këtë ulje. Performanca e mirë e OSSHE që lidhet me reduktimin e humbjeve që përkthen në të ardhura direkte dhe nivel arkëtimesh rekord që është meritë e OSSHE që ka arritur 100.5% niveli i arkëtimeve, por edhe KESH për shkak të diversifkimit të portofolit dhe aseteve të reja që do na shtohen, bën që të kemi më shumë flukse dhe të ulim energjinë për konsumatorin familjar. Mund të ketë zëra që thonë për arsye elektorale por nuk vjen si pasojë e një vendimmarrje politike por si rezultat i një analize që ka zgjatur shumë kohë dhe na tregon që mund ta përballojmë këtë çmim. Pritshmëria është që ky çmim të ketë kohëzgjatje”, tha ai.

Nga ky vendim sipas Elezit do të kursehen në total në vit 3.1 miliardë. Sipas tij, në favor të shqiptarëve nuk është fasha, pasi ajo nxit konsumin, kurse kategorizimi nxit kursimin e energjisë.

“Në favor të shqiptarëve nuk është fasha, sepse vendimi i sotëm nuk është vendosje fashash por kategorie konsumi. Të gjithë që janë në 70kë do paguajnë çmim të reduktuar ata që janë mbi 700 do të paguajnë njësoj. Fashat incentivojnë konsum. Kurse kategorizimi i konsumit incentivon kursimin e energjisë. Efekti total i këtij kursimi është 3.1 miliardë në total në vit dhe bëhet fjalë për 95% të konsumatorëve. 3.1 miliardë para të kursyera janë para që kursehen nga konsumatorët. Efekti nuk është qesharak, por përballohet nga kompanitë e sektorit energjetik. Janë rreth 1mln e 70 mijë konsumatorë, efekti real i këtij vendimi do të duket kur të shohim incentivën për uljen e konsumit”.

Në një studio televizive, kreu i KESH-it theksoi se synimi i qeverisë është në vitin 2029 Shqipëria të kthehet në eksportues neto dhe të heqë varësinë e saj nga reshjet, duke diversifikuar portofolin. Elezi pohoi se shumë biznese po i drejtohen energjive të rinovueshme

“Qëlllimi është që në vitin 2029 Shqipëria të kthehet në eksportues neto dhe të heqë varësinë e saj nga faktorët atmosferikë, siç jemi sot të varur nga reshjet. Kjo bëhet përmes incentivave të investimeve në energji të rinovueshme dhe Prodhim i energjisë së rinovueshme nga investitorë privatë apo biznese. Ka nisur një proces që na ka ndihmuar për uljen e çmimit. Janë 200 megavat energji që do prodhohen nga era. Diversifikimi i portofolit është zgjidhja e vetme që të mos kemi varësi nga reshjet dhe hidrocentralet që KESH zotëron dhe të përballojmë gropën që krijohet nga stina e thatë e vitit. Ne shikojmë reduktim të konsumit në orët e diellit, ka rritje të kosnumit gjatë darkës, rritje galoponte gjatë verës, por rënie e lehtë gjatë diellit sidomos në zona të caktuara. Të gjitha bizneset po i drejtohen kësaj skeme. Jemi lider në rajon. Bizneset shqiptare po drejtohen drejt energjive të rinovueshme”.

Një punë e mirë sipas tij është bërë edhe në arkëtimet e borxheve të Ujësjellës-Kanalizimeve

“Është bërë revolucion sa i përket Ujësjellës Kanalizimeve. Arkëtimet kanë arritur në masën 85 % dhe kanë filluar të shlyejnë borxhet. OSSHE do të nisë fushatën për të reduktuar masën e borxhit”.

Sa u përket investimeve të ardhshme në KESH, Elezi njoftoi se në fokus është diversifikimi i portofolit të KESH.

“Po presim të investojmë në energji të rinovueshme. Po presim që të nisim impiantin fotovoltaik në digën e Zadejës, impiant në zonën e Belshit të bashkëfinancuar nga BERZH dhe teknologji të avancuara”.

TË LIDHURA

KESH ble energji elektrike në treg të huaj, shpenzon 14 mln euro në qershor
Ekonomi

KESH ble energji elektrike në treg të huaj, shpenzon 14 mln euro në qershor

14:31 | 20/06/2025
Rritet ndjeshëm çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare, ndryshon menjëherë edhe në Shqipëri
Ekonomi

Rritet ndjeshëm çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare, ndryshon menjëherë edhe në Shqipëri

11:54 | 20/06/2025
Rritje page dhe ndryshime në strukturën e administratës publike
Ekonomi

Rritje page dhe ndryshime në strukturën e administratës publike

09:14 | 20/06/2025
Next Post
Meta intervistë nga qelia nr.5, ku akuzon Ramën: Pse nuk hetohet ai, dënimi nuk më pengon të kandidoj në zgjedhje

Meta intervistë nga qelia nr.5, ku akuzon Ramën: Pse nuk hetohet ai, dënimi nuk më pengon të kandidoj në zgjedhje

Plas sherri në BBV mes Gjestit dhe Rozanës:Mos guxo të më prekesh me dorë, jam grua e martuar

Plas sherri në BBV mes Gjestit dhe Rozanës:Mos guxo të më prekesh me dorë, jam grua e martuar

Kemi kaluar bukur”, Olsi Bylyku reagon pas deklaratës së Eglit

Kemi kaluar bukur”, Olsi Bylyku reagon pas deklaratës së Eglit

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Ne Arabi nuk kanë dilema, afrojnë Lewandowskin ne vitin 2026
Sport

Ne Arabi nuk kanë dilema, afrojnë Lewandowskin ne vitin 2026

by mirseda
14:38 | 21/06/2025
0

Robert Lewandowski zhvilloi një sezon fantastik me Barcelonën. Sulmuesi polak ndihmoi skuadrën në arritjen e objektivave, duke...

Goditja grupit që shiste drogë në lokalet e Tiranës, lihen në burg 22 të arrestuarit

Goditja grupit që shiste drogë në lokalet e Tiranës, lihen në burg 22 të arrestuarit

14:36 | 21/06/2025
Sarandë/ Vidhte çantat brenda makinave, arrestohet në flagrancë një 29 vjeçar

Sarandë/ Vidhte çantat brenda makinave, arrestohet në flagrancë një 29 vjeçar

14:33 | 21/06/2025
Bie në prangat e policisë 20-vjeçari/ ‘Shqiponja’ gjen armën poshtë sediljes

Bie në prangat e policisë 20-vjeçari/ ‘Shqiponja’ gjen armën poshtë sediljes

14:32 | 21/06/2025
Sekuestrimi i 74 mijë eurove në Kakavijë, kapet 73-vjeçari i shpallur në kërkim

Sekuestrimi i 74 mijë eurove në Kakavijë, kapet 73-vjeçari i shpallur në kërkim

14:30 | 21/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com