Ka nisur Senca e Posaçme ku do të vendoset për imunitetin e Arben Ahmetajt.
Opozita dhe mazhoranca ranë dakord në Këshillin e Mandateve që t’i japin autorizim SPAK-ut që të arrestojë dhe kontrollojë banesën e ish-zv/kryeministrit.
Në fjalën e tij gjatë prezantimit të raportit të PD-së për akuzat që rëndojnë ndaj Ahmetajat, Gazment Bardhi tha se kryeministri Edi Rama duhet të tregojë “vrimën ku është fshehur Arben Ahmetaj”.
Bardhi tha se iideatori kryesor i aferave të inceneraorëve ëshjtë Edi Rama. Sipas Bardhit, Rama ka fuqinë të detyrojë deputetetë e tij të miratojnë ligjet që harton Klodian Zoto.
Gazment Bardhi: Nëse Ahmetaj bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë secili nga ministrat që janë në burg duhet t’i lirojnë vendin kreut të qeverisë, ideatori i aferës së inceneratorëve është Edi Rama. Ai ka fuqinë të veje në lëvizje bashkitë, ka fuqinë të detyrojë deputetët e tij të miratojnë ligjet që harton Klodian Zoto. Dy mafiozë që janë në arrati vazhdojnë të marrin paratë tona, Mërtiri dhe Zoto.
Kujtojmë që ditën e djeshme, në seancë plenare, opozita kërkoi që të diskutohet sa më shpejt raporti për Arben Ahmetajn. Por mazhoranca kundërshtoi duke thënë se do të ndjekë procedurën dhe këtë çështje do ta diskutojë të hënën e 17 Korrikut, ashtu siç ishte vendosur fillimisht.
Ndërprerjet e vazhdueshme të seancës dhe protestat e deputetëve opozitarë detyruan socialistët të kërkonin mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve dhe në përfundim u vendos që seanca të mblidhej sot. Prokuroria e Posaçme i kërkon Kuvendit të hapë rrugën për arrestimin dhe kontrollin e banesës së ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, të cilin po e heton për tre akuza, më e rënda ajo për korrupsion.
Në dosjen voluminoze prej 320 faqesh krahas Ahmetajt rezultojnë të përfshirë për aferën e inceneratorëve edhe persona të tjerë, ndaj SPAK i kërkoi Kuvendit që seancat e Këshillit të Mandateve të mbaheshin pa praninë e medias